Harry Bajraktari vizitë te varri i Akademik Mark Krasniqit - Bota Sot
Harry Bajraktari vizitë te varri i Akademik Mark Krasniqit

Amerika

Harry Bajraktari vizitë te varri i Akademik Mark Krasniqit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Harry Bajraktari

PRISHTINE: Veprimtari i dalluar, i komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili mori pjesë në kremtimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këto ditë ka vizituar varrin e Akademik Mark Krasiniqi të cilin ai edhe e ka paur mik të tij.

Ai shkruan në statusin e tij në rrjetin social Facebook, se në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku mora pjesë në kremtimin e këtij jubileu të madhe historik, isha dhe vendosa një gur mbi pllakën e varrit të akademik Mark Krasniqit, që është shenjë simboli se dikush ka qenë për vizitë aty. Akademiku Krasniqi, ishte mik i imi personal dhe i familjes sime në New York dhe Vranoc.

Image

"Profesor Krasniqi, si intelektual dhe shkencëtar, ka qenë shumë i përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kosovën e donte me zemër dhe për të punoi tërë jetën, pa u ndarë asnjëherë nga ajo, derisa ndërroj jetë në Prishtinë.

Akademik Mark Krasniqin, e kujtojmë si profesor univerziteti, si shkencatar, si njeri me gjykime të drejta, i cili me punimet e tij shkencore iu kundërvu qysh herët pikëpamjeve dhe miteve serbe për Kosovën e shqiptarët. La gjurmë të thella në historinë tonë kombëtare dhe, pak para se të jipte shpirt, la amanetin e tij që e mbante në zemër: "Kurrë mos e harroni bashkimin kombëtar", thotë Harry Bajraktari në shënimin e tij në një set me fotografi nga viizita e tij në varrin e Akademik Amrk Krasniqit në Kosovë./Beqir Sina/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test