Ambasadoria e Kosovës në SHBA, diskutoi arritjet, çështjet, dhe të ardhmen 10 vjet pas pavarësisë së Kosovës

Amerika

Ambasadoria e Kosovës në SHBA, diskutoi arritjet, çështjet, dhe të ardhmen 10 vjet pas pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina - New York City Nga Beqir Sina - New York City Më 1 mars 2018 Në ora: 18:31
Ambasadori Vlora Çitaku duke folur në Keshillin e Sigurimit - Kombet e Bashkuara në Nju Jork, vitin e kaluar

NEW YORK - Pasi Kosova festoi dhjetë vjet që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në 17 shkurt 2008, ambasadoria i  R.K. në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, foli javën e kaluar në Qendrën për Studime Evropiane dhe Mesdhetare të NYU. Në një takim me pedagogë dhe studentët, ajo diskutoi mundësinë e njohjes nga Serbia dhe anëtarësimit shumë të dëshiruar në Bashkimin Evropian, dhe OKB-në, shkruan Simone Somekhon më 27 shkurt 2018.

"Ne jemi dy vjet më të rinj se Twitter", tha ajo me shaka duke pasqyruar dekadën e parë të historisë kosovare, e lirë dhe e pavarur, e njohur deri tani nga 117 shtete. "Dhjetë vjet të shtetësisë na mësoi se pavarësia dhe mbijetesa nuk janë të vetëjaftueshme”, u shpreh Çitaku ndërsa vlerësoi lirinë e fjalës së vendit të saj, të cilën ajo tha se është më e madhe se në çdo vend të rajonit. "Kjo është merita e gazetarëve tanë, dhe sistemit ligjor të kushtetutes së Kosovës."

Megjithatë, ajo vuri në dukje se sukseset e vendit nuk duhet të merren si të mirëqena: "Ne në Ballkan e dimë se përparimi është lehtësisht i kthyeshëm, por rruga e Kosovës është e pakthyeshme”.

Pas dhjetëvjeçarëve të tensioneve, ushtria serbe u tërhoq nga rajoni pas Luftës së Kosovës në vitin 1999. Kombet e Bashkuara pastaj krijuan një mision, derisa Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt 2008. Më shumë se njëqind shtete(117) e kanë njohur atë, duke përfshirë fqinjët e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe shtetet më të fuqishme dhe më të mëdha në botë, SHBA, Gjermania, Japonia, Italia, Britania e Madhe, Franca, Suedia, Hollanda e të tjera.

Por, deri tani Serbia dhe disa vende të tjera ende nuk e njohin atë. Bashkimi Europian nuk mund ta njohë pavarësinë e saj deri sa të gjithë anëtarët e saj të bëjnë të njëjtën gjë duke përfshirë; Spanjën, Greqin dhe Rumanin, që janë ndër anëtarët e BE, që duhet të bëjnë hapin për t'i lejuar Bashkimit të vazhdojë me njohjen e Kosovës.

"Kosova nuk do të zhduket nga harta. Nuk mund të jetë një vrimë e zezë në Evropë, "tha Çitaku, e cila mendon se BE ka humbur një mundësi kur nuk pranoi të njohë shtetin e ri në vitin 2008." Kredibiliteti i BE është në rrezik. Si mund të presim që ai të jetë i bashkuar dhe ndikues në çështjet dhe sfidat e shumëta, me komplekse, duke mos shkuar më larg sesa historia e Kosovës? “ tha ajo.

E lindur në Prishtinë më 1980, Çitaku shërbeu si zëvendësministëre e jashtëme, ministëre e jashtëme dhe ministëre e integrimit evropian, përpara se të bëhej ambasadore në Shtetet e Bashkuara. Gjatë bisedës së saj në NYU, ajo vlerësoi gratë në vendin e saj, nga ish-presidentia e parë grua Atifete Jahjaga dhe fituesja në judo - medalistja olimpike Majlinda Kelmendi. Por ajo iu adresua edhe çështjeve në vendin e saj.

"Nuk është një parajsë," tha ajo. "Ne ende kemi shumë sfida, mangësi institucionale, klasa të mbipopulluara".

Papunësia e të rinjve është një nga çështjet më urgjente që po përballet qeveria. Popullsia e Kosovës është shumë e re, me rreth 70 përqind të popullsisë që është nën moshën 30 vjeç. Më shumë se gjysma e atyre aktualisht janë të papunë. “Norma e paunësisë në vend është shumë e lartë", tha Çitaku kur u përball me temën e zhvillimit të Kosovës. "Rinia është një pasuri, por gjithashtu një detyrim. Pra, shumë të rinj duan të hyjnë në tregun e punës çdo vit. Shumë më tepër duhet të bëhet për brezin e të rinjëve për shkollim dhe punësim. "

Por sfida më e madhe mbetet përpjekja për pajtimin me Serbinë.

Edhe pse duket se nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt, Ambasadori Citaku beson fuqimisht se ajo beson në një njohje që do ti sherbente edhe fqinjësisë së mirë për të të dy vendet. "Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë është,për Serbinë dhe për Kosovën" tha ajo, dhe pastaj përfundoi, duke iu referuar rajonit në tërësi: "Ne do të jemi në gjendje të ecim përpara vetëm si një bllok vetëm së bashku” ka thënë Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat