SHBA - “Albanian TV of America”: Kisha merr në mbrojtje një familje shqiptare nga deportimi - Bota Sot
SHBA - “Albanian TV of America”: Kisha merr në mbrojtje një familje shqiptare nga deportimi

Amerika

E hënë, 19 nëntor 2018

SHBA - “Albanian TV of America”: Kisha merr në mbrojtje një familje shqiptare nga deportimi

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 25 janar 2018 Në ora: 16:45
Kisha merr në mbrojtje një familje shqiptare nga deportimi

Histori e dhimbshme dhe rrënqethse e familjes shqiptare Ded Rranxburgaj, 48 vjeç, nga qyteti Southgate - Detroit, i cili është planifikuar të deportohet sot më 25 janar.

DETROIT MI - Televizioni më i madh i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara - “Albanian TV of America” në Michigan, trasmetojë një kronikë speciale, përgatitur nga Rafael Floqi, e cila kishte të bënte me një çështje të dhimbshme të emigracionit në SHBA.

Ai tha se një grup aktivistësh dhe zyrtar lokal dhe Kishës Metodiste Qendrore të Bashkuar, u mblodh due një ditë më parë para Gjykatës së Imigracionit në Detroit, në mbrojtje të Ded Rranxburgaj - pra mos deportimit të tij.

Megjithë të ftohtin polar, ata u bashkuan duke folur për këtë familje, tha ALBTVUSA nga Detroiti, me djalin e Dedës, Erik, vëllezërit dhe kushërinjtë, deri tek Rev Jill, avokatja Stephanie Chang, Rashida Tlaib, dhe veprimtar të tjer të komunitetit shqiptar dhe të komuniteteve të huaja.

Në kronikë u tha gjithashtu se protesta para Gjykatës së Imigracionit në Detroit, u mbajtë nën organizimin e Kishës Metodiste Qendrore të Bashkuar, dhe morën pjesë edhe aktivistë të të lirive e të drejtave të njeriut, klerikë, avokat të çështjeve të emigarcionit, përfshirë edhe ish kandidaten për në Kongres, Susana Shkrelin një ish Prokurore e një Gjykate rajonale në Michigan.

“Ne i detyrohemi njëri-tjetrit për të marrë qëndrim dhe për të përdorur zërat tanë kur shohim padrejtësi” tha Shkreli, duke shtuar se :” Ndarja e një burri punëtor nga gruaja e paralizuar dhe djemtë e tij, është më se e padrejtë. Mbasi ai është një njeri që pagoi taksat e tij, kurrë nuk kreu një krim, dhe kontribuoi në strukturën e shoqërisë amerikane, andaj ai kurr nuk mund të deportohet nga ky vend “ tha ajo.

Ndërsa, krtikojë ligjet e reja të imigracionit , ish Prekurorja, tha se “Deda, është shembulli i përsosur i sistemit të imigracionit të thyer dhe arbitrar, dhe ai është kandidati i përsosur për një rrugë të qartë drejt shtetësisë Amerikane”.

Më pas ish Prekurorja Shkreli, nxiti qytetarët me fjalën e saj, duke thënë se :”Ne kemi një detyrë që të bëjmë një luftë produktive dhe të shtyjmë përpara këto çështje të Imigracionit, të cilat janë kundër politikave të pamatur që po shkatërrojnë komunitetet tona. Nesër është dita që Deda, duhet të jet gati për dëbimin, pasi ai kërkon shenjtërim në Kishë, le të lutemi që ICE të anulojë qëndrim të dëbimit në emër të tij. Është gjëja e duhur për të bërë” përfundojë ish kandidatia për në Kongres, Susana Shkreli, ish Prokurore e një Gjykate rajonale në Michigan.
.
Ndërkohë, edhe Zyrtarët e Kishës Metodiste Qendrore të Bashkuar, përsëriten shepesh herë në fjalimet e tyre se kisha ka ofraur strehim për Ded Rranxburgaj, 48 vjeç, nga qyteti Southgate - Detroit, i cili është planifikuar të deportohet sot më 25 janar, dhe se nuk do të lejojë deportimin e tij.
Kisha thanë zyrtarët e saj e cila e deklaron veten si vend i shenjtë dhe i paprekshëm, nga çdo autoritet përfshirë me këtë rast policinë dhe agjentët e imigracionit ICE, deklaronë se ajo andaj ka strehuar edhe një familje afrikane vitin e kaluar, e cila kërkonte të qëndronte në vendin e shenjtë, dhe nuk u deportua.

Dhe, kështu po vepron edhe me familjen shqiptare 44 – vjeçaren, Flora Rranxburgaj për të mos lejuar atë dhe familjen e saj - burrin Ded Rranxburgaj, 48 vjeç, nga qyteti Southgate - Detroit, i cili është planifikuar të deportohet sot më 25 janar, që të dëbohet nga SHBA, duke marrë shkak gjendjen shëndetësore të Florës, e cila është e paralizuar nga këmbët dhe lëviz vetem me karrigen me rrota, dhe atë se ai është një qytetar i rregullt.

Në protestë foli edhe djali i madh i familjes Ded Rranxburgaj, tha Televizioni i Shqiptarve të Amerikës - ALBTVUSA, i cili tha: "Se nuk kemi bërë asnjë faj veçse jemi viktimë i disa ligjeve të Imigracionit jo të drejta, andaj me kete rast kërkojë ndihmë për drejtësi".

Më pas në kronikë, u tha se Shqiptarin kërkojnë ta ndajnë nga gruaja e paralizuar në SHBA, ndërkohë, është kjo kishë është ajo që bën gjestin që do ju rrëqethë të gjithëve.

Autoritetet amerikane kanë vendosur dëbimin e familjes drejt Shqipërisë dhe data 25 Janar pra sot do të jetë vendimtare për fatin e Ded Rranxburgaj, azilkërkuesit 48-vjeçar, i cili qëndroi ilegalisht për 17 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krah të gruas së tij të paralizuar.

Por, Kisha Metodiste e Detroitit e ka marre në mbrojtje familjen shqiptare.

Drejtuesit e saj kanë thënë se nuk do ta lejojnë policinë të hyjë me forcë për të dëbuar familjen shqiptare. E vetmja shpresë e mbetur për kete familje është Kisha e Detroitit, e cila prej ditës së marrjes së vendimit për deportim ka strehuar famijen shqiptare, në mënyrë që të pengojnë organet e emigracionit amerikan, për të kthyer në vendlindje azilkërkuesin.

Ded Rranxburgaj dhe gruaja e tij, Flora kanë dy djem, të moshave 24 dhe 15 vjeç.

Rranxburgaj ka aplikuar për azil politik, por kërkesa nuk është pranuar nga autoritetet amerikane.

“Të lë gruan time shumë të sëmurë dhe mos ta shikoj më kurrë atë, është tepër e rëndë për mua dhe për familjen time. Më është lejuar vetem 17 ditë të qëndroj në SHBA, nën statusin humanitar pasi gruaja ime Flora, vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe është aq e dobët sa duhet të përdorë karrocën me rrota”, u shpreh 48 vjeçari nga Shkodra, Ded Rranxburgaj, i cili erdhi në Amerikë për një jetë më të mirë.

Televizioni më i madh i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara - “Albanian TV of America” në Michigan, në kronikë speciale e përgatitur nga Rafael Floqi, tha në fund se :” Kjo është hera e dytë që një kishë në Detroit, merr në mbrojtje një emigrant që Emigracioni kërkon ta deportojë, që nga koha kur Presidenti Trump mori detyrën.

"Ky person nuk është terrorist, ai nuk është një kërcënim për vendin tonë, ai po përpiqet të bëjë një jetë më të mirë," tha Rev Jill Hardt Zundel, pastore e lartë e Kishës Metodiste Qendror të Bashkuar, per ALBTVUSA.

Kurse, mediat sociale Facebook dhe Tweeter thonë se Rranxburgaj u urdhërua të lirohej nga një vendim që dha një gjykatës i imigracionit në vitin 2006, por në vitin 2009, Bordi i Apelimit të Emigracionit, e hodhi poshtë ankesën e tij ndaj atij vendimi, duke konfirmuar urdhrin e largimit.

ICE lejoi Rranxburgajn të qëndrojë i lirë nga paraburgimi gjatë përgatitjeve për largimin e tij, "gjë që ai e kishte bërë në mënyrë të kënaqshme".

"ICE nuk përjashton asnjë rast apo kategoritë e të huajve që kan marrë vendim për deportim nga zbatimi i mundshëm i ligjit", tha një avokat i njohur i çështjeve të Imigracionit Walls në një email. "Të gjithë ata që shkelin ligjet e imigracionit mund të jenë subjekt i arrestimit, me urdhër të përhershëm, të largimit nga Shtetet e Bashkuara".

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test