Edi Rama, fjalim para lobit amerikano-izraelit në SHBA!!! - Bota Sot
Edi Rama, fjalim para lobit amerikano-izraelit në SHBA!!!

Amerika

Edi Rama, fjalim para lobit amerikano-izraelit në SHBA!!!

Nga: Beqir Sina Më: 3 mars 2018 Në ora: 20:56
Beqir Sina

Disa ngjarje mbeten në kujtesë për gjithmonë, - dhe nuk harrohen, por janë dhe disa nga ato ngjarje që janë nga ato të befasishmet, që zgjatin disa sekonda, apo e shumta disa minuta, ose disa orë, dhe, më e shumta në Shqipëri, thonë 3 ditë e harrohen sikur të mos ketë ndodhur asgjë. 

Prej se kur erdhi në krye të këtij pushteti totalitar, kryeqeveritari i Shqipërise, ka dy suksest më të mëdha dhe arritjet e saj - është super propoganda e Edi Ramës, dhe Erjon Velijajt, dhe për të “kaluar lumin” me batuta, nëpër rrjetet sociale, shou mediatik që e përcjell ai dhe mediat në thesin e tij, si TemA - Mero Bazes,apo edhe  droga, korrupsioni, kriminaliteti dhe varfëria.

Mjeshtërisht Kryeministri Edi Rama, me ERTV ( i vetemi kryeminister në botë me televizion personal) , apo Meroa Baze - TemA TV dhe gazeta e tij online, nisin e zbehin, çdo skandal apo paçavure, të dalë nga goja e Edi Ramës, shpesh aq sa ngatërrohen edhe me njëra-tjetrën, ndonëse skaliten në memorien zyrtare të një kombi, ashtu të përgjithsuara. Dhe, ashtu si janë mbeten të tilla…….

Kjo ka ndodhur edhe, kur ai tregonte me të madhe pse i pëlqen Edi Rama komb mohuesit si Ivo Andriç, Emir Kusturica dhe Goran Bregoviç? (këtë të fundit e nderoi edhe me çmimin “Çelsi i Tiranës” ose që përkthehet ndryshe qytetar nderi i Tiranës,). Pra se për çfarë është “Nderi i Tiranës”, Bregoviçi? ose u fol shumë pak ose nuk u folë fare dhe u zhbë lajmi që nuk zjgati më shumë se tre ditë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, ka qenë një ndër zyrtarët e lartë më kritikë ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, në fushatën e tij për President në 2016.  Aqsa, Edi Rama në një intervistë në CNN për gazetarin Richard Quest,  e ka quajtur Trump-in një kërcënim jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën. 

Edhe pas insistimit të gazetarit se politikanët e huaj nuk duhet të komentojnë zgjedhjet në vendet e tjera, ishte Rama, që insistonte në kritikat e forta kundër Trump, duke thënë se zgjedhja e Trump president do dëmtonte marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Një ngjarje që do të mbetet në kujtesë për gjithmonë, - dhe nuk është nga ato që harrohen aq kollaj dhe kurrsesi nuk është si disa nga ato ngjarje që janë nga ato të befasishmet, që zgjatin disa sekonda, apo e shumta disa minuta, ose disa orë, dhe, më e shumta në Shqipëri, thonë 3 ditë e harrohen, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, është ajo kur :” Shqipëria u rendit në vendet pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, e cila kundërshtonte shpalljen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.” (Votimi në OKB për rezolutën erdhi pasi më 6 dhjetor Presidenti Donald Trump firmosi dekretin për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem).

Mirëpo, që Edi Rama, nuk i ka marrëdhëniet e mira me Presidentin Donald Trump dhe Administratën e tij- për shkak të dekleratave të tij anti Trumpiste, në zgjedhjet Presidenciale dhe votimi i 21 dhjetorit 2017 në OKB, për Palestinën, kjo nuk do mend shumë, dhe vetëm “qorri” nuk e shikon dhe ai që shkon mbas qerres së Edi Ramës nuk do t’a kuptojë. 

Megjithse, pa dyshim duhet thënë që kortezia diplomatike e Washingtonit, zakonisht nënkupton që Presidentet e SHBA, Administrata, Senati e Kongresi, pavarsisht se cilat janë marrëdhëniet e tyre me liderat e huaj , nuk komentojnë mbi ata dhe vendet e tyre, por duket qartë se kan qart çështje të rëndësishme, sa që e tejkalon këtë në protokoll…….

 Dhe, kjo nuk ka ndodhur vetem me Kryeministrin Edi Rama, por as me udhëheqës të tjerë në Europë, dhe nëpër botë, që kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre.

Mirëpo, aq i thellë është “hendeku” që ka krijuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhjet e tij me Washingtonin -, është edhe propoganda që ai dhe media zëdhënse e tij në Shqipëri, duan ta “kallaisin” me një lloj super propagandë, edhe ardhjen e tij në Washington, të henën më 4 mars, ku ai do të jetë një nga folësit e “rëndësishëm” në Konferencën vjetore të AIPAC, Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite, që do të mbahet në Washington D.C nga datat 4-6 mars 2018.

Në konferenca vjetore e AIPAC, që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, do të flasin edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio, nuk ka asnjë farë lidhje me marrdhënie apo ndonjë miqësi , mes pjesmarrëseve dhe folësve .

Ngase , Edi Rama dihet dhe kuptohet qartë po vjen në Washington Konferencën vjetore AIPAC-u, dhe do të mbajë një fjalim që është konfrimuar, me ftesën e lobit që ka mbas vetes në SHBA, me shpresën se ai do perfitojë dicka për, veten e tij.

Edi Rama vjen në SHBA, vetëm për ndonjë shtrëngim duarsh dhe ndonjë fotografi me ndoshta me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence; kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadoren e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio, dhe të tjer çfarë ti dalin përpara në Washington.

Në konferenca vjetore e AIPAC, që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, 18 mijë delegatë nga të gjitha që shtetet marrin pjesë, janë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit, dhe jo për të parë Edi Ramën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test