Shembull i mirë se si amerikanët nderojnë njerëzit e vet - Bota Sot
Shembull i mirë se si amerikanët nderojnë njerëzit e vet

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Shembull i mirë se si amerikanët nderojnë njerëzit e vet

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 janar 2018 Në ora: 08:11
Skënder Karaçica

Emri i Jerry Taft është i njohur në Çikago dhe në shumë shtete tjera që kufizohen me Ilinoisin në SHBA, një nga meteorologët në TV NBC7.

Për këto vite,amerikanët kanë përcjellë lajmet e ditës dhe paraqitjen e meteorologut Jerry Taft për kohën në Çikago në të gjitha stinët e vitit, që në ekranin e këtij televizioni ata përditë pa ia huqur e dinin se si do të merre dita e nesërme në qytetin e tyre.

Njerëz dhe profesione...për amerikanët ka një rëndësi të veçantë,ndonëse ata dinë të nderojnë ata për profesionet dhe punën që bëjnë në të gjitha nivelet e shtetit të tyre në Ilinois.

Para pak ditësh,metorologu i njohur në TV NBC7 në Çikago, Jerry Taft është pensionuar dhe në gjitha mjetet e shkruara dhe elektronike, qytetarët amerikanë e falënderojnë për punën e suksesshme të tij dhe i urojnë të gëzoi pensionin me të mirat e jetës.

Ndërkaq nëpër rrugët kryesore të qytetit të Çikagos shihet fotografia e meteorologut Jerry Taft dhe urimi i përzemërt nga kompanitë dhe organizatat e ndryshme që për këto vite të punës para ekranit, ata ishin pjesë e lajmit për kohën jo vetëm në këtë qytet por edhe më gjerë në SHBA.

Ky shkrim nga Çikago ka për qëllim të senzibilizojë kahet e jetës dhe të punës për njerëzit tanë në Kosovë dhe me gjerë në pjesët etnike shqiptare, se si duhet të sillemi ndaj njerëzve dhe profesionave, që me punën e tyre ata kanë lënë gjurmë në të gjitha rrjedhat e jetës.

Kështu duket modestia dhe respekti i popullit amerikanë për njerëzit dhe profesionet, thuhet nga Çikago.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test