Nju Jork, u zhvillua pelegrinazhi i përvjetëshëm i vdekjes së gjeneral Abaz Kupit

Amerika

Nju Jork, u zhvillua pelegrinazhi i përvjetëshëm i vdekjes së gjeneral Abaz Kupit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 janar 2018 Në ora: 20:19
Nju Jork

Ish- Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit(OKLL), sot Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dega e saj në SHBA dhe Kanada, si për çdo vjet në marrëveshje me familjen Kupi dhe Dani, organizojnë javën e dytë të janarit, pelegrinazhin e përvjetëshëm - tek varri i gjeneralit Abaz Kupi, i cili mbahet në varrezat publike "Maple Grove Cementry”, në lagjen Kew Gradens të qytetit të Queensit në Nju Jork.

 Me këtë rast anëtar të familjes Kupi, lider të komunitetit, bashkëluftëtar të tij, veprimtar të dalluar, miq të familjes Kupi, u mblodhën për të përkujtuar 42 - vjetorin, e vdekjes së heroit tonë kombëtarë, burrit që në krye të trupave të Mbrettit Zog, bëri rezitencën parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë një grup veprimtarësh dhe përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Federatës PanShqiptare Vatra, “Këshilli Shqiptaro Amerikan”, dhe organizatës Rrënjët Shqiptare.

Abaz Kupi, lindi më 6 gusht 1892 në Krujë, dhe vdiq në Nju Jork, më 9 Janar 1976. Për shumë njohës të kohës së tij, ai u thirrë dhe si Bazi i Canës (Abazi i Hasanit, në të folmen e vendlindjes), dhe ishte një ushtarak e luftëtar i pakursyer i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939, pushtimin e Shqipërisë, nga italia fashiste, ai bëri me forcat e tij, dhe qëndresën e parë për 36 orë, duke i pritur fashistët italian me armë në dorë, gjatë zbarkimit të tyre në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, prej ditës së vdekjes, 9 Janar 1976, te varri i tij në Nju Jork, mbahet peligrinazhi, ku për çdo vjet, familja Kupi e Dani, në bashkëpunim me PLL, së bashku veprimtar e udhëheqës të partive e organizatave politikë, mbretërorët, legalistët, demokratët, miqtë dhe dashamirët, e familjes Kupi, tubohen duke sjell në këtë përkujtimore, kujtimet e tyre për të nderuar figurën e gjeneral Abaz Kupit. 

Ndrec Gjergji, i cili ka marrë pjesë në varrimin e Abaz Kupit, 42 vjet më parë, dhe udhëhoqi këtë përkujtimore vite me radhë  së bashku me familjen Kupi, në bashkëpunim me Partinë Lëvizeja e Legalitetit, ia tha gazetës tonë, se edhe këtë vit së bashku po mblidhemi të nderojmë veprën historike të këtij patrioti dhe mbretnori të flaktë, duke nderuar me këtë rast edhe të gjithë ptariotët e atdhetarët e tjerë, që luftuan dhe sakrifikuan, për vite me rradhë në mërgim.

 “Megjithëse, tani shumë pak prej nesh kemi ngelur ( mosha bën të veten), nga ata që kemi qenë bashkëluftëtar të gjeneral Abaz Kupit, dhe që qëndruam në ball të idealeve të tij për dekada me rradhë, por ne dëshirojmë që fëmijëve tanë, brezit të ri, të këtij komuniteti, t’u lëmë një kujtim ; që të vazhdojnë të kujtojnë për çdo vjet këtë figurë të madhe historike, të kombit shqiptar, të kujtojnë gjithmonë 9 janarin 1976, ditën kur u nda nga jeta, simboli i rezitencës të prillit 1939, kundër pushtuesve fashistë, se do të frymëzohen me atdhetadashurinë dhe patriotizëmin shqiptar në diasporë.”

Këtë tubimi përkujtimor, e drejtojë nën/kryetari i PLL, z. Ahmet Hoti. Ceremonia përkujtimore u hap me intonimin e dy hymneve tona kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë.
Më pasë Hoti, në cilësinë e drejtuesit të kësaj ceremonie ftoi të pranishmit, që me një minutë heshtje, të përjetsojnë lavdinë e nderin e tyre kombëtar për të gjithë dëshmorët e kombit tonë, dhe me këtë rast një nderim i veçant simbolit të qendresës Anti-fashiste, Gjeneral Abaz Kupit.

N/kryetari i kësaj dege, gjithashtu, ka nderuar edhe legalistët e mbretërorët, që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2017 - Rexhep Imeri, Hajdar Tonuzi, Musli Mulosmani, dhe Sami Kupi. Duke folur në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit, degën e saj në SHBA, Hoti, pohojë se nuk ka gjë më të mirë se sa të përkujtosh dhe nderosh jetën dhe bëmat e Abaz Kupit, në këto ditë siç i quajti ai, “ditë Vetingu, nëpër të cilat po kalon rraca shqiptare, Veting, që vjen si pasojë e ideologjisë çoroditëse, – luftën ndaj së cilës, ishte pikërisht Abaz Kupi, ai që ia përkushtoi jetën dhe sakrifikojë familjen nën rregjimin komunist”, tha Hoti.

Zogizmi, shpjegojë Hoti, gjatë fjalës së tij si thelb të filozofisëj ka shtetformimin, dhe që është kriteri i vetëm që kjo filozofi përdori, është për të mbledhë njerëzit rreth saj me një kontribut të gjithanshëm në këtë shtetformim, poqese të analizojmë përbërjen njerëzore të kësaj filozofie, atëhere ne aty do të gjejmë Shqipërinë, e vërtetë, tha ai.
Në këtë aspekt, Hoti tha se Zogizmi, është gjithëpërfshirës dhe bashkon njerëz produktdhënës në shtetformim. 

“Në këtë filozofi e gjeti veten Abaz Kupi, vazhdoi ai, mbasi pjesmarrja në xhandarmarinë e famshme shqiptare, që karakterizohej nga besnikëria e lartë ndaj shtetit, ia rriti atij reputacionin në shkallë vendi. Dhe, kështu Kupi, kontribuoi me pushkë në dorë për shkatërrimin pa mëshirë të lëvizjeve të Shalës, Mirditës, Delvinës dhe Fierit, të cilat janë të mirëdokumentuara si lëvizje të frymëzuara nga shtete keqdashse ndaj Shqipnise për kohën.”

Ai spjegojë gjatë kësaj fjalë përkujtimore të 42 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, se përse habiten njerëzit! se si ia arriti Ahmet Zogu, që bëri të dështonin të gjitha ato lëvizje antishtet: Ajo e 1926-ës, të 27-ës, 35-ës e 36-ës, kurse shtetarët e Shqipërisë, së revolucionit sllavo komunist të 1997-ës, me gjithë atë ushtri e armatim, nuk arriten që t’u tregonin vendin bandave të kuqe, të Vlorës, e më pasë gjithë Shqipërisë, të rebeluara ndaj shtetit dhe shkatërrimin e shtetit shqiptar.

Hoti duke folë për kontributin që dha Abaz Kupi pas luftës për të vazhduar qëndresën në mërgim dhe pasojat që ranë mbi familjen Kupi, e cila kaloi përmes një kalvari të gjatë vuatjtjesh burgjeve dhe kampeve të internimit, kujtojë se : 

“Që nga 7 prilli 1939, racizmi fashist dhe ai komunist, pa dallim e verbërisht, nuk iu ndanë familjes Kupi, sepse baba dhe gjyshi i tyre deshi që Shqipëria të rreshtohej nga Aleatët, sepse babai dhe gjyshi i tyre deshën Shqipërinë Etnike, sepse babai dhe gjyshi i tyre ishin besnik të Mbretit të Shqiptarëve, besnik të Shqipërisë”.

Në fund të fjalës së tij Hoti, iu lut Zotit që t’ia shpërblejë vuajtjet dhe sakrificat atij dhe familjes, Kupi, ndersa uroj që Shqipëria dhe shqiptarët ta vënë më së fundi dhe të vijë ajo ditë që në piedestalin më të lartë të heronjve,  të vendoset, ai si e quajti Hoti, Robin Hudin shqiptar, gjeneral Abaz Kupin.

Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, ka përshëndetur tubimin përkujtimor, kryetari i saj z. Dritan Mishto, i cili tha se përulem me respekt para heroit dhe para Jush, ndërsa përgëzoj për punën e bërë për t’i sjellë në kujtesë komunitetit shqiptar të diasporës, figura të tilla gjigande të Kombit tonë, si kjo e heroit të 7 Prillit, Gjeneral Abaz Kupit. 

Ndër të tjera ai tha se “Unë nuk do të flas për historinë që mbart kjo figurë e Historisë Kombëtare, pasi kjo u takon historianëve, por përfitoj nga rasti, që të apeloj që figura të tilla duhet t’i bëjmë të njohura tek brezi i ri”, përfundoi kryetari i Vatrës.

Ish nënkryetari i Vatrës z. Asllan Bushati, ish Gjeneral i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë, në kohën e komunizmit, foli nga përvoja e tij prej ushtraku, për figurën e Abaz Kupit, duke e cilësuar atë si një strateg ushtarak i sukseshëm, në qëndresën anti fashiste, në zonat ku ai luftojë, në malet, e Krujës, Matit dhe të Dibrës, por i lënë fatkeqësisht, dhe padrejtësisht, si tha ai në harresë nga rregjimi komunistë. 

Ai solli në kujtesë disa nga luftimet e Abaz Kupit, dhe pasuesëve të tij gjatë pushtimit të vendit. Bushati, vlerësoi Abaz Kupin edhe për kontributin që dha për bashkimin e Shqiptarëve deri në momentin, kur e pa hapur se Partia Komuniste, ishte kundër interesave kombëtare dhe urdhërohej prej jugosllavëve, duke vënë peng Kosovën. Ai tha se pa Abaz Kupin, do të ishte në pikëpyteje bashkimi I nacionalistëve në Konferencën e Pezës, apo Mukja etj. 

Në fund të fjalës së tij, ai i kujtojë Krujës , (bashkisë së qytetit) që të ngrejë një permendore Abaz Kupit në mes të qytetit, ndërsa kërkojë nga komuniteti që ti bëjë presion qeverisë shqiptare që eshtrat e heroit të 7 Prillit të dërgohen në varrezat e Kombit, ku e kanë vendin heronjt, tha Bushati.

Tubimi përkujtimore u përmbyll me Homazhin tradicional, në vendin ku ndodhet varri i Gjeneral Abaz Kupit - në varrezat publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden - Queens NY, aty ku prehen edhe patriotë të tjerë, Fuad Myftia, Hysen , Abedin, Agim dhe Musli Mulosmanaj. 

Në fund të këtij tubimi në emër të familjes Kupi, foli nipi i Abaz Kupit, zoti Sokol Kupi, ndërsa në emër të familjes Kupi, Ndreca dhe Dani-, miqt e të afërmit e tij, atdhetarëve, patriotëve, demokratëve shqiptarë në mërgim, pranë varrit të tij - vendosën kurora me lule të freskta dhe buqeta lulesh dhe u bë një fotografi e përbashkët përkujtimore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat