Anulohet një koncert i reperit nga Tirana Noizyi në qytetin e Nju Jorkut

Amerika

Anulohet një koncert i reperit nga Tirana Noizyi në qytetin e Nju Jorkut

Më: 7 prill 2018 Në ora: 21:35
Noizy

NEW YORK CITY : Një koncert i reperit të njohur shqiptar Noizy-t, në Nju Jork, planifikuar për këtë muaj simbas rrjetit social Facebook, thuhet se është anulluar - postponed.Kështu të paktën shkruan edhe promotori i këtij koncerti, Jeton’s Party në një flyers - posterin,e koncertit, ku ai sqaron se koncerti do të mbahet “shpejt” ndërkohë, atyre që kishin prenetruar biletat për koncertin, ai premton se do tu kthehen paratë.

Komentuesit në rrjetin social Facebook, thonë simbas tyre se kjo ka të bëjë me sulmin ndaj Noizy-t në Nju Jork, më 25 Nëntor 2017, ku jeta e reperit nga Tirana, u tha se u “vu” në rrezik, si rezultat i një sulmi nga grupi rival CFE, gjatë një koncerti që ka pasur vitin e kaluar ai në Queens, New York.

Sipas mediave, të cilat publikuan edhe një video amatore realizuar me Iphone, fund vitin e kaluar Noizy, dukej se ishte sulmuar nga grupi rival CFE, gjatë koncertit në Queens, të Nju Jorkut.

Image
Njoftimi për anulim të koncertit

Më pas pjesmarrës në atë koncert do të shkruanin në rrjetet sociale se :”Një sherr i madh kishte ndodhur në qytetin e New Yorkut -, ku këngëtari i njohur, Noizy, ishte i përfshirë në një sulm gjatë një koncerti në Queens, të Nju Jorkut".

Një nga fansat e tij, që prtendonte se ishte i pranishem në atë koncert, kishte filmuar gjithcka ndodhi.

Në video tregohej se një reper krejtësisht i panjohur, emri i të cilit është “Don Phenom”, bashkë me grupin e tij “CFE”, kanë sulmuar Noizin, ka shkruar një faqe në “Facebook” ‘Hip Hop Shqip’, e cila kishte publikuar edhe pamjet e vitit të kaluar.

Edhe pse në videon e publikuar simbas medieve sociale nuk shihej qartë Noizy, por edhe me kthmin etij ai deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me atë ngjarje, që ka ndodhur në Nju Jork, dhe përse u anullua ky koncert i planifikuar për këtë muaj.

Ndërkohë, që pretendohet se reperi i famshëm shqiptar, vitin e kaluar në atë ngjarje ka qenë i rrethuar nga sigurimi i klubit ku ai do të mbante koncertin e tij, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të Nju Jorkut “NYPD”, të cilat garantonin sigurinë e tij./ Beqir SINA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat