Festohet Dita e Flamurit në familjen shkodrane Ademovi në New York

Amerika

Festohet Dita e Flamurit në familjen shkodrane Ademovi në New York

Nga: New Yorku, Ramazan Çeka Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 21:09
Festa

Edhe këtu në Amerikë festohet me madhështi  Festa e Flamurit, Dita e Shpalljes së Pavarësisë, ku bashkëatdhetarët tanë bashkohen në një sofër nga të gjitha anët, krahinat dhe trevat shqiptare.

Natyrisht meritat për organizime të tilla i takojnë organizatave dhe shoqatave shumë të njohura në Amerikë për veprimtaritë e tyre patriotike në të gjitha fushat që lidhen ngushtë me jetën sociale të bashkëatdhetarëve tanë, organizime këto që tanimë në Amerikën e largët kanë krijuar një traditë.

Në këto festa, festivale e tubime, shqiptarët mblidhen dhe sjellin një copëz nga krahinat prej ku vijnë dhe të gjitha këto "copëza" mblidhen dhe formojnë këtu Shqipërinë e tyre. Janë të jashtëzakonshme, sepse përveç artistëve shqiptarë që jetojnë në Amerikë, bëhen pjesë e gëzimeve e festimeve edhe artistë të mrekullueshëm që vijnë nga Shqipëria.

Kur afrohen ngjarje të mëdha, në Komunitetin tonë Shqiptar në Amerikë, gëzohen i madh e i vogël, gëzohet çdo familje shqiptare që jeton e punon këtu.

Edhe mua më ftuan këtu me rastin e Ditës së Pavarësisë ne disa Shoqata Atdhetare Kulturore dhe Artistike, si dhe me rastin e koncertit të këngëtarit "Mjeshtrit të Madh" Gëzim Nika në 35-vjetorin e karrierës së tij. Isha pra mes bashkëatdhetarëve të mi në SHBA.

Image

Kam shumë shokë dhe miq. Edhe në udhëtimet e mia të mëparshme jam pritur dhe nderuar prej tyre dhe familjeve të tyre të mrekullueshme. Ata janë shumë, në New York, New Yersey, Michigan etj. dhe unë s'do t'i harroj kurrë, ashtu siç nuk do të harroj edhe këtë rast kur u ftova në një party familjar në familjen e mrekullueshme shkodrane Shpëtim e Lili Ademovi.

Ishte një surprizë e jashtëzakonshme për mua, por ishte edhe një mbrëmje që më bëri shumë përshtypje dhe më la mbresa të paharrueshme. Çifti Ademovi nuk kishte asnjë ngjarje të shënuar familjare, ditëlindje, fejesë a martesë. Ata  kishin mbledhur miq e të afërm për të festuar së bashku Ditën e Flamurit.

Kjo më bëri shumë krenar, kjo më tregoi se çfarë ndjenje dhe dashurie ushqejnë bashkëatdhetarët tanë për Atdheun, për Kombin dhe Flamurin.

Nuk ishte një sofër e thjeshtë, por një mbrëmje tematike e organizuar me këngëtarë të ftuar nga Shqipëria dhe ku në sallën e lokalit "Sirikos"ne Brooklyn, jehonte kënga shqiptare e ndër tavolina mbretëronte flamuri kuq e zi.

Në këtë mbrëmje sollën këngën shqiptare këngëtarët e mrekullueshëm shkodranë Nikoleta Vokrri, Indrit Mlika dhe Artur Matia, duke bërë që të pranishmit të ndjeheshin atë natë si në shtëpitë e tyre në Shqipëri.

Image

Nje larmi dhe emosion krijoi ne salle edhe moderatorja e talentuar Siri Ademovi, duke korrur disa here duartrokitjet e publikut me zhdervjellesin e saj ne skene.

Ne kete mbremje te mrekullueshme nuk mungoi as humori.

Ishte humoristi i mirenjohur shkodran qe i dha sukesin tjeter kesaj nate te paharruar.

Kjo nuk ishte meritë e organizimit të ndonjë shoqate, por meritë e një familjeje shqiptare, e një familjeje të mrekullueshme shkodrane, që për asnjë çast nuk e harron vendlindjen dhe Atdheun.

Çifti i mrekullueshëm Shpëtim e Lili Ademovi u shprehën se kjo mbrëmje ishte dhe do të mbetej për ta një festë e paharruar, sepse, siç thanë ata, mbi të gjitha festat është ajo që i kushtohet Flamurit tonë Kombëtar, simbolit tonë të bashkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat