Hebrejtë dhe shqiptarët në Çikago kremtojnë 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit

Amerika

Hebrejtë dhe shqiptarët në Çikago kremtojnë 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit

Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:01
Çikago

Më rastin e 70-vjetorit të themelimit dhe të pavarësisë së shtetit të Izraelit,në zyrën e thesarit të qarkut Maria Pappas në Çikago u organizua manifestim i kujtesës historike me përfaqësuesit e institucioneve të hebrenjve dhe të SHSHA-së.

Në këtë përvjetor historik të shtetit të Izraelit, presidenti dhe kryeministri para popullit izraelit dhe opinionit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për paqe me popullin palestinez dhe Lindja e Mesme mos të jetë bombë e kurdisur që tash e 70 vjetë janë vrarë e përgjakur të dy popujt izraelitet dhe palestinezët.Shteti i Izraelit  është në tokën e vet dhe kërkon që populli palestinezë të jetojë i lirë në hisen që ia caktoi në këtë pjesë të Lindjes së Mesme faktori ndërkombëtar.Ka ardhur koha për marrëveshjen e paqes në mes të dy popujve thuhet nga manifestimi i pavarësisë në Izrael dhe në Amerikë.

Në manifestimin e sotëm të kremtimit të pavarësisë së shtetit të Izraelit në Çikago,ishin të pranishëm udhëhqja e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica,të cilët tash sa kohë kanë thelluar bashkëpunimin me popullin hebrejë dhe Odën Ekonomike Izrael-Amerikë.

Daniel Shure,këshilltar i lartë në këtë institucion ekonomiko-financiar dhe të biznesit, me një fjalë rasti foli për marrëdhëniet në mes të dy popujve të hebrenjve dhe shqiptarëve,që në historinë e tyre të shumëvuajtur kanë të përbashkët qëndresën dhe luftën e drejtë për liri dhe pavarësi në hapësirën e vet etnike.

Në Çikago nuk kemi ditur asgjë për popullin shqiptar në Ballkan dhe mik i sinqertë i shtetit dhe popullit të Izraelit,theksoi në paraqitjen e tij Daniel Shure.Para sa vitesh po në këto zyre të thesarit të qarkut në Çikago, miku ynë shqiptar Mahmut Skenderi nga hapësira etnike në Maqedoni dhe tash e dyzetë vjetë në Çikago,erdhi dhe na u prezentua si shqiptaro-amerikan dhe para nesh shpaloj analet historike se si ky popull mik në Kosovë dhe Shqipëri shpëtoi 3000 hebrejë para asgjësimit nga dora vrastare dhe shfarosëse e Nazi-fashizimit,u tha në takim hebrenjve Daniel Shure.

Po këta dy miq dhe bashkëpunëtor të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,Mahmut Skenderi dhe Skender Karaçica,në mundësuan me matrialet arkivore-historike nga Prishtina dhe Tirana që të mësojmë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare në kohën kur edhe ata vetë ishin të rrezikuar nga makineria fashiste e Hitlerit në këtë pjesë të Evropës,tha në fjalën e tij Dan Shure.

Kur mësuam për këtë fakt historik dhe për shpirtin humanë të popullit shqiptar që pranoi dhe shpëtoi popullin tonë hebrejë,atëherë në nismën e dy miqëve tanë në Çikago organizuam Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë me pjesëmarrjen e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga si dhe pritja e ish presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani. Ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të thellohet më tej më të dyja shtetet Kosovën dhe  Shqipërinë, ndonëse me projektet që kemi para vetës atje qëndrojnë resurset njerëzore dhe të pasurive natyrore për klimën e mirë për investime,theksoi ndër të tjera Daniel Shure.

Në fund të manifestimit në Çikago,zyra e thesarit Maria Pappas për të pranishmit i nderoi me Certifikatën e nderit për angazhimet dedikuar Komunitetit Hebreiko-Amerikanë në mesin e tyre udhëheqësit e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat