Rudy Giuliani: Çfarë diplomatët duhet të dinë për të mbrojtur veten dhe faqet e tyre të internetit nga sulmet Kibernetike

Amerika

Rudy Giuliani: Çfarë diplomatët duhet të dinë për të mbrojtur veten dhe faqet e tyre të internetit nga sulmet Kibernetike

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 24 janar 2018 Në ora: 19:22
Rudy Giuliani dhe Teuta Sahatçia

NEW YORK CITY: Rudy Giuliani përfaqësuesi i Firmës së Konsulencës  Greenberg Traurig, kryetar i jurisprudencës së Kibernetikës, Privatësisë dhe Menaxhimit të Krizave të firmës dhe Këshilltar i Lartë i Kryetarit Ekzekutiv të GT, emëruar nga Presidenti Trump, si Këshilltari i tij i Sigurisë në Internet, ka folur dje në takimin e Odës Ekonomike Europiane-Amerikane mbi sigurinë kibernetike me titull :"Çfarë diplomatët duhet të dinë për të mbrojtur veten dhe faqet e tyre të internetit nga sulmet Kibernetike".

Kjo ishte një tryezë e rrumbullakët, e mbajtur në New York, e cila thotë se mbulojë me folësin kryesorë por edhe diskutimet e pjesëmarrësve,  kërcënimet kibernetike, edhe ato në zhvillim si dhe tregojë hapat që mund të ndërmarrin për të rritur sigurinë në faqet e interrnetit të përfaqësive diplomatike në SHBA, sidomos në mbrojtjen kundër tyre nga ato që quhen sulmet kibernetike.

Gjithmonë, sipas njoftimit duke diskutuar në parandalimin e përgjithshëm, sigurinë e lëvizshme, fjalëkalimet, shtjellimin e emailit, mediat sociale dhe lajmet “Fake News”, hapat që duhen marrë gjatë “lundrimit” në internat, për të rritur sigurinë e çdo informacioni ishte konkluzioni i kësaj tryeze të rrumbullakët, të mbajtur në New York.

Ndërkohë, që Rudi Giuliani vinte në krye të detyrës së re, me këtë rast mbajti edhe takime me ekspert ndërkombëtar në qytetin e Nju Jorkut, ku ishin të ftuar edhe disa anëtar të trupit diplomatik, nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe Ambasadoria Teuta Sahatçia, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork.

E cila, shkruan në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, se ishte një nder për Kosovën, pjesëmarrësja e Kosovës, në Tryezën e Rrumbullakët, e organizuar kjo nga Oda Amerikane Europiane e Tregtisë - European-American Chamber of Commerce,  , dhe me Këshilltarin e Sigurisë në Internet, të Presidentit të SHBA, Donald Trump,  ish Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut Rudy Giuliani, si folës kryesorë.

Siç dihet Presidenti Donald Trump, e ka emëruar Rudy Giulianin si Këshilltarin e tij të Sigurisë në Internet, duke bërë që ekspertët e sigurisë këtu në SHBA, të hedhin një sy kritik mbi faqen e internetit të firmës së tij konsulente - ku ekspertët e njohur amerikan nuk janë të impresionuar fare me këtë zgjedhje të Presidentit Trump.

Ekspertët pretendojnë sipas shtypit njujorkez, se vetë adresari i e Giulianit, në Internet, pra i firmës së tij konsulente, sipas tyre është e mbushur me probleme të sigurisë dhe softuer të vjetër, thonë ata, duke e bërë atë shumë të ndjeshëm ndaj hakërreve.

Portali “Politico” online shkruan se që nga përfundimi i mandatit të tij si kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut në vitin 2001, Giuliani ka ndër të tjera edhe një firmë për konsulencë të sigurisë për klientë të ndryshëm.

Rdui, i cili është i njohur në SHBA, si një përkrahës i fortë i Donald Trump, fillimisht ishte angling për pozitën e Sekretarit të Shtetit - por u emërua në fund të fundit Këshilltar i Sigurisë në Kibernetikë, për Presidentin Trump, me detyrën për të krijuar një ekip ekspertësh në këtë fushë në Shtëpinë e Bardhë për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.

Por disa ekspertë, sipas shtypit amerikan po gjejnë faqen e tij të konsulencës, giulianisecurity.com, që mungojnë shumë element në frontin e sigurisë.

Ekspertet thonë se :”Ai drejton një version të Joomla! (një sistem i menaxhimit të përmbajtjes) që është katër vjet i vjetëruar dhe i rrënuar me të meta të sigurisë,” kjo sipas themeluesit të grupit Phobos, Dan Tetler.

"Giuliani po drejton një version të PHP-së që u publikua në vitin 2013 dhe një version të Joomla që u lëshua rreth vitit 2012," ka thënë drejtuesi i programit Threat Intelligence Ty Miller për portalin “The Register”.

"Duke përdorur informacionin e versionit, brenda pak minutash ne kemi qenë në gjendje të identifikojmë një listë të kombinuar prej 41 dobësive të njohura publikisht dhe 19 shfrytëzimeve publike. Në varësi të konfigurimit të faqes, këto shfrytëzime mund ose nuk mund të funksionojnë, por është një tregues se siguria e Giuliani, duhet të merret në një nivel normal, jo të sigurisë lartë “, shkruan “Politico” për këtë çështje.

Konsulenca e tij sipas shtypit amerikan gjithashtu ka një certifikatë të skaduar SSL - në thelb gjë që dëshmon në kompjuterin tuaj se faqja e internetit, është ajo që ai thotë se është - duke e lënë të prekshëm për t'u implikuar - “lunduar” në të.

Robert Graham, nga Errata Security, vë në dukje në blogun e tij se është e mundur që faqja të mos drejtohet drejtpërdrejt nga Giuliani apo ekipi i tij.

Duke spjeguar se :”Por këtu është marrëveshja: nuk është faqja e tij e internetit," shkroi ai në blogun e tij. "Ai sapo ishte kontraktuar me një projektues gjenerik për të vendosur një faqe të thjeshtë me vetëm disa përmbajtje bazë. Është vetëm për shkak se njerëzit presin nëse keni një biznes, gjithashtu keni një faqe interneti".

Adresari i firmës së konsulencës së Rudi Giulianit, pas këtyre opinioneve të eksperteve amerikan , thuhet se u rrëzua - u fshi disa orë pasi filloi të kontrollohej - Por, nuk është e qartë pse - mbasi tani është kthyer në internet, me një siguri shumë më të lartë, shkruan “Politico”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat