Prodhimet e Krushës së Rahovecit në tavolinën e biznesit në Çikago - Bota Sot
Prodhimet e Krushës së Rahovecit në tavolinën e biznesit në Çikago

Amerika

Prodhimet e Krushës së Rahovecit në tavolinën e biznesit në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Zv.ministri për punë të jashtme në qeverinë e Kosovës,Besnik Fahredin Hoti i shoqëruar nga Daniel Shure dhe MIchael Schmitt(Oda Ekonomike Amerikë-Izrael)si dhe përfaqësuesit e (SHSHA-SHGSHA)Mamut Skenderi,Skënder Karaçica,Lirie Mehmeti dhe Ria Ismajli,vizituan disa nga qendrat kryesore të biznesit ndërkombëtar dhe zyrën e Kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago.

Ministrin Hoti e priti Tom Bartkoski,drejtor i zhvillimit në botën e biznesit ndërkombëtar në Çikago dhe shpalosën një varg projektesh nga fusha ndërkombëtare e biznesit dhe të politikave të investimeve ndërkombëtare.Në këtë takim të ngrohtë e miqësor,zv.ministri Hoti për Tom Bartkoski prezentoj disa nga prodhimet e Kooperativës Bujqësore Krusha të Rahovecit,që janë kryesisht prodhime të grave shqiptare të kësaj ane që regjimi serb në vitin 1998-1999,pati vrarë e masakruar më se 200 burra,gra e fëmijë për të lënë në duart e këtyre nënave afro 500 jetimë dhe ekonominë e shkatërruar.

Prodhimet e Ajvarit  nga 12 llojet e varieteteve të specave të Krushës së Rahovecit u pritën mirë nga të pranishmit në Zyrën e Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Çikago.Me këtë rast u tha se plasimi i këtyre prodhimeve shtëpiake të grave që rrisin fëmijët e tyre jetimë të plasohen në tregun e gjerë në Amerikë dhe në botë,u tha ndër të tjera në Qendrën për Biznes Ndërkombëtar në Çikago.

Në agjendën e ngjeshur të zv. ministrit Besnik Hoti vazhdoi në vizitën e tij në 1871-Qendra e Çikagos për Tekonologji dhe Sipërmarrje për të parë nga afër procest e zhvillimit të përvojave dhe të inovacioneve të reja shkencore dhe të dijes në fushën e të bërit biznes me kritere moderne ndërkombëtare që tash e sa vjet kjo qendër ka bërë një përvojë në rrugëtimin e saj me kahe të reja të hulumtimeve me njerëzit të bashkuar në zyrat e saj në Çikago.

Zv.ministri Hoti me shoqëruesit vizitoi zyrën e kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago dhe u prit nga Lisa Kohnke,drejtoreshë e partneritetit strategjik dhe zyra e punëve ndërkombëtare dhe u informua për kahet e shtetndërtimit të Kosovës dhe miqësia e përjetshme e popullit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Në të gjitha këto takime zyrtare në Çikago, zv.ministri për punë të jashtme Besnik Fahredin Hoti për miqtë tanë amerikanë ua dorëzoi hartën e shtetit të Kosovës me kristalet e Trepçës dhe hartën turistike,,Visit Kosovo,, të përgatitur nga Ministria për Tregëti dhe Industri në qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës i bënë ftesë zyrtare Odës Ekonomike Amerikë-Izrael si bartëse e këtyre aktiviteve në fushën ekonomike dhe të investimeve që me bizneset dhe kompanitë në Çikago të vizitojnë në një të ardhme të afërt Republikën e Kosovës,thuhet në agjendën e vizitës së zv.ministrit  të jashtëm Besnik F.Hoti

Për fund duhet theksuar se në Çikago erdhën dy përfaqësuesit e rinj zv.ministri Besnik Hoti dhe Prof.Faton Bislimi që siç thanë me buzë në gazë,,pozitë-opizitë,,saherë që vjen në plan të parë shteti i Kosovës nuk bisedohet se cilës parti politike i takon.Në të vërtetë,ky ishte një mesazh i mirë i vlerave të demokracisë dhe kombëtare në vizitën e suksesshme në Çikago për kahet e reja të shtetndërtimit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test