Zijadin Sela, ngriti e flamurin kuq e zi në Çikago

Amerika

Zijadin Sela, ngriti e flamurin kuq e zi në Çikago

 Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 28 nëntor 2017 Në ora: 21:15
Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela

CHICAGO ILL: Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, deputeti i kësaj partie në Parlamentin e Maqedonisë, i cili ndodhet këto ditë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të festuar së bashku me shqiptarët e Amerikës, 28 Nëntorin Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ka marrë pjesë në festimet madhështore të kësaj dite në diasporën shqiptare në Amerikë.

Në ceremoninë e organizuar sot nga Komuniteti shqiptar i Çikagos, zoti Sela, ka marrë pjesë në ngritjen e Flamurit kuq e zi, në sheshin kryesor të Çikagos, para bashkësisë së qytetit, në ngritjen e flamurit kuq e zi.

Sela është mysafir i lobit Shqiptaro Amerikan, sipas burimeve zyrtare nga ASH-ja,  për festën e 28 Nëntorit (festës së Flamurit), dhe të shtunën ai ka marrë pjesë në festimin e 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në Detroit në darkën solemne organizuar nga ky komunitet,

Gjithashtu, sipas njoftimit thuhet se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar dhe takime me kongresmenë amerikanë dhe figura të rëndësishme politike.

Me rastin e kësaj feste kombëtare ka pasuar një urim i Selës nga Amerika në emër të ASH.

Image

Ja urimi i plotë:

Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare dhe janë të shënuara në kalendarin tonë historik si ngjarje më të rëndësishme të kombit tonë.

28 Nëntori – Dita e Flamurit tonë kombëtar është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar.

Dita e Flamurit gjithmonë na kujton sakrificën e shumë brezave që sakrifikuan jetën e tyre për Kombin dhe Flamurin duke i dhënë shpirt historisë sonë. Andaj sot, të gjithë ne, me përkulje i kujtojmë gjeneratat dhe personalitet kombëtare, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbajtën gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara të historisë sonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët, Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, duke u zotuar në mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave kombëtare, për një të ardhme integruese me vlerat bashkëkohore evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat