SHBA: Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork, u ndriçua kuq e zi dhe me flamurin e Kosovës

Amerika

SHBA: Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork, u ndriçua kuq e zi dhe me flamurin e Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Empire States Building në ngjyrat e Shqipërisë dhe Kosovës

Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat kanë filluar të premten në mbrëmje në Korenë Jugore, u shënuan me një ceremoni simbolike dhe spektakolare edhe për zonën e Tri-Shteshit, që përfshinë New York, New Jersey dhe Connecticut, ku jo vetëm amerikanët por edhe kombësit e tjera kanë shijuar një pjesë të këtyre Lojërave, kur ndërtesa më e lart në SHBA, Empire State Building, ka shfaqur flamujt e 92 shteteve pjesëmarrëse.

Kështu që ndërsa, Lojërat Olimpike Dimërore 2018,  u çelën të premten në mbrëmje zyrtarisht në Pjong Çang të Koresë së Jugut, një ceremoni simbolike, u shënua në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut, që ka emocionuar jashtëzakonisht edhe shqiptarët e Amerikës.

Ndërkohë, që miliona shqiptarë qendruan para ekranit të televizorit, dhe brohoritën me të madhe “ Ja Shqipëria…….!!, dhe më pas Ja Kosova…..!!, jo të paktë qenë ata ishin që dolën në Nju Jork, të vështrojnë për disa minuta, një shfaqje spektakolare të ndriçimit të dritave në ndërtesen e famshme dhe më e larta në qytetin e New Yorkut Empire States Building, e cila nderojë të gjithë atletët që konkurrojnë në PyeongChang, Korenë e Jugut, në Lojrat Olimpike Dimërore, duke ndriçuar me dritat e tij të famshme në majën të kullës në ngjyrat rrotulluese të flamujve të vendeve pjesëmarrëse më 9 shkurt 2018, përfshirë dy shtetet tona Shqipërinë dhe Kosovën.

Në rrjetet sociale pjestar të komuniteti shqiptarë, në zonën e Tri- Shtetshit, që patën rastin në mbrëmjen e çeljes së Lojërave Olimpike Dimërore 2018, të dalin për të festuar dhe promovuar ndriçimin e ndërtesës Empire States Building në ngjyrat e Shqipërisë dhe Kosovës, nëpërmjet fotografive të tyre, në një farë mënyrë shprehen krenarinë dhe u entusiasmuan nga pjesmmarja dhe parakalimi i atletëve tanë në Lojrat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018.

Ku ekipi olimpik i Kosovës, ose shtetit më të ri në botë, ka bërë parakalimin historik në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Kjo ishte hera e parë që Kosova, merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. Ndërsa hera e parë që Kosova mori pjesë si shtet në Lojëra Olimpike, ishte në ato verore më 2016 në Rio të Brazilit.

92 delegacionet që pëfaqësonin ekipet pjesëmarrse marshuanë në pistën për rreth stadiumit olimpik së bashku pas një flamuri të madh që quhej “Flamuri i bashkimit” sipas presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Ndërkohë, që delegacioni olimpikë i shtetit tonë amë, Shqipërisë, ishte i treti që parakalojë me flamurin kuq e zi, duke sjell emocione të mëdha tek shqiptarët kudo që janë, jo pak emocione shkaktojë në mesin e shqiptarve dhe delegacioni nga Kosova, i cili ishte shteti i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të Pyeongchangut në Korenë e Jugut.

Ku renditja e shteteve u bë në bazë të alfabetit korean.

Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore, e cila po merr pjesë me vetëm 2 sportistë skiatorë, parakalojë me Flamurin kuqezi të cilin e ka mbajtur Suela Mëhilli, e cila kishte në krah skiatorin tjetër shqiptar, Erjon Tola.

Kurse, ekipit olimpik të Kosovës, i priu bartësi i flamurit, skitari Albin Tahiri. Ekipi u përbë edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Erin Hamlin, atleti i parë amerikan që fitoi një medalje olimpike në single luge, ishte bartësi i ekipit të SHBA-së në ceremoninë e hapjes të premten.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut hynë të fundit në stadiumin olimpik Pyeongchang gjatë ceremonisë së hapjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat