Hirësia e Tij, Aleksandër: Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!!

Amerika

Hirësia e Tij, Aleksandër: Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine

BUENOS AIRES - ARGENTINE : Hirësia e Tij, Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, Alejandro Greco, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai, sa her që ka një ditë të shënuar kombëtare - ai nuk e harron gjakun e tij shqiptar.

Me rastin e 10të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Hirësia e Tij, ka përcjell urimine tij, dhe të arbereshve në Argjentinë, me këto fotografi janë të reja 2018 të cilat ai thotë, në lloagrinë e tij në Facebook, se janë fotografi nga një përrua të quajtur Kosova, në provincën Ushuaia, Tierra del Fuego - Patagoni, Argjentinë, pjesa më jugore e botës.

Image

“Këtu në Amerikën e Jugut, kudo që të shkoni, gjithmonë gjeni një vëlla të Gjakut Shqiptar”, shkruan ai duke përcjell Urime për Pavarësinë e Kosovës 2018

Gezuar të gjithëve ju Vëllezër dhe Motra, Shqiptarë të Kosovës. Shumë miq kam atje!!! Urime në ditën e Pavarësisë së lavdishme!!! Gezuar i te gjithë Shqiptareve, anë e kënd botës, pa marre parasysh qendrimin apo perkatesine fetare, partiake apo gjinore!!! Urime 10º vjetori I Pavarsis!!! Lavdi!!! Respekt!!!

17 shkurti do të mbetet në historinë e Popullit Shqiptar si një nga ngjarjet më të rëndësishme. Nje ngjarje historike per Motrat e Vellezerit te nje gjaku Kuq e Zi, qe na ndane me force prej njeri - tjetrit Kombin tone te dashur e shume paqesore!!! Atë ditë, u bë realitet ëndërra shekullore, themelimi dhe i një Shteti të Lirë e Sovran në trungun Iliro -Arbëror - Shqiptar. Populli im i dashun edhe i shum vuajtur Shqiptar te Kosoves qe keni pritur me shekuj e me vite per ket dite te shenjte, gezuar 18 vjetori i lirisë dhe 10 vjetori i Shteti, duke shpresuar per nji te ardhme me te ndritshme, drejte zhvillimit dhe perparimit, drejt dyerve te botes. 

Image

Sot, pas dhjetë viteve të shtetësisë, Republika e Kosovës është një realitet i pamohueshëm në hartën gjeopolitike të botës!!! Sot feston Kosova, feston Republika, feston i Liria e Shqiptarisë!!! Krejt Shqiptaria është një me Kosovë e Shqipëri, Malësia, Maqedonia, Cameria, :” Xhamadani vija vija o sa e madhe është Shqipëria!!!”

Te Bashkimi Kombëtar, Populli Shqiptarë i bashkuar nuk do të mposhtet kurrë!!! Të bashkuar askush nuk do ta mbyllë dot zemrën tonë kuq e zi!!!

Kosovë një popull dje, i sunduar, sot dhe përgjithmonë ka këputur zinxhirët e roberise, me lirinë e saj më 1999 dhe ka pavarësinë se saj më 17 shkurt 2008

Të gjithë Shqiptarët, në qoftë se ne jemi të bashkuar, kemi për të ndërtuar Kombin e Madh që është Shqipëria, Shqipëri Etnikë!!!

Image

 

Në fund të këtij mesazhi Hirësia e Tij, Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, Alejandro Greco, thotë: : “Ju përqafoj dhe lutem, me dashuri të madhe, për secilin prej jush dhe familjet tuaja. Kosovë dhe Ju jeni gjithmonë në zemrat e mia!!! Shpresoj shpejt të mund ta vizitoj Kosovën dhe t' Ju përqafoj, secilin prej jush, personalisht!!! Lavdi dhe Respekt për Dardani!!! Rroftë Arbëria jonë e madhe!!! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!!! Lavdi dhe shume Respekt Heronjeve qe derdhen gjak per kete dite te shenuar per Popullin tone Shqipetare!!! Paqa mbreterofte mbi tere Kombin tone te dashur dhe tere Njerezimin!!! Rrofshin të gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Rroft Liria e Shejt Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipëria Etnike!!! Lavdi dhe Respekt për Dardania!!! Lavdi dhe Respekt për Shqipëri Etnikë!!! Lavdi dhe Respekt për Kosovë!!! Rroft krejt Shqiptarija - Pelazgo - Illyrian nje nga shtetet me te vjetra n’ket planet dhe askush s’mund te na hup faren!!! Ne jete te jeteve, Rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!!

Zoti e Bekofte Kosovën!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat