Martin Shkreli, pjesë e “Dirty Money”, seria e re televizive e Netflix-it - Bota Sot
Martin Shkreli, pjesë e “Dirty Money”, seria e re televizive e Netflix-it

Amerika

E martë, 16 tetor 2018

Martin Shkreli, pjesë e “Dirty Money”, seria e re televizive e Netflix-it

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 00:55
Martin Shkreli

Një seri dokumentarësh, e realizuar nga kompania televizive amerikane Netflix, me emrin “Dirty Money” (Paratë e pista), ka nisur të transmetohet në këtë platformë.

Ky cikël dokumentarësh ka nisur me një rrëfim shumë interesant për skandalin e VW-së për lirimin e gazrave dhe për “teknologjinë e saj të pastër për motorët dizel”, pastaj për Organizatën Trump dhe karrierën e Donald Trumpit në biznes.

Ndërkaq, në një prej episodeve flitet edhe për skandalin e barnave në SHBA, industri kjo që është keqpërdorur shumë nga kompani të mëdha që kanë blerë kompani prodhuese të vogla farmaceutike nga ku pastaj i kanë rritur çmimet në mënyrë enorme, raporton Koha.net.

Pjesë e këtij episodi është edhe ai që tashmë njihet si “shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli, i cili vite më parë bleu po ashtu një kompani farmaceutike që më pas e rriti çmimin e barit që prodhohej nga ajo kompani në disa qindra për qind.

“Tani një emër famëkeq, Martin Shkreli është yll i episodit ‘Drug Short’. Ky episod hulumton lakminë e farmaceutikëve të mëdhenj, veçanërisht kompaninë ‘Valeant’. I fokusuar në të hyrat e saj, kompania mbylli departamentet e saja të hulumtimeve dhe synoi të blinte kompani më të vogla dhe të rriste çmimet e produkteve të tyre”, shkruan mediumi “thetriangle”.

Në këtë episod, për Shkrelin thuhet gjithashtu se nuk është pjesë e peshqve të mëdhenj të kësaj industrie, megjithatë ka ndikuar që emri i tij të urrehet gjithandej SHBA-së.

Thuhet se është lehtë të pushtohesh nga këto tregime rrëqethëse. Secili episod zgjat rreth 1 orë, ndoshta edhe më shumë, dhe ofrojnë detaje shumë interesante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test