“Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri” - ”Skënderbeu, është frymëzim për reformën në drejtësi“

Amerika

“Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri” - ”Skënderbeu, është frymëzim për reformën në drejtësi“

Nga: Beqir Sina Më: 12 prill 2018 Në ora: 13:36
Gjon Junçaj,

Në vitin e Heroit tonë kombëtar Gjergj - Kastrioti - Skenderbeu, në rrjetet sociale të shqiptarve, Facebook Twitter po qarkullon me të madhe, thënja e vitit të kaluar e Prokurorit shqiptaro - amerikan Gjon Junçaj, banorë i Detrotit MI, se :”Skënderbeu, është frymëzim për reformën në drejtësi “ dhe se : “Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t’ia dalë”.

Kjo e fundit vjen si shembull kur flitet për reformën në drejtësi, dhe aktualitetin shqiptar gjithmonë komentues të shumtë në rrjetet sociale, gjejnë vend për argumente të marrin si shembull leksionet e shqiptaro-amerikanit Gjon Juncaj nga Malësia, mbajtur në TED EX Tirana me moton “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”, më 20 Nëntor 2017.

“Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë. Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë,” citohet të ketë thënë eksperti shqiptaro amerikan nga Detroiti - Michigan.

Image

Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane, që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi, ka pohuar se ka shpresë por që në këtë betejë të vështirë ai ka bërë “thirrje” se që t’i shkohet në fund “duhet të jemi të gjithë bashkë” ka thënë Junçaj.

“Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t’ia dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë,” mendon Juncaj.

Juristi Juncaj familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, dhe vet e ka përjetuar sindromin largim nga vendlindja, në atë leksion të vitit të kaluar ka shprehur po ashtu shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu

“Gjuha ime e parë është shqipja, flasim edhe në shtëpi. Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit. Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë,” përmendin komentuesit në rrjetet sociale Juncajn, duke marrë pjesë nga fjala e tij të mbajtur vitin e kaluar në TED EX Tirana me moton “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.

Ndërkohë, meqense jemi edhe në vitin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në rrjetet sociale qarkullon edhe një citim tjetër, i cili lidhet me frymëzim për reformën në drejtësi - nga eksperti shqiptaro amerikan Gjon Junçaj

Nëse Gjergj Kastrioti mundi ta çlirojë Shqipërinë nga perandoria më e fortë e kohes, atëherë disa shqiptarë, ose më saktë të gjithë shqiptarët, mund ta çlirojnë Shqipërinë nga disa njerëz të korruptuar që duan të vjedhin nga brenda saj, është nxjerr në kontekst të fjalës së tij vitin e kaluar ku ai thotë :

“Une a kam ditur se kush ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu, shume kohe para se te dija se kush ishte Xhorxh Uashingtoni. Ai (Skenderbeu) ishte nje kalores me disa njerez besnike qe e çliroi kete vend nga mbreteria me e fuqishme e botes në atë kohë, në mënyrë që të ngrinte flamurin shqiptar për here të parë. Ai ishte krenar për origjinën e tij. Ai flamur, nëse shikoni rrjedhën e historisë, nuk qëndroi duke valuar lart për shumë kohë. Por kur atë e ulën, krenaria e shqiptarëve nuk u ul bashkë me atë flamur, sepse për qindra vite me rradhë, shqiptarët mbetën shqiptarë, dhe ata nuk rreshtën së luftuari deri sa flamuri u ngrit përsëri në 1912.Nëse Gjergj Kastrioti mundi ta çlirojë Shqipërinë nga perandoria më e fortë e kohes, atëherë disa shqiptarë, ose më saktë të gjithë shqiptarët, mund ta çlirojnë Shqipërinë nga disa njerëz të korruptuar që duan të vjedhin nga brenda saj. Kjo mund të arrihet vetëm nëse ne bëhemi bashkë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat