Intervistë e posaçme me nënën e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije Bytyçi - Bota Sot
Intervistë e posaçme me nënën e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije Bytyçi

Amerika

E hënë, 19 nëntor 2018

Intervistë e posaçme me nënën e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije Bytyçi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së

Është, herë e parë, që nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije Bytyçi, fletë për historinë e familjes së saj dhe si po e presin 17 Shkurtin 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe kur Kosova e feston ditëlindjen e dhjetë të saj.
 
Megjithëse, kjo ditë po i duket më e vështirë në jetën e saj, Nëna heroinë Bahrije Bytyçi,  pasi që i mungojnë tre djemtë, thotë për Bota sot, se : “Të hidhëruar për gjithë jetët që humbën për lirinë e Kosovës, por të lumtur dhe krenar për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë të gjithë së bashku sot”.
 
Dhe, kështu, Nëna e tre djemve dëshmorë, e që ranë për lirinë e Kosovës, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë, dhe nderimin e saj nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë “Motarat Qiriazi” e cila e ka shpallur “Gruaja e Vitit - Për arritjet Jetësore”
 
Po ashtu ajo ndihet krenare që pranë i kanë qendruar çdo herë shokët dhe bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku nga SHBA, dhe gjenë rastin ti faleminderonë ata për inisiativën e ngritjes së një obelisku në Prishtinë dhe Tiranë, me emrat e të renëve dhe të gjithë emrat e luftëtarve të Batalionit Atlantiku, që shkuan nga SHBA, për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
 
Për më shumë ndiqni intervistën që Nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Ylli, Agron dhe Mehmet, znj. Bahrije Bytyçi, i dha gazetarit të Bota sot në Nju Jork, Beqir Sina.
 
A ka qenë e lehtë jeta e juaj ? nënës së tre dëshmorve të lirisë së Kosovës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi ?

Jeta ime nuk ka qenë fare e lehte; mbasi u martova e fare e re dhe kam punuar që kurse isha fëmijë dhe me përkushtim dhe vështërsi deri sa u bëra nënë, sikurse punonte çdo njeri nga brezi shoqeve të mija në Kosovë, nën rregjimin serb.

Në cilën moshë jeni martuar dhe kur lindi fëmija e parë ?
 
Unë jamë martuar si thashë pak më parë shumë re në moshën 17 vjeçare në vitin 1967, dhe fëmija i parë më lindi në vitin 1969.
 
Kur dhe pse morët rrugën e mërgimit ? 

Image

Unë së bashku me fëmijët emigrojmë në Amerikë, rreth viteve1972 dhe 1973 në kërkim të një jetë më të mirë për familjen tonë, dhe për mbijetesë, nga që jeta e jonë ishte bërë krejt e pamundur në Kosovë, atyre viteve.
 
Do me thënë me rritjen e fëmijëve ishin ata në mërgim që u bën krah e prinderve  ?
 
Natyrishtë, po dhe me shumë dashuri dhe përkushtim gjithçka së bashku e bëmë për familjen tonë, të ngrenim edhe ne një jetë më të mirë.
 
Ku keni qëndruar gjatë kohës së luftës në Kosovë, dhe cili ka qenë momenti më i rëndë që ju e kujtoni dhe që nuk e keni harruar ?
 
Ne ndodheshim në Kosovë, gjatë kohë së luftës përjetuam një moment të paharruar: në ditën që po iknim prej Kosovës drejt Shqipërisë, pamë trupat Paraushtarake Serbe, që e rrethuan apartamentin tonë, ndërsa ne gjendeshim një bllok larg prej banesës, drejt rrugës për të kaluar kufirin, teksa shihnim trupat pa jetë të grave të reja, që i merrte me vete lumi, në tentativa për tju larguar maskrave serbe, në qytetet e fshatrat e Kosovës. Ne u larguam bashkë me trupat pa jetë të njerëzve në lum.
 
Na thoni diçka për shkollimin, studimet e fëmijëve, a punonit, dhe ku jetonit ?

Po të  gjithë ne fëmijët e kan përfunduar shkoll?n e mesme në Kosovë, dhe kemi qenë që të gjithë nxënës t? mirë dhe të edukuar.Ndërsa shkollën e lartë eperfunduan në SHBA.
 
Në ditën kur serbët u kanë rrëmbyer tre djemtë, ku keni qenë Ju familjarisht a ishit të gjithë së bashku? dhe si e mësuat se fëmijët au kishin rrëmbyer forcat ushtrake serbe ?
 
Tre djemtë Ylli, Agroni dhe Mehmeti, pas përfundimit të shkollës së mesme shkuan në vendin e lindjes së tyre - në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ata kishin lindur., ndersa unë nëna e tyre gjendesha në Kosovë, bashkë me djalin e vogël, me vajzën dhe  bashkëshortin Ahmetin, ndersa Iliri ndodhej në Amerik?.
 
A ruani diçka të veçantë nga kujtimet e tre djemëve, ndonjë relikt, nga ato të UÇK-së ?
 
Po, i ruaj si syt e ballit uniformat e UÇK-së, dhe varëset e qafës dhe fotografitë e tyre të kohës së luftës.
 
Nëse drejtësia shkon në vend si do të ndjeheshit përball humbjes së 3 fëmijeve ?
 
Dhimbja dhe kujtimi nuk kan fund, na kan ikur tre pjesë trupi, loti nuk do na thahet kurrë. Por, sidoqoftë do të na sillte pak prehje, por dhimbja jonë gjithmonë është e freskët dhe nuk shuhet, për mallin që ndjejmë, na mungon aroma e tyre, buzëqeshja e fytyrës dhe zërat e tyre, kur bënin shaka, dhe mbi çdo gjë na mungojnë shumë p?rqafimet e tyre.

Image

Sa bësoni se SHBA do ta çojnë drejtësinë në vend ?
 
Kemi besim të plotë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjë gjithshka që është në pushtetin e tyre për të sjellë në vend drejtësinë për fëmijët tanë.
 
A mendoni se shoqëria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë mjaft për familjet e dëshmorëve?
 
Si jo! Po ata kanë bërë mendojë për aq sa mund të bejnë si Qeveri e Kosovës.
 
Po me komunitetin shqiptar, a jeni të kënaqur me vlerësimin dhe vendin që u ka dhënë tre dëshmorve që janë bijtë e këtij komuniteti ?
 
Ne jemi mirënjohës për respektin dhe mirënjohjen që komuniti Shqiptar-Kosovar-Amerikan, për sa kanë treguar për djemtë tanë, dhe për familjen tonë, andaj gjejmë rastin t’i faleminderojmë të gjithë, por në veçanti shokët e tyre, bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku, që na kujtojnë çdo herë dhe na qendrojnë afër në çdo rast.
 
A shpresoni që në përkujtimin e dëshmoreve të të shpallet një ditë peligrinazhi në vendin ku prehen tre djmetë dëshmor të UÇK-së, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.
 
Mendojmë, se një dit e tillë  jo vetëm do të na nderonte ne, por të gjithë shqiptarët sepse akti i tyre është i pashëmbullt, që do të bënte krenar çdo shqiptar, sepse ata ranë si shqiptar dhe si amerikan. Ne mendojmë, se do të ishte e vlefshme për Komunitetin Shqiptaro Amerikan të shpallte një Ditë Përkujtimore  - Day of Remembrance, në kujtim të Tre Vëllezërve Bytyqi në Nju Jork.
 
Si po e prisni 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ?
 
Të hidhëruar për gjithë jetët që humbën për lirinë e Kosovës, por të lumtur dhe krenar për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë të gjithë së bashku sot. Andaj gjejmë rastin që me anë të kësaj interviste, dhe rastit që na dhatë ju të gazetës Bota sot, t’ju faleminderojmë, dhe të percjellim lutjen tonë: Zoti bekoftë gjithë popullin e Kosovës dhe aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
E nderuara nëna tre dëshmorve, familja Bytyqi ndersa gjej rastin t’Ju falënderojmë që u bëtë pjesë e kësaj interviste në këtë 10 vjetor, ju njoftojë  se Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë “Motarat Qiriazi” ju kan shpallur “Gruaja e Vitit - Për arritjet Jetësor” 
 
Edhe një herë Ju faleminderit Ju- Zoti u bekoftë, dhe jam e nderuar për marrjen e Çmimit e Mirënjohjes për Jetën që po marr nga Organizata e Grave Motrat Qiriazi. 
 
Bota sot : Ju Faleminderit  urojmë nga zemra shëndet e gjitha të mirat në në jetë ju dhe familjes suaj !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test