Bari Drishti “mbreti i serenatës shkodrane” në Amerikë

Amerika

Bari Drishti “mbreti i serenatës shkodrane” në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 06:12
Bari Drishti “mbreti i serenatës shkodrane” në Amerikë

Sot me anë të një mesazhi, djali i tij Eddi, e kujtojë ditëlindjen e tij me një kartolinë elektronike, ku ai shkruan në emër të familes Drishti :” 80 vjet sot! Na mungon. Happy 80th, we miss you dearly. Love your family!”

Ish, këngëtari i njohur shkodran në SHBA – Bahri Drishti , ka qenë një veprimtar vjetër i komunitetit gjithashtu, ai ka qenë i njohur në të gjithë qytetin ku ai jetojë dhe fëmijët e tij kan biznesin si “Benny Tudino” – ose si pronari i picerisë më të vjetër dhe të famshme, në Hoboken.

Bariu dy vjet më parë vdiq nga një sulmë në zemër duke  u nda nga jeta në moshën 77 vjeç.

Ai vdiq, në qershorë 2015, në qendrën spitalore “University Medical Center” në Hoboken – Nju Xhersi i “goditur” nga një infrakt në zemër, i rrethuar nga dy djemtë dhe rejat e tyre, plot nipat e mbesat, miq dhe dashamirët të shumtë, të të ndjerit.

Ai u nda nga jeta në mënyrë krejt paqësore thanë atë ditë mes lotve për babain e tyre, tre fëmijët në SHBA, dy djemët, Edmondi (Eddie) dhe Arbend (Benny) Drishti dhe vajza e tij Rajmonda Drishti

Bariu – si i thërrisnin dhe e njihnin atë shqiptarët, e Amerikës, është i lindur në 1948 në Shkodër, Shqipëri , qyteti që është djepi i qytetrimit shqiptar.
Miqtë dhe anëtarët e familjes e përshkruajnë atë si një njeri të cilit jeta i sillej vetëm rreth familjes, kombit dhe punës së tij. Si një shkodran me taban kur i thonë, i qeshur , i dhashur dhe nujar gjithmonë. Ai e donte shumë familjen dhe ishte krenar sidomos për dy djemtë e tij, që të dy oficerë me gradën Sergent me Departamentin e Policisë në New Jersey – kantonin Hoboken.

Ai u arratis nga Shqipëria, fare i ri në vitin 1964 në moshën 26 vjeçare, duke ardhë në Amerikën e Veriut– vendoset, fillimisht në Toronto Kanada, dhe në 1968 vjen në New York, kurse dekadat e fundit të jetës së tij, i kaloi në prefekturen Hoboken – New Jersey, së bashku me famijen e tij.
Kohët e fundit të jetës së tij, Bariu i ndau mes SHBA dhe Shkodrës. Mbas rrëzimit të komunizmit – Bariu – me bashkëshorten dhe familjen shpesh herë pushimet e verës i kalonte për të udhëtuar në Shqipëri, ku ai asnjëherë, nuk e harronte Shkodrën e zemrës si thoshte gjithmon ai–  Shkodren ku Bariu kishte edhe një shtëpi, për të kaluar verën me gjithë familjen.

Të gjithë ata që e njohën, këtu në Amerikë tregojnë se Bariu, ishte krenar për trashëgiminë e tij, shqiptare, Ai së bashku me gruan e tij – Zylfien, erdhë në Amerikë, duke ditur pak, anglisht, për të ndjekur më pas si çdo emigrant shqiptar ëndrrën amerikane, dhe, ruajtur mirë trashgmninë e tyre shqiptare.

Bariu, u bë një nga shqiptarët më të dashur dhe respektuar i komunitetit shqiptarë – në zonën e Tri-Shtetshit. Në atë kohë si këngëtar – nuk kishte dasëm apo gëzime shqiptare – që nuk u këndoi Bari Drishti. Por, ai me këngëtarët e asaj kohe në Amerikë, këndonte edhe në festat kombëtare, me këgëtarët shqiptar që ishin të paktë.
Ai ishte shok dhe vëlla me xhaxhain tim Besim Sina, me të cilin kishin shumë kujtime të bukura, në jetën e përditshme.

Mark K Shkreli – kryeredaktor i gazetës “Jeta Katolike” në Nju Jork, tregojë se :”Gjatë darkës në nder të inaugurimit të kishës së parë katolike shqiptare në botën e lirë, më 26 prill 1970, të pranishmit e shumtë, u kënaqën me këngët e Bahri Drishtit (me Tereze Kaçinarin dhe Dylbere Lezajn)”. Bahria, thotë Shkreli, ishte gjithhërë gati t’i përgjigjej ftesës së kësaj kishe për çdo rast.

Ai ndryshe njihej në komunitetin shqiptar të Amerikës, edhe si “Mbreti” i Serenatës Shkodrane – i cili do të mbahet mend gjatë, në diasporën e vejtër, për këngët e tij, mjaft të dashura, sidomos për këngën legjendë “Ty Ty Ty Bie Boria- Skoda ime u don fort !

(https://www.youtube.com/watch?v=ZxPPjkcdmMo – e cila ka qenë një kangë, kjo e shkodranit Tish Daijs, e kënduar nga Pjetër Gjergji, shumë vite ma parë, origjinali thuhet se asht në fonotekën e Radio Tiranës).

Image

Mirëpo, në rrjetet sociale shkruhet se Braiu, u bë i dashur me Serenatat Shkodrane, në çdo dasmë dhe festë shqiptare në Amerikë, duke plotësuar atë boshllëkun në mes Korçës Toske dhe Shkodrës Gege!Duke treguar, kështu se kultura jonë është nji dhe SHQIPTARE!, shkruajn adhuruesit e tij.
Këngët më të dashura të tij, kan qenë ato shkodrane “Illyria Shkodrane” – “Poutpori Shkodrane” – “Ulqinaken” dhe “Velshtaren”.
Djali i tij thotë se jeta e babait të tij në Amerikë, ka qenë “shend e verë” si i thonë shkodranët.

“Ai gjithmonë ka pasur një zemër të madhe dhe të artë. Babi im gjithmonë i ka dashur njerëzit, e të gjitha racave, duke i përshëndetur me një buzëqeshje të ëmbël si “xhanan”,” ka thënë Eddie Drishti, per një gazetë lokale në qytetin ku ata banojnë “Media Advance”, duke shtuar se”Ai do të jetë një ikonë pazëvendësueshëme në Hoboken, një legjend që do të kujtohet gjithmonë”.

Ndërsa tregon i biri :“Me ardhjen ne Amerikë – i arratisur nga Shqipëria, si kundërshtar i rregjimit komunist të Enver Hoxhës, menjëher, ai u lidh me grupet nacionaliste dhe anti komunistët në Kanada dhe SHBA. Duke u takuar së pari edhe dajën e tij Ragip Lohja – i arratisur para tij. Bariu, ka vepruar, gjithmonë në rradhët e legalitetit, mbasi si një anëtarë i një familje shkodrane me tradita mbretërore. Babai im tregon ai ishte pjesëmarrës edhe në dasmën e Mbretit Leka I në Spanjë, ku edhe ka kënduar atje me orkestrën nga Nju Jorku – (Më 10 tetor 1975 u martua me Mbretin Leka I. Dasma Mbretërore u zhvillua në Madrid, mes tetë mijë të ftuarëve nga të gjitha trojet shqiptare, arbereshet e Italise dhe diaspora). Si dhe shoqëroi Mbretin Leka I në vizitën e tij në SHBA”, tregonë djali i tij Eddie, i cili flet një shqipe shkodrane si babai i tij.
Në Amerikën e Veriut – Bariu “zbarkoi” në fillim në Kanada – ku u ndihmua shumë nga familja Kulla(Ibrahimi, Avniu dhe Mustafa), sipas tij. Aty punojë deri sa erdhi në Nju Jork, ku edhe këtu punojë në restorante. Fati e solli të njihej me një vajzë nga Kosova në Amerikë, profesoreshën e gjuhës shqipe – Zylfie Markdushaj e bija e Sheh Halitit nga Tropoja, me të cilën në vitin 1968, u martua dhe ka dy djem Arbend dhe Eddie. (Bariu, ka qenë i martuar në Shqipëri – kur u arratis, la atje gruan me barrë e cila lindi vajzë, Raimonda Drishti dhe jeton në Shkodër.)

Image

Në kronologjië e tij, thuhet se Bari Drishti, u arratis nga Shqipëria në vitin 1964 – duke kërkuar liri nga diktatura komuniste. Duke u bërë një nga kundërshtarët e përbetuar të rregjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe u lidhur me grupet nacionaliste, patriotët, adhetarët dhe kundështarët e rregjimit komunist në diasporë, në atë kohë.
Bariu, ishte këngëtar i njohur në komunitetin shqiptar dhe një humanitar i vërtetë.

Ai me veprimtarin e tij – me atë zotnillëkun shkodran – bujar dhe me humor karateristik shkodran, u bë mjaft i njohur, i dashur dhe i respektuar, në të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.

Këtu, ai filloi punën në pica restorantin Mama Leona- në Avenyn e 8-të, Broadway Nju Jork, si një djalëi ri , por ambicioz, që mund të mësonte dhe të ecte edhe vet në rrugën e suksesit.

Saqë, në fushën e biznesit, ai ka marrë çmime të shumta gjatë viteve, lidhur me pica e tij shumë të famshëm, kaluar përmes krijimit të tij – e bëri atë njeri krenar në lidhje me biznesin e tij.

Vizita më e fundit e nënpresidentit Joe Biden, në picerin e tij, e mbushi me krenari dhe gëzim, jo vetëm familjen e tij – por edhe shqiptarët e Amerikës, zyrtarët e lart amerikan , përfshirë edhe senatorët e atëhershëm të New Jersye .

Image

Kjo vizitë e tij nuk i shpëtoi as shtypit shqiptar në Amerikë , gazeta shqiptaro amerikane Illyria, dhe gazetës Bota sot, të cilat shkruan artikullin: “Joe Biden ndalon në restorantin e një shqiptari”

Ato shkruan se “Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur – Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Xho Bajden), ndaloi në restorantin e një shqiptaro-amerikani në Hoboken, New Jersey, gjatë vizitës së tij të zonave të dëmtuara nga Uragani Sandy.

Benny Tudino’s është i famshëm në Hoboken për copat e mëdha të picës dhe pronarin e tij mikpritës Bari Drishti.
Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Po ai u shkëput nga ata në kohën e drekës për të ndaluar te Benny’s. Papritur restoranti u rrethua nga gazetarë, punonjës të shërbimit sekret dhe forca policore.

Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur. Bari Drishti, që ka qenë gjithmonë një patriot i vendosur, ka flamurin shqiptar të vendosur qartas në muret e restorantit të tij. Joe Biden i hodhi dorën në qafë dhe biseduan miqësisht. Zëvendës-presidenti njihet që nga koha kur ishte senator si një nga njohësit më të mirë të situatës në Ballkan dhe një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare.

Duke folur për gazetën “Illyria”, pas atij takimi Bari Drishti tha se një nga politikanët që shkon shpesh në restorantin e tij është Senatori Lautenberg dhe ai duket se ia ka rekomanduar si vend edhe Zëvendës-Presidentit.

Image

Vdekja e Bari Drishtit në New Jersey, është përshkruar ato ditë edhe nga shtypi local e rrjetet sociale në Amerikë. Gazeta më e madhe në ketë shtet – “Hudson-Reporter”, shkruan se me t’u për hapur lajmi me vedekjen e tij më shumë se 50 mijë vetë klikuan në lajmin e vdekjes së tij, duke lënë familjes mesazhe ngushëlluese.

Sipas  shtypit ato ditë zie me t’u përhapur lajmi i vdekjes së Bari Drishtit, miq e klientë shprehën pikëllimin e tyre në mediet sociale. I ashtuquajturi “burri i copës së madhe” ishte shndërruar në një shenjë në Hoboken dhe piceria e tij një pikë ndalese për turistët. 

Romano, ni ish klient pica restorantit thoshte ato ditë se vdekja e Drishtit, është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për krejt qytetin. “Njerëzit vinin në restorant për të shijuar ushqimin, por edhe për të takuar ‘Benny’-n. Thjesht ishte një qenie njerëzore e mrekullueshme”, shprehet Entoni.

Shërbime varrimit simbas amanetit të tij,  u bë në Shkodër. Homazhe në nderim të Bari Drishtit, tha djali i tij Eddie, për gazetën tonë do u mbajten edhe  në shtëpinë mortore “Lawton Turso Funeral Home” në Hoboken New Jersey, para se trupi i tij të kthehej në Shqipëri, për t’u prehur pranë të shoqes Zylfie Markdushaj – Drishti në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat