Prodhimet shqiptare promovohen në Nju Jork - Sahatçia: “Kosova është e bekuar”

Amerika

Prodhimet shqiptare promovohen në Nju Jork - Sahatçia: “Kosova është e bekuar”

Nga: Beqir SINA Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Haley: SHBA-ja do të punojë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën tjetrën dhe kanë të njejtat vlera demokratike - Përfaqësuesia e Përhershëm të SHBA në OKB, zonja Nikki Haley fjalën e saj përshëndetse e nisi teksa zbuloi para pjesëmarrsve me një krenari se gjyshi i burrit të saj Michel erdhi në Amerikë nga Shqipëria ( ndoshta në kohën e Mbretiti Zog).

Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë promovuar verërat, djathrat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë. 

Veprimtaria e suksesshme u zhvillua me iniciativën e z. Arian Zeka Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, një nga avokatët e fuqishëm i sektorit privat në Kosovë në njërin prej mjediseve më të njohura në qytetin e Nju Jorkut, të ashtuquajtur  “Scandinavian House - Shtëpia skandinave”, duke dhënë me ketë rast për mysafirët edhe një  pritje me rastin e festave të fundvitit Krishtlindjet, Hanukah dhe Viti i Ri.

Image

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, veprimtar dhe lider të komunitetit, mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington znj. Floreta Faber, dhe të tjerë.

Në cilësinë e mikëpritësit aktivitetin e hapi me një fjalë përshëndetse Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambsadores Teuta Sahatçiu, e cila me këtë rast u urojë në emër të stafit të saj të gjithë pjesmarrsve festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen për t'u bashkuar me ne këtë pritje me ngritjen e një gote vere kosovare për të festuar festat e fund-vitit në këtë vend të bukur.

Gjithashtu, Sahatçia falënderoj, Odën Ekonomike Amerikane, KIESA, MPJ, Agjencinë për Zhvillim Rajonal, prodhuesit kosovarë, që një bashkëpunimi mes diplomatëve tanë të Konsullatës të RKS në Nju Jork dhe Misionin e Shqipërisë, dhe ndihmën e diasporës sonë në SHBA, bënë të mundshme këtë veprimtari.

“Sonte së bashku do të shijojmë verëra të mrekullueshme nga 6 prodhuesit kosovarë: Gjigandi i verërave kosovare Stone Castel nga Rahoveci, Kalaja e Gurit, Bodrumi i Vjetër, Vera Sefa, Theranda & Suhareka, Vera e Kosovës, Eko Wine dhe prodhuesi shqiptar i verës Kalmeti nga Shqipëria”.

Ajo e quajti Kosovën të bekuar për prodhimet e saj  natyrore. 

“Kosova është e bekuar, tha ambasadorja Sahatçia,  me shumë ditë diellore dhe me temperatura të nxehta të verës, përsos përbërjen e tokës dhe varietetet e zgjedhura me kujdes të rrushit janë rritur për prodhimin e verërave të shijshme. Megjithatë, kjo nuk është një histori e re për Kosovën. Gjetjet arkeologjike në territorin tonë dëshmojnë se prodhimi i verës ishte i njohur për shqiptarët për mijëra vjet. Sot bashkë me teknologjinë moderne dhe sigurimin e cilësisë, Verërat tona po marrin medalje ari dhe çmime ndërkombëtare në të gjithë Evropën dhe ngadalë rifitojnë fuqinë e tyre në këtë treg konkurrues dhe në të gjithë botën”, tha ajo.

Më tej, ambasadorja u kujtojë pjesëmarrsve se nuk duhet të harrojmë se shishja e Cabernet Sauvignon është e vetmja gjë që ndonjëherë është paraqitur në tryezën e Këshillit të Sigurimit nga ambasadori japonez Okamura në nëntor të vitit të kaluar: “Kjo na bëri ne Kosovarët aq të lumtur, aq krenarë, sa që Ambasadori Okamura u bë menjëherë Rock Star në Kosovë”.

Image

Duke promovuar prodhimet 100 përqind natyrore, Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambsadores Teuta Sahatçiu, tha se në këtë veprimtari përveç verërave, do të keni mundësi të provoni produkte që plotësojnë aq mirë verën kosovare, djathë kosovar nga 3 prodhuesit Abi - Sharri Cheese, djathi Rugova - Drelaj dhe djathi Sharri i Magic Ice. Ju mund të gjeni djathë të verdhë të fortë nga mali Sharri pranë vendlindjes sime Prizren, shijet e famshme Sharri, sipas meje, janë djathrat më të shijshëm në të gjithë planetin. Ju gjithashtu mund të gjeni ujin e shishe nga Kompania Kosovare Rugova që na sjell ujin e pastër malor nga malet piktoreske të Rugovës.Kosova gjithashtu prodhon çokollata, ato industriale dhe artizanale, tha ajo.

Në fjalën e saj Ambasadorja Sahatçia, nuk la pa permendur këtu dhe rolin e kontributin historik të diasporës shqiptare në Amerikë.

“Para se t’ju prezantojë asortimentet që po pormovojmë sot, tha ajo dua të theksoj se diaspora shqiptare, është një komunitet me të cilin ne jemi përjetësisht mirënjohës për përpjekjet e tyre nga SHBA, për  liri dhe pavarësi të Kosovës, në kohën e vështirë që kosovarët kanë përjetuar nën regjimin e Millosheviqit. Diaspora shqiptare ndihmuan Kosovën të mbijetonte gjatë viteve shumë të vështira, ata siguruan para, kohë, energji, fuqi njerëzore gjatë luftës në vitin 1999, dhe dërguan bijtë më të mirë të tyre me luftëtarët e Batalionit Atlantiku,  dhe ne të gjithë së bashku, vetëm mund t'i falënderojmë për kontributin e tyre, historik” tha Sahatçia duke shtuar se :”Sot, Diaspora jonë po bën një tjetër punë patriotike, që lidh bizneset kosovare dhe ato shqiptare me ato amerikane, ndërtimin e urave të ekonomisë dhe biznesit”.

Duke prezantuar mysafiren speciale të kësaj pritje Ambasadoren Nikki Haley, Sahatçia tha se Amerika dhe Kosova kanë një lidhje shumë të veçantë, që lidhin shekullin e gjatë. 

“Ne jemi përjetësisht mirënjohës që kemi pasur gjatë gjithë historisë tonë pranë nesh në kohën më të vështirë të mbijetesës, duke ndihmuar edhe në lirinë, çlirimin dhe pavarësinë në krijimin e shtetit të Kosovës, dhe sot për ndërtimin e një vendi të begatë demokratike me ekonominë në zhvillim përmes USAID, MCC dhe shumë mjete të tjera, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” tha ajo duke kujtuar se  Misioni i SHBA-së në OKB në Këshillin e Sigurimit po mbron shtetësinë e Kosovës dhe popullit të saj çdo 3 muaj dhe mbështetjen e vazhdueshme në çdo fushë tjetër si një mik i vërtetë.

Image

Përfaqësuesia e Përhershëm të SHBA në OKB, zonja Nikki Haley fjalën e saj përshëndetse e nisi teksa zbuloi para pjesëmarrsve me një krenari se gjyshi i burrit të saj Michel erdhi në Amerikë nga Shqipëria ( ndoshta në kohën e Mbretiti Zog).

Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja Haley, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën tjetrën dhe kanë të njejtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet. 
Ndërkohë, Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin. 

Më pas foli Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, i cili tha se Kosova përveq që prodhon verë të mirë e që duhet promovuar më shumë, tashmë ka krijuar edhe një mjedis të mirë për të bërë biznes, duke u bërë më atraktive për investitorët e huaj. E kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe në raportin e të bërit biznes të Banks Botërore, ku Kosova është ranguar në vendin e 40-të nga 190 shtete të botës. 

Në këtë pritje të organizuar në Nju Jork, përshëndetën edhe z Armand Shandro, përfaqësuesi i Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, dhe Ambasadorja e R.Sh, në Washington Floreta Faber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat