550 vjetori i Skenderbeut në Detroit

Amerika

550 vjetori i Skenderbeut në Detroit

Nga: i dërguari special i Bota sot në Detroit Beqir SINA Më: 27 janar 2018 Në ora: 18:10
i dërguari special i Bota sot në Detroit Beqir SINA

DETRIOT MI: Viti kushtuar Skënderbeut si nga qeveritë e Tiranës e të Prishtinës, ashtu edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare po përvijohet tashmë në aktivitete të  shënimit 17 janarit 1405 - 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Dhe ky vit me aktivitete të shumta po përkujtohet ji vetëm në mëmëdhe, por edhe në diasporë, ku shqiptarët përkujtojnë heroin e tyre kombëtar. 

Ndër veprimtaritë e shumta, veçojmë ato të diasporës shqiptare në Miçigan të SHBA-ve, ku Viti i Skënderbeut po përjetohet si bashkësi në unitet ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve: katolike, ortodokse, myslimane dhe bektashi. 

Kjo veprimtari e cila shifet si më e madhe ndër veprimtarit në botën shqiptare ka nisur dje në Impérial House në Detroit - Michigan me një orë letrare e organizuar nga « Klubi Letrar » shkrimtari e poeti Pjeter Jaku dhe Zef Pergega, në 550 Vjetorin të përkujtimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

E rëndësishëme është dhe veprimtaria qendrore simpoziumi që do të mbahet sot ditën e shtunë më 27 janar, në sallën qendrore të Kishës Katolike « Zoja Pajtore » me në krye meshtarin e dalluar Dom Nue Gjergji, ku për atë, që u quajt nga Papa i || Pius « Atleti i Krishtit » do të flasin personalitete shquara shqiptare nga Kosova, Shqiperia, dhe Diaspora : profesorë si Sami Repishti, Mërgim Korça, Romeo Gurakuqi, papas Antonio Belushi, Gjon Berisha, Pëllumb Xhufi e shumë të tjerë. 

Një ndër të ftuarit sot për të marr pjesë në këtë simposium madhështor ishte edhe Arbereshi i njohur Joseph J Dioguardi i cili vjen nga ai që thirret ndryshe « sangue sparse «  « Gjaku ynë i Shprishur » me bashkëshorten e tij Shirli Klojes Dioguardi i cili për arsye që ai i ka spjeguar në një leter nuk dotë marr pjesë .

Don Ndue Gjergji, famullitar i kishës së Zojës-Pajtore e Shqiptarëve mikëpritës i kësaj veprimtarie, ka marr këtë letër nga Dioguardi ku shkruan: 

Dom Ndue Gjergji Kishës Katolike « Zoja Pajtore » (29350 Lahser Rd. Southfield, MI 48034)

I dashur Fr. Ndue,

E vlerësoj shumë ftesën tuaj për të folur në simpoziumin e rëndësishëm të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti "Skënderbej", që po mbahet sot më 27 Janar 2018 në  Kishën Katolike Zoja Pajtore.

 Siç e dini, Shirli dhe unë nuk jemi në gjendje të marrin pjesë në këtë ngjarje për shkak të një angazhimi të mëparshëm jashtë shtetit ku ne jetojm pjesmarrjes në nji aktivitet që ne të dy e kemi bërë plan disa muaj më parë. 

Përndryshe ne do të kishim dashur të ishim me ju dhe me mikun tonë të madh dhe të ndërsjellët , Marash Nuculaj, kreun e Degës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Miçigan dhe shumë miq e mbështetës të tjerë të mirë atje.

Në vitin 2005, në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, VATRA organizoi një simpozium të ngjashëm në Universitetin Fordham në Bronks, në të cilin kam mbajtur nji kumtes , të titulluar "Skënderbeu: Përshtatshmëri me Madhështjen e Madhe". 

Të cilën në prezantimit tim, e kam shoqëruar së bashku me Rezolutën e Kongresit që Liga jonë Qytetare përgatiti atë vit për Kongresmenët Tom Lantos dhe Dana Rohrabacher për t'u prezantuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. 

Përveç kësaj, me këtë rast po bashkoj një artikull të shkruar nga Shirley Cloyes DioGuardi në vitin 2015 për një libër të titulluar "Greci Matters" për rolin vendimtar që Skënderbeu luajti në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi nga Perandoria Turke Osmane në shekullin e pesëmbëdhjetë .

Tani agazhimi ynë është që në muajt në vijim të përpiqemi me miqtë tanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të prezantuar një rezolutë të ngjashme të Kongresit për Skënderbeun, për të vazhduar edukimin e popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Uashington për rolin historik që Skënderbeu dhe ushtria e tij vetëm 10,000 ushtarë dhe kalorësish shqiptarë luajtën nji rolë historik për të ndalur ushtrinë osmane turke shumë më të madhe nga ajo e Skenderbeut nga pushtimi i gjithë Evropës Perëndimore. 

Në këtë luftë historike në përballje me perandorin otomane , Skenderbeu me ushtrinë e tij shpëtuan Perëndimin nga pushtimi brutal 425-vjeçar dhe "spastrimi i krishterë" që ndodhi në Shqipëri në fillim të vitit 1480, pas vdekjes së parakohshme të Skënderbeut nga pneumonia në vitin 1468.

Ndërkohë , gjithashtu po të jap edhe nji lajm të mirë me këtë rast se Shirley dhe unë, së bashku me anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe mbështetësit kryesorë në dy komunitetet italiane dhe hebraike, jemi duke punuar për nëntë vitet e fundit jemi për të bërë një Filmi i Hollivudit, i cili do të titullohet:  « Shpërngulja: Shpata e Skënderbeut », film i cili pritet të fillojë nga realizimi deri në fund të vitit 2018.

Shirli dhe unë jemi me të vërtet të kënaqur që ky vit:  Viti i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, është shpallur si Viti  kushtuar Skënderbeut nga dy qeveritë e Tiranës e të Prishtinës.

Po ashtu edhe nga të gjitha Kishat Katolike në trevat shqiptare po përvijohet tashmë me veprimtari e simposiume në përkujtim të 17 janarit 1405 - 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Dhe që ky aktivitet po zhvillihet tashmë jo vetëm në mëmëdhe, por edhe në diasporë, ku shqiptarët e Amerikës popërkujtojnë heroin e tyre kombëtar. 

Ku natyrisht unë dhe Shirli ndër veprimtaritë e shumta, veçojmë ato të diasporës shqiptare në Miçigan të SHBA-ve, ku Viti i Skënderbeut po përjetohet si bashkësi në unitet ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve: katolike, ortodokse, myslimane dhe bektashi. 

Me këtë rast me lejoni në emrin tim dhe baskëshortes time të nderuar Shirli Klojes DiiGiardi t'i shprehim dëshirat tona më të mira për simposium të sukseshëm dhe përzemërsisht të urojmë të gjithë folësit dhe të pranishmit në simpoziumin tuaj.

sinqerisht,

Joe dhe Shirli Kloyes Dioguardi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat