Reagon Haxhi Dauti: Përçarja e diasporës është tragjedi dhe të kontribuosh në përçarje, papërgjegjshmëri është krim

Amerika

Reagon Haxhi Dauti: Përçarja e diasporës është tragjedi dhe të kontribuosh në përçarje, papërgjegjshmëri është krim

Më: 27 mars 2018 Në ora: 20:03
QKSH, ne Nju Xhersi

Në një intervistë të Enjten për The New York Times, Mark Zuckerberg ndau disa lajme interesante për çështjen e lajmeve “Fake News” që po dalin duke perfshire dhe vendosur ne vend te pare Maqedonine.

Ndërsa ai diskutoi skandalin që përfshinte firmën britanike për analizën e të dhënave Cambridge Analytica, duke fituar akses në më shumë se 50 milionë të dhëna të përdoruesve të Facebook në vitin 2014, Mark tha:

“Në vitin e kaluar, me zgjedhjet speciale në Alabama, ne vendosëm disa mjete të reja IA për të identifikuar llogaritë e rreme dhe lajmet e rreme dhe zbuluam një numër të konsiderueshëm të llogarive maqedonase që po përpiqeshin të përhapnin lajme të tilla. Kjo, në të vërtetë, është diçka për të cilën nuk kam folur më parë publikisht, kështu që ju jeni personat e parë që po u tregoj për këtë. ”

“Ndihem shumë më mirë në lidhje me sistemet tani. Në të njëjtën kohë, mendoj se Rusia dhe qeveritë e tjera do të jenë më të sofistikuara në atë që bëjnë.” vazhdoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Maqedonia, e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme në mediat sociale. Në vitin 2016, qyteti qendror i Velesit u bë i famshëm për ndërmarrjet fitimprurëse online të disa prej banorëve të saj të rinj, të cilët përdorën zgjedhjet presidenciale amerikane për të fituar para duke promovuar lajme të rreme ose mashtruese në mbështetje të Donald Trump. Revista Wired ka një artikull fantastik të quajtur “Brenda Kompleksit Fake-News të Maqedonisë”, i cili ia vlen të lexohet.

Mirëpo, për ta përforcuar këtë lajm për çështjen e lajmeve “Fake News”, që po dalin pikerisht nga Maqedonia, dje një tjetër “axhensi” provinciale lajmesh nga Struga – Maqedonia doli me në lajmë të rremë, “Fake News”.

Ishte pikërisht nje protal “Strugalajm.org”, po nga Maqedonia, e cila ka publikuar një lajm skandaloz për nga mënyra e informimit, dhe lajm që nuk është aspak i vërtet në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri Qendrës Kulturore Shqiptare- QKSH, që tubon struganët në tri-shtetëshin.

Ku behet fjale per zgjedhjet e brendshme ku në garë ishte Kryetari i KSHA, në SHBA, Haxhi Dauti dhe Burim Zhuta një biznesmen strugan, ku fitues doli ky i fundit.

Nje lajm ky “Fake News”, po të kihet parasyshë se si është e vërteta e zhvillimit të kësaj zgjedhje, për kryetar të ri mbasi përfundojë mandati i kryetarit të kaluar.

Futja me qëllim propogandistik, me ose pa pagesë nga ky portal provoncial, është i “gatuar” në mënyrën më prefide të atyre që u ka interesuar t’a përdorin ose "porostin" “Strugalajm.org” te beje një “Fake News”, mbasi zgjedhja e kryetarit të QKSH, në Nju Xhersi, jo këtë radhë por prej se kur kjo qendër është krijuar asnjëher nuk ka qenë politike, dhe u ka shërbyer interesav të cdo kryetari qoftë në Komunen e tyre Strugën.

Kryetari perfshire edhe te sapo zgjedhurin jane krejtesisht mbi baza vullnetare.

Lajmi i rremë i përgatitur simbas sallatës propogandistike te gjoja burimeve nga SHBA, se "Diaspora Shqiptare në Amerikë zgjedh në krye të saj Burim Zhuten, njeri i mbështetur nga Ramiz Merko, i cili garën e fitoj me Haxhi Dautin, njeri ky pas te cilit qendronte ish kryetari dhe lideri i Alenaces Ziadin Sela” është totalisht i pa vërtet, thone te gjithe ata qe ndoqen keto zgjedhje nga te dy palet.

Por, nëse, kryetari Merko, ka pasur apo nuk ka pasur ndonjë qëllim me këtë zgjedhje, ai duhet të regojë dhe të mos bëhet preh i keq infromimeve të cilat jo vetëm që nuk janë të vërteta, por se edhe më e keqja fusin një përcarje të madhe në këtë komunitet që është dalluar për shumë dekda për unitetin e saj.

Dhe, me të drejt, Haxhi Dauti një nga veprimtarët e diasporës së Amerikës, dhe kryetari i lobit të parë shqiptar, Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, përndryshe një nga artistët e njohur në gjithë hapësirën shqiptare në një reagim deri te Strugalajm.com i ka kualifikuar dashakeqe pretendimet nga kuzhinat partiake në lidhje me zgjedhjet në Qendrën Kulturore Shqiptare në New Jersey.

“ Ai thekson se gjatë gjithë veprimtarisë së tij është fokusuar për bashkimin e shqiptarëve pa ndarje partiake.”Kandidimi për kreun e QKSH ishte në vazhdën veprimtarisë për të kontribuar komunitetit dhe cështjes shqiptare, si gjithmonë, e jo për partitë cila do qofshin ato” ka deklaruar Haxhi Dauti.

Duke shtuar se; “Nuk ka të bëj me parti kandidimi, unë nuk jam partiak, tek mua kush kerkon ndihmen unë aty jam. Unë ende jam kryetar i Këshilli Shqiptaro-Amerikan .Unë nuk kam humbur asgjë ! Përqarja e diasporës është tragjedi dhe të kontribosh në perqarje me këtë llojë mënyre të papërgjegjshme është krim dhe nuk i shërben as kryetarit të ri të posazgjedhur”përfundon Dauti.

Para disa ditëve QKSH që tubon struganët në tri-shtetëshin u zhvilluan zgjedhjet e brendshme ku në garë ishte Haxhi Dauti dhe Burim Zhuta ku fitues doli ky i fundit me 70% të votave nga 150 votues.Kryetari eshte gjithmon vullnetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat