Vlashent Sata, mbajti koncert me muzikë Jazz, për festat e fundvitit në New York

Amerika

Vlashent Sata, mbajti koncert me muzikë Jazz, për festat e fundvitit në New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Vlashent Sata

Mbrëmë në sallën e koncerteve në New York, “Skandinavien House” nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në New York, dhe “Studios Berisha” , artisti nga Kosova Vlashent Sata , dha një koncert për festat e fund vitit, Krishtlindje dhe Vitin e ri.

Vlashent Sata, është përzgjedhur nga Konsullata e Republikës së Kosovës, për këtë vit si ambasador i kulturës shqiptare, në këtë koncert të veçantë me rastin e festave të fundvitit, mbas atij koncerti të vitit të kaluar me muzik klasike me MezoSoprano Sanije Matoshi dhe Tenor Riad Ymeri.

Koncerti i fund - vitit në New York po provon për të dyetin vit me rradhë të bëhet tradicional duke u organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dhe Studio e njohur Fadil Berisha, dhe ka si qëllim të saj që promovojë artistët shqiptar në ketë muaj festash duke pasur një publik të zgjedhur edhe në rang diplomatik.

Një meritë të veçantë në organizmin e këtyre koncerteve artistke i cili bën promovimin e artistvë shqiptar ndër vite, ka pasur fotografi i famshëm shqiptar, në SHBA, mjeshtri i fotografisë artistike, i cili ka qenë një nga mbështetësit dhe promovuesit kryesorë të artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më tepër këtë koncert të mbajtur mbrëm në “Skandinavien House” e ka vlerësuar edhe vetë Vlashenti, duke e lidhur atë me ndihmën që u është dhënë në promovimin e tyre edhe shumë artistëve të tjerë shqiptarë, si: Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Sanije Matoshi, Riad Ymeri, etj, të cilët kan qenë pjesë e këtyre koncerteve të fund-vitit në New York, nga të njëjtët organizatorë.

Me këtë rast Vlashenti veçoi edhe koncertin e tij, mbrëmë, i cili tha ai është me një iniciativë të Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, diplomatit Ylber Kryeziu dhe fotografit të njohur Fadil Berisha, të cilin ai e veçoi se është kthyer tani në një institucion të të gjithë shqiptarëve të suksesshëm në Amerikë.

Artisti nga Kosova, Vlashent Stata, duke folur disa ditë parë me gazetën “Panorama” në Tiranë, tha se :’ “ Ky, është një aktivitet që synon promovimin e kulturës shqiptare. Ka një audiencë të zgjedhur, në përbërje të së cilës ka përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, kongresmenë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, aktivistë, njerëz të artit dhe kulturës, gazetarë, etj, tha ai duke shtuar se : “Do të luaj një pjesë të albumit tim “Hana” si edhe disa këngë të adaptuara në muzikën xhaz. Sigurisht, që qëllimi është të përçoj muzikën shqiptare atje, ndërsa për mua është një eksperiencë fantastike, pasi është hera e parë që përfaqësoj vendin tim kaq larg. Në Europë kam pasur disa koncerte. Më i fundit si ambasador i kulturës shqiptare, ka qenë në Gjermani, në muajin nëntor.”

Ndërsa në pyetjen nëse i bën përshtypje se ai është i përzgjedhur nga Konsullata e Kosovës…

Ai përgjigjet: ”Është interesante se kur kam realizuar albumin tim, kam gjetur mbështetjen financiare të Ministrisë sonë të Kulturës dhe albumin e realizova në Kosovë, me idenë që ato para të mbeteshin sërish ndër shqiptarë. Duke qenë se kushtet ishin në Kosovë, thashë pse jo. Dhe tani është Kosova që më fton si përfaqësuesin e saj. Ndihem shumë i prekur dhe për mua është një emocion shumë i veçantë. Ndërsa jam duke u përgatitur, kanë ardhur jo pak mesazhe njerëzish, të cilët shprehen të kënaqur, që më në fund kjo lloj muzike po i përfaqëson atje.”

Në hapje të këtij koncerti në cilësinë e mikëpritësit, fjalën e mori Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, Ambasadoria Teuta Sahatçia, e cila tha se :”Në emër të diplomatëve të Misionit të Kosovës dhe në emrin tim, dua t'ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e madh gjatë vitit 2017, për gjithë kohën, përpjekjet me të cilat keni kaluar me ne, për të gjitha sfidat që shkuam së bashku, për të gjitha sukseset kemi gëzuar, për miqësinë dhe ndihmën tuaj të sinqertë”.

Me këtë rast ajo shprehu mirënjohjen e saj dhe stafit diplomatik kosovar në New York, për të gjithë ato personalitete, që erdhën në këtë koncert për t'u bashkuar me organizatorin në këtë mbrëmje të bukur artistike në New York
Sahatçia tha :“Të nderuar Ambasador Michelle Sison, Ib Petersen, Ruben Hasbun, Besiana Kadare, Ambasadorë, Diplomatë, të vendeve mike, komuniteti i Artistitëve shqiptar në SHBA, veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, , Zonja dhe Zotërinj , ju faleminderit që morët kohë për të qenë me ne në këtë vend të bukur dhe koncert të bukur në Manhattan, për të dëgjuar muzikë exquisite të një artisti nga Kosova, Artist shqiptar, duke festuar së bashku edhe festat e fund-vitit”.

Para fillimit të konceriti të muzikës Jazz, koncertin e vitit - me Vlashent Sata dhe orkestrën e tij, siç e quajti ambasadorja Sahatçia, falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundshëm këtë Koncert:

Maestron e fotografisë profesionale z. Fadil Berisha, tha ajo për mbështetjen e tij të pa kursyer për këtë dhe për shumë ngjarje të tjera artistike në komunitet. - Agron Shahaj dhe VIP Saloti, veprimtarin dhe bisnesmenin e sukseshëm Rrustem Gecaj dhe Veraria e famshme koosvare Stone Castle nga Rahoveci, me President Avdi Gecaj, mediat TV21 - Halil Mula, Dielli Dalip Greca, Albanian Cluture Adem Belliu, Illyria dhe Bota sot, për mbulimin mediatik të çdo aktiviteti të Konsullatës tonë.

Gjithashtu, tha ambasadorja një falënderim të posaçme shkon me këtë rast, edhe për zëvendës Shefit të KPK në NY, diplomatit Ylber Kryeziu, i cili pavarësisht shumë vështirësive, bëri të mundur këtë koncert, së bashku me kolegët e tij diplomatët e tjer këtu në Nju Jork, të cilët u dhalluan për punën e tyre të madhe, përkushtim dhe entuziazëmin e tyre.
Meqense tani është koha e ëndrrave, planifikimit dhe vendimeve për Vitin e Ri, tha Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, Ambasadoria Teuta Sahatçia, :”Dua të ju shpreh gjithashtu mirënjohjen time, dhe familjes time për t'u bashkuar me ne këtë mbrëmje me dëshirë të sinqertë që Viti i Ri 2018, t'ju sjelli të gjithëve ju shëndet dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja, dhe tju ju urojmë juve miqve dhe dashimrave të vendeve huaja që Paqja dhe prosperiteti të jet me ju gjatë gjithë vitit që vjen - Gëzuar Krishtlindjet, Hanukah dhe Vitin e Ri”.

Pjesëmarrësit gëzuan me muzikë të këndshme dhe më pas, shijuan verërat të njohura kosovare! si vera e famshme Stone Castel e Rahovecit, e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat