Ne mërgimtarët nga fshati Hoti të cilët jetojm dhe punojmë në qytetin Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një tubim që mbajtëm kundërshtojmë ndërtimit e një min hidrocentralit në fshatin Hot të Plavës.
Ky minihidrocentral është investim ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Florim Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Zëmër Gjonbalaj i cili vjen nga Hoti i Plavës. Ne Hotjanët jemi kundër këtij investimi, pasi që ata kanë vlerësuar se ky minhidrocentral është duke u ndërtua për interesa personale të tyre.
Në një tubim që e organizuam në mërgimtaret shqiptarë që jetojmë dhe punojmë në qytetin Bronx të Amerikës nga fshati Hot të Plavës në tubimin që mbajtën u përcaktuam që të mos lejohet që për interesa të ngushta personale të individëve të preken pasurit dhe bukurit natyrore të fshatit tonë pa pëlqimin dhe aprovimin e ne vet banorëve.