Boston: Përurohet në Braintree Qendra Ditore për Pensionistët “Vatra”

Amerika

Boston: Përurohet në Braintree Qendra Ditore për Pensionistët “Vatra”

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:35
Foto nga perurimi

Përurohet në Braintree (rrethinën jugore të Bostonit), Qendra Ditore për Pensionistët “Vatra”. Një projekt ide që nisi prej z. Argon Gjerasi dhe u mbështet fuqishëm nga familja, shokë e miq bashkëatdhetarë.

Emërtimi VATRA e shpreh vërtetë ngrohtësinë dhe mikpritjen, por thellë pas 25 vitesh kur amerika të është bërë shtëpi dhe atdhe edhe i pasardhësve të shkon ndërmend se rruga e përpjekshme e mërgimtarit ende nuk ka mbaruar një tjetër detyrim, atë ndaj prindërve. Me kaq thjeshtësi Agroni më zbuloi motivin dhe suksesin e arritjes :-“… prindrit tanë i besuan amerikës gjënë e tyre më të çmuar fëmijët, ndaj kujdesi dhe dinjiteti për ta duhet shpërblyer.” Rreth 150 pjesmarrës u njohën me Qendrën e re të Shtunën pasdite, 27 Janar, 2018.

Në ketë përurim ishin të ftuar shumë bashkëatdhetarë dhe nderuan me praninë, lutjet dhe fjalimet e shkurtëra përfaqësues të lartë të Kishës Orthodokse Shqiptaro Amerikane, Peshkopi Nikom dhe At Artur Liolin ( Katedralja e Shën Gjergjit, Boston) dhe Peshkopi Ilia Katro ( Kisha e Shën Trinisë, Boston). Njohjen me mjediset dhe programin e Qendrës Vatra e bëri administratori i saj, Argon Gjerasi i cili spjegoi se në ketë fillim 23 do të jetë numuri i përfituesve të parë dhe me kalimin e kohës ai do të dy-tre fishohet. Përfitimi papagesë është për moshat 65 vjeç e lartë ku do të sigurohet çdo ditë ( nga e Hëna në të Shtunë ), transporti, ushqimi (kuzhinë e traditës shqiptare nga restorant Adria) , kujdesi për shëndetin, barnat, si dhe veprimtari e lojra për rreth 6 orë.

Përshëndeti për arritjen dhe bashkëpunimin drejtoresha e programit z. Mila Koprina e cila u shpreh cilësia dhe shërbimet më të mirat do të jenë në qendër të vemendjes dhe të kujdesit. Mjediset janë pajisur me dhoma kompjuteri, lojnash, terapie dhe pesë pajisje TV me kanale Shqiptaro janë dhuruar nga Telealba. Me plot gëzim u përcollën bisedat dhe u ndoq një program artistik i thurur me recitime, këngë patriotike dhe muzikë argëtuese nga të gjitha trevat që sollën grupet “Mall” me Brunilda Sota dhe Frederik Hoxha, “Duo Oda” me Mërgim Oda e Lekë Saliu. Nga fundi i veprimtarisë u njohëm dhe me më të moshuarin e pjesëmarrësve, 97 vjeçarin Libohovit, Vasil Malita:-“Sot erdha vetëm dhe nëse do të jem mirë si sot do ta marr edhe gruan me vehte këtu në qendrën Vatra.” Dikush për bri që e shoqëronte i tha mos u mërzit Vasil ditëlindjen e 100 vjetorit këtu në qendër do ta festojmë. Vetë do të na mbledhësh tek Vatra. Me pjesëmarrje dhe funksion të plotë Qendra Ditore për Pensionistët “Vatra” do të nisë në harkun e një muaji.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat