Një vit pa Musli Mulosmanajn - Bota Sot
Një vit pa Musli Mulosmanajn

Amerika

E diel, 21 tetor 2018

Një vit pa Musli Mulosmanajn

Nga: Harry Bajraktari Më: 2 maj 2018 Në ora: 17:41
Harry Bajraktari dhe Musli Mulosmanaj

Sot, në përvjetorin e vdekjes, Musli Mulosmanajn, e përkujtoj me shumë ndjenja e mall, si mik timin personal dhe të familjes sime, si atdhetar që e deshi aq shumë Shqipërinë etnike, por, për fat të keq, mbet larg saj fizikisht me dekada, si antikomunist dhe antisllav që ishte, mbretëror besnik dhe njeri me zemër te madhe, i nderuar nga të gjithë. 

Musli Mulosmanaj i përket derës së madhe të Binakalive, e cila në kohë të ndryshme historike për 200 vjet me radhë luftoi për Shqipërinë etnike.

U lind në vitin 1930 në Fang të Bujanit, në Malësinë e Gjakovës. Është djali i madh i Çelë Shabanit, stërnip i Binak Alisë, e nip i Shaban Binakut. Kjo familje ka dhënë shumë heronj e dëshmorë të kombit, dhe në perudhën kur Shqipëria ra nën komunizëm, regjimi i Enver Hoxhës, ekzekutoi, burgosi dhe internoi shumë anëtarë të familjes së tij.

Ai, me një pjesë të familjes, i shpëtoi ekzekutimeve dhe burgosjeve, duke u arratisur nga Shqipëria. Pas një qëndrimi 18 vjetësh në Kosovë, emigroi në SHBA. Në New York, inkuadrohet në Organizatën e Legalitetit, ku për një kohë të gjatë ishte edhe kryetar dhe së bashku me organizatat tjera nacionaliste, luftoi regjimin në Beograd dhe në Tiranë.

Musli Mulosmanaj ishte edhe anëtari i Organizatës më të vjetër "Vatra". Ai mori pjesë në të gjitha demonstratat dhe protestat që komuniteti i shqiptarëve nacionalistë në SHBA i ka organizuar kundër dhunës dhe terrorit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe kundër diktaturës në Shqipëri.

Axha Musli, siç i thosha unë, ishte mbështetës i madh i Legalitetit dhe i Mbretit Leka I dhe Princit Leka II.

Me familjen e Musli Mulosmanajt ishim në miqësi të përhershme. Ai ka qenë i lidhur ngusht me babain dhe gjyshin tiim. Këtë miqësi me të, pastaj e vazhdova unë. Gjatë dy dekadave të fundit, në të gjitha udhëtimet për çështje kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri dhe në trojet tjera etnike kemi qenë bashkë.

Sot, në këtë përvjetor të vdekjes, më mungon shumë. Mungesën ma lehtëson vepra e përbashkët që bëmë për çështjen kombëtare në SHBA. Ti ike në amshim, por pas na le një begati të madhe kombëtare: atdhedashurinë, bujarinë, virtytin dhe dashurinë njerëzore e familjare.

Përgjithmonë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test