Epopeja e lavdishme e UÇK-së – u shënua me një homazh nderimi në Nju Jork

Amerika

Epopeja e lavdishme e UÇK-së – u shënua me një homazh nderimi në Nju Jork

Nga: Beqir SINA New York Më: 12 mars 2018 Në ora: 06:14
Ish ushtarët e Batalonit Atlantiku duke kujtuar këtë Epope të lavdishme

Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin,  lirinë e pavarësinë e Kosovës
YONKERS NEW YORK : Ndërkohë, që në Kosovë, këtë javë me  ceremoni të ndryshme, u shënua 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-së, me akademi dhe vizitat të autoriteteve të larta të Republikës, përfshirë Presidentin e Kosovës, zotin Hashim Thaqi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, deputetet e Kuvendit të Kosovës, si dhe ndezjen e zjarrit në Prekaz, dhe përurimin e bustit madhështor me gëzhoja plumbash,  është përmbyllur manifestimi triditësh “Epopeja e UÇK-së që kishte filluar më 7 mars, sot më 11 Mars në Yonkers – Nju Jork, janë bër Homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Batalioni Atlantiku vllëzërve Bytyqi me rastin e kremtimit të Epopesë së UÇK-së në Kosovë.

Image

Në një njoftim të saj në rrjetin social Facebook, anëtarët e Shoqatës “Atlantiku” - ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, sot më datën 11 Mars 2018, e dielë, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe stafin e saj Yleber Kryeziu dhe Fatmir Zajmi, veprimtar të komunitetit shqiptaro-amerikan, prej orës 10AM deri në ora 2PM te varrezat e Dëshmorëve Bytyqi në Yonkers, vendosën kurora me lule dhe përkujtuan rënien e tre vëllezërve Bytyqi dhe të gjithë dëshmorëve, ushtarëve dhe kontribueseve të Luftë së UÇK-së.

Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues thotë se :”Duke nderuar Epopenë e UÇK-së secili dhe secila shqiptaro-amerikane nderon vetveten, familjen dhe kombin. Rroftë Atdheu Ynë! Rroftë Kombi Shqiptar!”

Manifestimi Epopeja e UÇK-së, ka filluar të mbahet çdo vit duke përkujtuar me këtë rast rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 51 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, edhe në komunitetin shqiptar në SHBA. 

Image

Në atë kohë gjatë kësaj beteje është vrarë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, babai Shabani dhe anëtarët e tjerë të familjes në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë. –
Në këtë veprimtari, marin pjesë për çdo vit anëtarët e Shoqatës së veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së – ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 19 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës – si dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, dhe lider e veprimtar të dalluar të komunitetit,
Ceremonia mbahet çdo përvjetor te varrezat në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemtry Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York , aty ku prehen edhe tre dëshmorët shqiptar nga Amerika që dhanë jetën në Kosovë, për lirinë e saj : vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku.

Image

Me këtë rast, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, kryetari i shoqatës Atlantiku, bashkëluftëtarët e tre të rënëve dhe familja Bytyqi, babai i tre vëllezërve dëshmor Ahmet Bytyçi,  vendosin kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre, dhe mbajnë fjalime përkujtimore në nderim te Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, folësit thanë se :”Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulemi me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për çlirimin,  lirinë e pavarësinë e Kosovës”.

Image

Ceremonia zhvillohet në Yonkers, pranë hotelit Regency, aty ku për herë të parë u nisë për të luftuar në Kosovë, Batalioni Atlantiku nga SHBA, 19 vjet më parë. 
Kjo veprimtari e cila tashmë është bër e përvitshme i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e Lavdishme e UÇK-së”.( Photo credite Doriana P Grajcevci)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat