“Çkemi Albanian”, prestigjozja “New York Post” flet shqip, ja arsyeja

Amerika

“Çkemi Albanian”, prestigjozja “New York Post” flet shqip, ja arsyeja

Më: 5 maj 2018 Në ora: 18:51
New York Post

Gazeta prestigjoze “New York Post” ka shkruar sot në shqip fjalët “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe.

Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, ndërsa të enjten u lajmërua se listës do t’i shtohet edhe gjuha shqipe.

Të paktën 60 000 shqiptarë banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së.

Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat