Intervistë e posaçme me rastin e 80 vjetorit të lindjes të Skifter Këlliçit - Bota Sot
Intervistë e posaçme me rastin e 80 vjetorit të lindjes të Skifter Këlliçit

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Intervistë e posaçme me rastin e 80 vjetorit të lindjes të Skifter Këlliçit

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 17 janar 2018 Në ora: 15:28
Skifter Këlliçi

BOSTON - MASSACHUSSTES : 80 vjet më parë, më 17 janar 1938, lindi Skifter Këlliçi, shkrimtar, skenarist, komentator i mirënjohur sportiv, personalitet radioteleviziv. Ai është dalluar po ashtu edhe si autor librash artistikë e studimorë, romanesh për fëmijë dhe skenarësh kinematografikë. Ishte i pari që filloi në Shqipëri komentimin drejtpërsëdrejti të ndeshjeve të futbollit në radio, dhe më vonë edhe në televizion. Emisioni i konceptuar dhe i krijuar fillimisht prej tij, Rubrika Sportive, vazhdon të transmetohet ende sot në Radio Televizionin Shqiptar.

18 vjet më parë ,saktësisht në mars të viti 1999, shkrimtari, publicisti dhe komentatori i njohur sportiv, Skifter Këllici, la Shqipërinë dhe mori rrugën e mërgimit, në Boston të SHBA-së. La Bibliotekën Kombëtare, që u bë shtëpia e tij e dytë, la kameran dhe mikrofonin sportiv, për të filluar një jetë të re të panjohur dhe plot të papritura, duke ndjekur rrugën e mërgimtarve të parë në Amerikë. 

Erdhi, me familjen e tij dhe zgjodhi të jetojë në atë vend që dikur njihej edhe si kryeqendra e kolonive të para të emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, në Bostonin e Nolit, siç e njohim ne shqiptarët këtë qytet.

Në këtë intervistë me gazetarin tonë Beqir Sina në SHBA-ës, ai me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes së tij, ka zgjedhur të flasë për jetën e tij në Shqipëri dhe më pas në SHBA-ës si shkrimtar, publicist dhe komentator i njohur sportiv.

Cila është jeta dhe veprimtaria e Skifter Këlliçit?

Unë linda më 17 janar 1938 në Tiranë, qyteti ku edhe kalova jo vetem vitet e fëmijërisë e të rinisë, por edhe vitet më të bukura të jetës time, prej nga krijimi i familjes, martesa dhe karjera e shkëlqyer.

Mbasi kreva shkollën e ciklit të ulët, nga viti 1955 - 1959, mbarova studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, ku u diplomiva dhe fillova punën si gazetar e komentator sportiv në Radio Tirana. 

Më 1960 isha gazetari që krijova rubrikën ‘E diela sportive’ dhe së bashku me Anton Mazrekun e Ismet Bellovën, u bëmë atyre viteve ndër gazetarët sportivë më popullorë radiofonikë e pastaj edhe televizivë në të gjitha trevat shqipfolëse.

Ishte kjo koha kur Televizioni Shqiptar me emisionin shumë popullor të kohës, me titullin Rubrika Sportive,  më 1972 për herë të parë nga studiot e TVSH filloi për herë të parë të komentonte edhe veprimtari sportive ndërkombëtare, të marra nga kanale televizive italiane e jugosllave. 

Komentet e mija dhe drejtimi i emisioneve sportive në përgjithësi shquheshin sidomos për gjuhën e pasur e të figurshme të standardeve evropiane. Ku si pasojë edhe u kritikova, pasi “syri vigjelent” i sigurimit të Shtetit, kishte “vrejtur” se brenda Televizionit Shqiptar, kishin të bënin me një gazetar me prirje moderniste dhe më 1986, me urdhër të drejtuesve të lartë komunistë më detyruan të largohem nga ekrani.

Përse  mendoni se erdhi gjithë kjo goditje?

Megjithse e shpjegova pak më lartë, por duhet të sqarojë se fundi i viteve ’70-të, deri në 80-të siç dihet, qenë vitet më të vështirëanë Shqipëri për, krijimtarinë, artin kulturën dhe sportin . Festivali i njëmbëdhjetë”, kushtuar kësaj ngjarjeje kaq tragjke në vitin 1972, të cilin diktatori Enver Hoxha e përdori si shkas për të nisur sulmin e tij të egër ndaj kulturës dhe artit tonë, duheh të vinte një ditë si kjo që nga mendja e ime e “burgosur”  të nxirrja në liri dhe cikle “dossier” për probleme në fushën e letërsisë, arteve, gjuhës, historisë e sportit, të botuara thuajse në tërë shtypin tonë, të lirë dhe demokratik, vetem pas rënjes së atij regjimi në gazetat e e Shqiperise, Kosoves, viseve shqiptare, dhe diasporës, “Illyria” dhe “Bota Sot”, që nga viti 1999 e deri tani.

A e kishe mendur se ndonjeher do të merreshe me ndonjë punë që nuk kishte lidhje me gazetarinë?

Jo! Nuk e kisha menduar kurrë që këtu në Boston, ku merresha kur erdha me një punë që nuk kishte të bëjë fare më gazetarinë, a letërsinë. Por, gjithësesi  nisa të shkruaj mbi 500 faqe cikle “dosisier”. Dhe, siç duket, shumë ngjarje nga përvoja ime si gazetar dhe shkrimtar, të hasura gjatë kërkimeve në Arkivin e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, si Konferenca e Tiranës, qe u shtyp në mënyrën më mizore nga Enver Hoxha, ngjarje në Radio Tirana, si arrestimi më 1963 dhe dënimi me vdekje i gazetërve të saj Fadil Kokomani dhe Vangjeël Lezho, pas disa vitesh, gjetën pasyrim në publik, në saj të shkrimeve të mija.

Festivali i 11-të i Këngës më 1972, që e kam përjetur si gazetar në RTVSH, kujtime nga jeta e komentatorit të madh sportiv, Anton Mazreku, të Ballkaniadës së vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampione e shumë të tjera, më shtynë që të shkruaj cikle “dossier” që besoj se kanë ndricuar shumë e më shumë, këto ngjarje të rëndësishme në një këndvëshrim tjetër, pa pretenduar se kam nxjerrë në pah fakte të reja në histori,letërsi a gjuhësi.

A mund të them me plot gojë se je nga publicistët më të shquar të këtyrë viteve të fundit!

Më duhet të jem sa më modest në këtë përgjigje. Por, e besoj, po të marrim parasysh së kështu më kanë thënë edhe kolegë të tjerë, ndër të cilët kolegu im, publicisti i njohur, Marash Hajati,i cili një nga librat e tij publicistikë, ma dhuroi kur ai e promovoi, duke me thënë:” mos ma merr për mungesë modestie, me përkushtimin që kam shkruar për ty si “…një nga penat më të shquara në publicistië” tha Hajati.

Por, ndonëse je marrë më këtë zhanër që sot kultivohet me sukses nga gazetarë dhe publicistë të tjerë, nuk ke lënë pas dore edhe krijimtarinë artistike. Në intervista që kë dhenë në shtyp edhe në radiotelevizione, siç thonë edhe kolegë nga Tirana, ti ke shkruar dhe botuar edhe vepra të tjera. Ndër to do të përmend romanin “Dashuri e gdhdedur në shkëmb” me tëmë ilire.

Të them të drejtën, nuk kisha menduar kurrë që do të shkruaja këtu në mërgim letërsi të mirëfilltë artistike.Por nuk ndodhi kështu.Bazuar në disa motive të novelës së njohur “Tej kaltërsive” të shkrimtarit Bilal Xhaferi, që ka vdekur më 1987 në Çikago, (madje ka një version që është vrarë nga njërëz të Sigurimit të Shtetit) , kur erdha në SHBA, shkrova enkas romanin e mësipërm, që u botua më 2007. Më vjen shumë mirë që njerëz të njohur të letërsisë dhe arteve, studiues, kritikë, e kanë vlerësuar këtë roman si një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë me temë historike. Eshtë nder për mua dhe, për më tepër, për Bilal Xhaferin, një ndër shkrimtarët dhe poetët më të mirë shqiptarë, i cili do të kishte arritur maja edhe më të larta, po të kishte qenë gjallë, sepse do të ishte sot 75 vjec.

Siç ke përmendur disa herë në intervista të tjera ke shkruar edhe romane me temë amerikane, apo jo?

Po më se e vertet. Êshtë, një dukuri që nuk e kisha menduar kurrë. Por 18 vjet të kaluara këtu në Amerikë, mund të them se më kanë dhënë mundësi të njoh jo pak jetën dhe psikologjinë amerikane. Kështu kam shkruar romanin “Dashuria e shurdhememecit Kent”, ku përshkruaj dramën e një njeriu të vetmuar dhe fatkeq. Pr. dr.Eshref Ymeri, publicist dhe autorë fjalorësh,që ka lexuar dorëshkrimin, e ka krahasuar këtë personazh me Akakij Akakijevicin, heroin e njohur të Gogolit në novelën “Kapota” (“Manteli”), që është botuar edhe në gjuhën shqipe. Romani u botua shumë shpejti nga “Toena” në Tiranë.

Në dosierin “11 shtatori 2001 në përjetimet e një shqiptari”, botuar në shtypin e Tiranës, ke përmendur se nga kjo tragjedi mbarëbotërore je frymëzuar për të shkruar një roman.

Po, kam shkruar romanin me titull “Shtatori gjëmës së madhe”, kushtuar tre shqiptarëve nga trojet tona në Malin e Zi, që humbën jetën midis 3000 të tjerëve në tragjedinë e 11 shtatorit. Pres që ndonjë shtëpi botuese ta marrë në shqyrtim.

Kur përmendet emri yt, shumëkush ka parasysh komentatorin e njohur të futbollit në Radio dhe Televizion deri më 1999, por ju faktikisht jeni më shumë se kaq, apo jo?.

Do të doja që krahas kësaj njohjeje në fushë e gazetarisë radiotelevizive të kisha po atë popullaritet edhe në letërsi, publicistikë dhe krijimtari. Por, ja që kjo, për fat të keq nuk ka ndodhur dhe nuk di a do të ndodhë.

Duke mbetur të kjo temë, si ndodhi që gjatë viteve të diktaturës je dukur dhe je zhdukur nga ekrani sportiv i atyre viteve 

Eshtë histori e gjatë, dramatiko-komike. Në vitet 70- të me mua u mor drejtori pedant dhe konservator Thanas Nano, që thoshte se u ngjaja komentatorëve italianë, dhe kështu më hoqi nga ekrani sportiv. Por më 1986 u zhduka përsëri nga kamera dhe nga komentimi i ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit në TVSH . Më pas, më 1991, një nga ish-drejtuesit kryesorë të RTVSH-së, më shpjegoi se isha hequr atëherë me urdhër të Ramiz Alisë . E habitshme, por ja që është e vërtetë. Duket, se edhe ai gjykonte me metrin e Thanas Nanos, që aso kohe ishte prej 10 vjetësh në pension. Sot kjo tigëllon e habitshme, po të hamendësosh sikur presidentit i SHBA, t’i shkrepte në kokë që në CNN, në këtë gjigand televiziv në Amerikë, të hiqej nga kamera X ose Y komentator. Drejtuesit e CNN-së do t’i thonin presidentit të merrej me punët e tij, se kjo ishte komptencë e tyre.

Po me kolegët e tjerë sportivë si ke shkuar?

Kolegët e mi kanë qenë Anton Mazreku, babai i mikrofonit dhe gazetarisë sportive dhe pasuesi i parë i tij , Ismet Bellova. Me ta kam shkuar shumë mirë. Por, për fat të keq, në vitet 80-të u gjendën nja dy “mikrofonistë, a kameranistë sportivë”, sidomos njeri- V.G., cili ka rreth 50 vjetë në mikrofon dhe përdor ende 14 fjalë dhe… 25 përqind të tyre, ose, më saktë, 15 fjalë pa një çerek, siç e kam theksuar, edhe ne një shkrim të kohëve të fundit, i cili, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, pati bërë ç’është e mundur të më pengonte në mikrofon dhe kamera. Dhe, të mendosh se isha unë që e futa në këtë rrugë këtë “komentator sportiv” ,që deri tani nuk ka botuar jo më libër sportive, por as artikuj për të qenë, pale që të lexojë libra të tillë edhe në gjuhë të huaja.

Të kthehemi te letërsia. Cilat vepra të bëjnë të jesh krenar?

 Romani “Atentat në Paris’,për fëmijë- novela “Kujtimet e mëhallës së vjetër” dhe romani “Pas gjurmëve”, i cili është ekranizuar edhe nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”, me regjisore Xhanfise Kekon, dhe ka fituar cmimin e tretë në Festivalin Ndërkomëtar të Filmit për Fëmjë në Xhifoni, (Itali), midis 95 fimash nga 75 vende të botës. Romanin ”Atentat në Paris” e kam ripunuar dhe besoj se po të botohet, do të jetë ndër veprat më të mira me temë historike.

Cili është shkrimtari që adhuroni më shumë?

Ismail Kadarea. Nga ai kam mësuar të shkruaj, besoj mirë.

Sa ka ndikuar gazetaria në formimin tend si shkrimtar.

 Nuk ka ndikuar shumë, sepse unë gjatë kohës, që kam punuar si gazetar në Radio dhe pastaj në TVSH, duke u marrë kryesisht me emisione artistike e sportive, nuk kam lëvizur shumë nëpër Shqipëri. Madje, mund të them se gazetaria sportive më ka penguar që të jem shkrimtar edhe më mirë, sepse ma marrë shumë kohë, me lexime, studime e vepra publicistike sportive që përmenda më sipër. Dhe, anasjelltas, po të mos kisha qenë shkrimtar, do të kisha dhënë më shumë vepra me temë sportive. Por nuk jam i penduar për këtë.

A ke shkruar vepra skematike?

 Si shumë shkrimtarë të tjerë . I tillë është romami ”Nën harqet e zjarrta”,(1979), kushtuar klasës punëtore, bazuar në parimet e realizmit socialist, që duhet harruar. Por në publicistikë, sidomos ciklet “dossier” dhe vepra “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar”(1938-1990), besoj se do të mbeten për vlerat që kanë .

 Cili është libri i radhës që pret të botosh?

 Këtë gjithmon e kam suprizë dhe e ruaj . Por mund të permend se cilët janë librat e radhës, që kam botuar sepse janë disa, vecse të shkruar në vite të ndryshme si : “Qeni i kampit të përqendrimit”,r oman humoristiko-tragjik,që është planifikuar të botohet nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë, dhe romani “Historia e një vdekeje të vonuar”, kushtuar rënies së komunizmit, më 1991, nga Shtëpia Botuese “Buzuku”, po në Prishtinë, dhe romanet me temë amerikane, veçanërisht romani “Shtatori i gjëmës së madhe”.

 Po shkrime të tjera sportive?

 Kam botuar para disa muajsh në “Albania”18 artikuj për botërorët e futbollit nga viti 1930 deri më 2006 me kujtime të Nando Martelinit, komentatorit të madh italian, të Anton Mazrekut dhe me kujtime të miat. Botoj hera herës fejtone edhe në gazetën “Sporti Shqiptar “ të krijuar nga vetë Anton Mazreku, më 1935 dhe më duket se jam edhe unë nga ata që vazhdoj përvojën e tij të vyer në këtë fushë, pra duke mbetur së pari gazetar dhe komentator sportiv e pastaj shkrimtar.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test