Akademia e Shkencave Shqiptaro Amerikane, në Nju Jork, përkujtoi 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut

Amerika

Akademia e Shkencave Shqiptaro Amerikane, në Nju Jork, përkujtoi 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut

Nga: Beqir SINA Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:16
Ish- kogresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi

Monroe College Bronx - New York : Në Shqipëri, Kosovë, disaporë dhe vendbanimet e tjera shqiptare, ky vit ka nisur me përkujtimin e 550 - vjetorin vdekjes së Heroit Kombëtar - Skëndërbeut.

Akademia e Shkencave Shqiptaro Amerikane, në bashkëpunim me një grup veprimtarësh të komunitetit, organizuan të shtunën më 13 janar një konferencë përkujtmore me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Kjo konferencë u mbajt në kolegjin e njohur të Nju Jorkut, Monroe College, me ndihmën e autoriteteve të këtij kolegji dhe të profesor Haxhi Berisha, ndërsa, Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan z Haxhi Dauti, me këtë rast sponsorizoi një pritje pas konfrencës në lokalin Maestros në Bronx, në nderim të përkujtimit të 550 - vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar - Skëndërbeut.

Në konferencën përkujtimore ishin të pranishëm përfaqësuesit e dy shtetetve tona Kosovës dhe Shqipërisë, pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar si dhe emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë në SHBA.

Ishin të pranishëm dhe folën për këtë jubile historik edhe bashkëpatriotët e Skëndërbeut nga arbëreshët e italisë ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph DiouGuardi, kryetari i Lobit Shqiptaro Amerikan dhe anëtar të trungut të familjes princërore të Muzakajve, që kishin udhëtuar nga Teksasi, enkas për të marrë pjesë në konferencën shkencore në përkujtimit të 550 Vjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Image

Kjo konferencë u realizua me sukses në përkujtim të pavdekësisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbas një pune 6 mujore, nga studuesi Bajram Doka, i cili njëhereshit ishte moderator i kësaj veprimtarie, nën patronatin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, dhe personalisht kryetarit të kësaj akademie Prof Skënder Kodra, dhe anëtarve të tjerë të kësaj akademie në Nju Jork, me kontributin e tyre mjaft të madh.

Ky ishte edhe aktiviteti i cili hapi veprimtaritë në jubiluen historik , të cilat do të mbahen gjatë këtij viti në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkaura, në kuadrin e veprimtarive të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar – Gjergjë Kastrioti - Skënderbeut, të shpallur nga dy qeveritë e dy shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës, si “Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut”.

Në tepullin e dijes kolegjin Monroe, të shtunën në konferencë folën që të përjetësojnë figurën Kryeheroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot - Skënderbeut, studiues, historian, akademik, dhe lider të komunitetit , të cilët me kumtesat e tyre, e kan kujtuar heroin kombëtar shqiptar në 550 vjetorin e vdekjes së tij.

Këtë, Konferencë e drejtojë studiuesi Bajram Doka, i cili ishte dhe referuesi kryesorë me një studim të gjatë mbi figurën emblematike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, dhe, morën pjesë dhjetra bashkëatdhetar, shkrimtar, gazetar , veprimtar, intelektual dhe përfaqësues të organizatave e shoqatave, lider fetar.

Ndërsa, dy televizionet komunitare, ALBTVUSA nga Michigani ( Gani Vila), dhe AA TVNEWS ( Skender Pali) me Artion Studiou nga Nju Xhersi, filmuan veprimtarinë.

Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës, së bashku me një minutë heshtje për të gjithë heronjët dhe dëshmorët e kombit shqiptar shënuan fillimin e Konferencës, që do të ndiqej me vëmendje të madhe nga disa kumtesa e referatet e folësve.

Image

Ndërkaq, fjala përshëndetëse dhe ajo që shënojë hapjen e kësaj konfrenece shkencore, u mbajtë prej kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, Prof. Dr. Skënder Kodra, i cili urojë punë të mbarë konfreencës dhe përgëzojë studiuesit për përgatitjen e kumtesave në përkujtim të kësaj figure madhore siç është Skenderbeu.

Kurse, në kumtesat dhe fjalën e tyre, oratorët kujtuan figurën historike të Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, per rolin e tij në bashkimin e popullit shqiptar, formimin e shtetit kombëtar e mesazhin e tij shekullor aq aktual dhe sot për një Shqipëri të bashkauar, me Kosovë e trojet shqiptare, Shqipëri të lirë, demokratike e europiane.

Ngaqë sipas tyre Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, ishte ai që kontribui jo vetëm në shpëtimin e Shqipërisë nga sulmet turke, por dhe në shpëtimin e civilizimit perëndimor nga barbaritë e otomanëve, gjashtëqind vjet më parë.

Më pasë ata thanë se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ka lindur më 6 maj 1405 dhe ka mbyllur sytë më 17 janar 1468. Me emrin tij lidhet një epokë e tërë historike për trevat arbnore, thuhej në kumtesat e folësve.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit perandorak osman.

Ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës në Kuvendin e Lezhës, në fillimi të marsit 1444, i cili u hapi rrugë përpjekjeve për themelimin e një shteti mesjetar shqiptar,” u tha në këtë konferencë.

Ish- kogresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane mbajti referatin me titull :”Lidhjet historike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut me Arbëreshët e Italisë ".

Image

Dio-Guardi, në fillim vlersoj lartë ndihmesën e madhe që bashkëshortja e tij Shirley CloyesDioGuardi, i ka dhënë atij në ofrimin e literaturës përkatëse, rreth veprës historikë të Gjergj Kastriotit - Skëndërbeut. Duke thënë se : “ Lufta e Skënderbeut për 27- vjet ka shërbyer si mburojë e Evropës Perëndimore, duke shtruar themelet e zhvillimit të saj si një organizëm shtetesh të lira dhe demokratike”. Kështuqë, prej 1443-, kur ai u kthye si truimfator në Kështjellën e Krujës dhe deri kur vdiq në Lezhë më 1468- Skënderbeu, la pas vetës një trashgëmni të paharrueshme për heroizimin e madh që bëri për mbrotjen e lirinë. Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu, jetojë e vdiq për ato që edhe ai besonte, atto që janë edhe vlerat e nëjërzmit,, virtytet, krenarinë, lirinë, kurajon dhe dashurinë për vendin e tij, tha DioGuardi.

Ndërsa ai kujtojë me këtë rast dhe foli edhe mbi një kumtes të studieses , Këshilltares së Çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes DioGuardi, e cila ka shkruar një studim me :” Greci dhe shpëtimi shqiptar i Gadishullit Italian (Fshat arbëresh në Itali).

“Historia e Grecit, është e lidhur në mënyrë të pandashme me rolin vendimtar që figura kryesore historike e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), luajti në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi i Perandorisë Turko-Osmane në shekullin e XV-të. Për këtë arsye Gjergj Kastrioti ishte figurë e lartë e shekullit të XV-të jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë evropianët dhe pse trashëgimia e tij është e përjetshme.

Gjeni ushtarak, filozof, mjeshtër i disa gjuhëve, diplomat dhe katolik i devotshëm, Kastrioti ka qenë subjekt i një numri librash në shumë gjuhë, i poezive nga Longfellow dhe Byroni, dhe i një opere nga Vivaldi. Statuja të figurës së tij ikonike me shpatë në dorë mbi kalin e tij magjepsës i janë dedikuar atij në Romë, Vienë e Budapest. Historia e tij fillon në Shqipëri e mbaron në Greci”, tha DiouGuardi.

DioGuardi, duke kujtuar studmin me titull :” Greci dhe shpëtimi shqiptar i Gadishullit Italian (Fshat arbëresh në Itali), të studieses , Këshilltares së Çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes DioGuardi, e cila ka shkruar disa studime, shpejgojë sepse cila është arsyeja se pse Arbëreshët mbeten të lidhur me tokat shqiptare, dhe gjithashtu pse shqiptarët janë përgjithmonë të lidhur me Italinë.

“Pas rënies së Perandorisë Osmane në vitin 1912, shqiptarët e gjetën vetën duke luftuar kundër inkursionit sllav, duke filluar me Luftërat Ballkanike të 1912-1913. Me pëlqimin e të ashtuquajturave “Fuqi të Mëdha” (Austro-Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Italia, dhe Rusia), shqiptarët u ndanë padrejtësisht dhe artificialisht. Vetëm për shkak të ndërhyrjes së Presidentit të atëhershëm amerikan Woodrow Wilson në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 u krijua shteti i Shqipërisë. Tre milion a gjysmë shqiptarë jetojnë sot në Shqipëri; një tjetër tre milion a gjysmë jetojnë krah për krah në kufijtë e saj – në Kosovë (shtet i pavarur që nga 2008), Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës (Serbi jugore), dhe Çamëri (Greqi veriore). Tetë milionë të tjerë jetojnë në diasporë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore, Turqi, dhe Australi – të cilët i kanë ikur terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet sllave dhe më vonë komunizmit në shekullin e njëzet.

Është Greci, në veçanti, për të cilin shqiptarët në gjithë botë janë të lidhur. Kur një fëmijë lind në një fshat shqiptar në Itali, fëmija ngrihet lart drejt Shqipërisë. Kur një fëmijë lind në çdo tokë shqiptare në Evropën Juglindore, apo në diasporë, ai ose ajo do të rritet duke mësuar për Skenderbeun, dhe se Greci ishte i vetmi fshat shqipfolës në Italinë moderne ku ka shkelur këmba e Skenderbeut”.

Në fund DioGuardi tha se: ”Skenderbeu është heroi kombëtar që i bashkon të gjithë shqiptarët në një histori ende të papërfunduar kombëtare që filloi në Itali gjashtëqind vite më parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat