SHBA: Besimtarët ortodoksë shqiptarë kremtuan festën e Pashkës

Amerika

SHBA: Besimtarët ortodoksë shqiptarë kremtuan festën e Pashkës

Nga: Beqir Sina New York Më: 8 prill 2018 Në ora: 15:49
Besimtarët ortodoksë shqiptarë kremtuan festën e Pashkës

Mesnata e mbrëmshme, u solli besimtarve ortodoks lajmin e gëzuar  “Krishti u Ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i këtyre Pashkëve
BOSTON MA: Besimtarët ortodoks shqiptarë të Amerikës, janë duke kremtuar sot festën e Ringjalljes së Krishtit.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit dhe Të Shtunën në mesnatë me meshën e Ringjalljes së Krishtit. 

Image

Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve, dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. 
Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Kështuqë, besimtarët e shumtë ortodoksë shqiptarë, emigruar në SHBA, në kohra dhe rrethana të ndryshme, në gjithë Shtetet e Bashkuara ku ata janë vendosur prej kolonive të para, pra trashgimtarët e tyre, dhe emigrantët e dekadave të fundit, së bashku me familjet e tyre, kremtuan mbrëmjen e djeshme vigjiljen e Pashkës, ku përcollën lutjet për Ringjalljen e Krishtit.

Ndërkohë, me rastin e kësaj feste mbrëmë në mesnatë në te gjitha kishat ortodokse, sidomos ato ku kryejnë ritet e tyre fetare edhe besimtarët shqiptar të besimit Ortodoks, në Bregun lindor, Boston, Uster, Nju Jork, Nju Xhersi, Ohaio, Uashington, dhe New England, njoftohet se besimtarë të shumtë, ndoqën meshat e Shenjta me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Image

Në Kishën e parë dhe më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, “St. George Albanian Orthodox Cathedral” – Kishës shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, mbrëmë ishin mbledhur dhjetëra besimtarë, të cilët ndoqën nga afër meshën nga At Arturi, kancelari i kishes ortodokse të Bostonit, e të drejtuar nga hirësia e tij peshkop Nikon Liolini dhe priftërinjët e tjer të kësaj katedrale historike të shqiptarve të Amerikës.

Atmosfera e meshës dhe kremtimit në Kishën shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, zbulohet në një fotoalbum nga Panion Tase, të cilin kjo kishë e falenderonë, shihen besimtarët duke ndjekur meshën me qirinj në duar dhe duke uruar njëri-tjetrin. Ata morën nga kisha flakën e Zotit për ta çuar atë në shtëpinë e tyre, për më shumë mbarësi.

Image

Mesnata e mbrëmshme, u solli besimtarve ortodoks lajmin e gëzuar : “Krishti u Ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i këtyre Pashkëve.(“St. George Albanian Orthodox Cathedral” : Thank you for joining us for Palm Sunday Photos courtesy of Panion Tase).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat