Çikago është mbuluar me borë, shkollat e kanë ndërprerë mësimin - Bota Sot
Çikago është mbuluar me borë, shkollat e kanë ndërprerë mësimin

Amerika

E diel, 18 nëntor 2018

Çikago është mbuluar me borë, shkollat e kanë ndërprerë mësimin

Nga: S.Karaçica Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:41
Çikago

Të premten mbrëma dhe sot tërë ditën në Çikago me rrethinë po bjenë borë që ka paralizuar rrugët kryesore dhe rrjedhat e jetës e të punës,ndërsa sot në gjitha shkollat është ndërprerë mësimi,kështu thuhet në shërbimin për emergjencë të këtij qyteti në shtetin e Illinoisit.

Për tejkalimin e gjendjes sot në të gjitha mjediset e Çikagos janë angazhuar me qindra kompani për pastrimin e rrugëve,të shesheve dhe të vendbanimeve.Dimrat gjithherë janë të vështirë në Çikago dhe për këtë stinë të dimrit,në këtë qytet e kanë bërë përvojën mirë për tejkalimin e gjendjes emergjente,thonë qytetarët amerikanë.

Dimri dhe bora e kanë ,,pushtuar,,Çikagon,,ndërsa shërbimet urbane si uji,rryma elektrike dhe gasi funksionojnë pa asnjë problem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test