Ambasadorja Çitaku nderon dëshmorët amerikanë

Amerika

Ambasadorja Çitaku nderon dëshmorët amerikanë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 20:54
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së bashku mijëra njerëz kanë nderuar dëshmorët amerikanë në prag të festave të fundvitit.

“Çdo vit, dhjetëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.“Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeri nga Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet”.

“Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë”.“Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington ( mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje”.“Shpresoj që një ditë të shoh diçka të tillë edhe në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat