U shfaqet në Nju Jork, premiera e filmit dokumentar “Pagëzimi” të RTK-së - Bota Sot
U shfaqet në Nju Jork, premiera e filmit dokumentar “Pagëzimi” të RTK-së

Amerika

E diel, 21 tetor 2018

U shfaqet në Nju Jork, premiera e filmit dokumentar “Pagëzimi” të RTK-së

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 maj 2018 Në ora: 18:49
“Pagëzimi” e RTK-se

MANHATTAN NYC : Një dokumentar i RTK-së, mbi një të mbijetuar të Holokaustit nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë, në Letnicë, në perëndim të Vitisë - Kosovë, ka ngjallur interes të madh, pas shfaqjes së tij, në Nju Jork, deklaruan zyrtarët e Qendrës për Historinë Hebraike, në qytetin e New Yorkut.

Filmi që titullohet “Baptism” (“Pagëzimi” – emri shqiptar i filmit), tregon historinë prekëse dhe të mahnitshme të mbijetesës së Shaul Gatenyo, një hebre ky i shpëtuar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë film Shaul Gatenyo, që tani jeton në Jerusalem, prezantohet si dëshmitarë okular hebrenj, i cili i mbijetojë terrorit nazist, kur ishte vetëm dy vjeç, në mesin e të mbijetuarave të fundit nga Holokausti.

Shfaqja e premirës së filmit dokumentar “Pagëzimi”, u bë të martën më 16 Maj në Qendrën për Historinë Hebraike në New York City, një qender kjo në të cilën operojnë pesë organizata të shquara hebraike me Arkivin më të madh dhe më i plotë i përvojës bashkëkohore hebraike jashtë Izraelit.

Në këtë premier morën pjesë, zyrtarët e lartë të kësaj qendre, anëtar të saj, studentë dhe studente shqiptar e izraelitë, veprimtar të njohur të të drejtave të njeriut, historian, gazetar, klerik, studiues, amerikan, izraelit dhe shqiptar.

Përfshirë, Ambasadorin e Japonisë në OKB-ë, Yasuhisa Kawamura, përfaqësuesit diplomatik të dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, ish ambasadorin e Shqipërisë në Londër, zotin Mal Berisha, veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar : Harry Bajraktari, Gjek Gjonlekaj, Uk Lushi, Adrian Grajevci, Ilir Bytyqi, Marjan Cubi, Besim Malota, Gazmend Gjonbalaj, Isidor - Beti Tsamblakos, Alda Mosko, Agim Rexhaj e tjer.

Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve ishin klerik të tre besimeve - Rabbi Kaplan - Drejtor i Qendrës për Arsim e Holokaustit, në Nju Jork, Meshtari Don Pjetër Popaj, Imam Tahir Kukaj, të cilët edhe e kan përshendetur shfaqjen e filimit - dokumentar “Pagëzim” të RTK-së, duke folur edhe për aktin e papërsërtishëm që bën shqiptarët me kodin e tyre Besa, për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjët në Kosovë e Shqipëri, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.

Shfaqjen e këtij filmi dokumentar 25 minuta, i gjatë (Ridvan Berisha - Producent ekzekutiv - Idea Mentor Shala - Regjisor dhe drejtor fotografie - Mumin Jashari - Skenari Ridvan Berisha - Gazetare Valjeta Kosumi - Montazha dhe postproduksioni Liridon Metushi), e moderojë Sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Ines Demiri, e cila lexojë me këtë rast edhe nëj letër përshëndetje të Fr. Nathan Perston .

Çdo histori është inëtëresante, por disa janë të jashtëzakonëshme. I tillë është edhe rrëfimi i Shaul Gadenjos 78 vjeçarit nga Jerusalemi. I cili i shpëtojë Holokaustit, gjatë periudhës më të tmerrshme të shekllit të 20-të.Dhe, për fat të tij shpëtimin e gjeti në një fshat shqiptar që thirret Letnicë, dhe ndodhet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë.

“Mbi shtatë mijë hebrenjë u dërguan nga fabrika e monopolit në Shkup, në kampin famëkeq të Trblinkës - në Poloni. Ndërsa të paktë ishin ata që i mbijetuan këtij dëbimi - dy femra dhe dy fëmijë u nisën nga Shkupi për të gjetur, sterhim te shqiptarët. Rruga është e gjatë,  e moti i ftohtë  nuk e bënë atë rrugëtim më të lehtë. Për, Shaulin, një fëmijë dy vjet e gjysmë, ka mbetur e ngulitur për gjithë jetën : mungesa e ushqimit, ulërimat e ujqërve,  dhe të ftohtit e bëjnë edhe më të tmerrshme rrugën  që zgjati për tri ditë e netë nga Shkupi në Letnicë. Arritja në këtë fshat shqiptar,  simbolizon shpëtimin dhe ringjalljen  pasi aty do të jenë  të sigurtë deri në përfundimin e luftës së Dytë Botërore - kapitullimin e Nazismit”, tregon filmi “Pagëzim”.

Mirëpo duhet permendur se në fillim të viteve ’90, ish-kongresisti amerikan, Xhozef Diogardi, dhe kongresisti tashmë i ndjerë amerikan, Tom Lantosh, kanë qenë zyrtarët e parë amerikanë, të cilët kanë vizituar Shqipërinë, gjatë periudhës komuniste, dhe nxorrën në drtitë faktet se si shqiptarët, shpëtuan popullin Hebraik nga Holokausti.

Ata janë takuar atje me diktatorin e asaj kohe, Ramiz Alija, ku për t’i lënë përshtypje Tom Lantoshit, Ramiz Alija, i jep një dosje nga arkivi i shtetit shqiptar, për të gjithë hebrenjtë që kanë qenë të strehuar në Shqipëri dhe nuk kanë qenë të persekutuar. Dy zyrtarët amerikanë, pastaj, shkojnë në Institutin Përkujtimor Yad Vashem në Izrael dhe e vërtetojnë se të gjitha ato që gjenden në arkivat shqiptare, janë të vërteta.

Prej atëherë, ka filluar të bëhet i njohur fenomeni që shqiptarët si komb kanë strehuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët,  Shqipëria, dhe Kosova, janë të vetmit vende në Evropë, që nuk e ka njohur anti-semitizmin dhe janë të vetmi vende në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore, kan pasur numrin më të madh të hebrenjve, sesa para luftës.

Këto, ngjarje, të cilat ka ndodhur shtatëdhjet vjet më parë, dhe u zbulua vetëm me rënjen e regjimit gjakatar komunist, 1990-të, atyre ndryshimeve të mëdha që ndodhën para 23 vjetëve,dhe shpërbërjen e ish Jugosllavisë, çlirimin e pavarësinë e Kosovës, janë për të treguar atë aktin të pa përsëritshëm që mbajtën familjet shqiptare, të, të tre besimeve fetare me Besën shqiptare, në Kosovë, Shqipëri dhe viset shqiptare në Ballkanin perendimor.

Filmi dokumentar “Pagëzim” i RTK-ës, u shfaq nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshëme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, në Qendrën për Historinë Hebraike në New York City, e cila është një institut prestigjoz me Arkivin më të madhe dhe më të plotë të përvojës bashkëkohore hebraike, jashtë Izraelit.

Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e RK, në Nju Jork, mikëpritëse e këtij eventi, i tha gazetës tonë se ky film dokumentar është një prej atyre disa shembujve, që kan ndodhur në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Koha ajo kur populli i kosovar i hapi dyert e mikëpritjes shqiptare dhe zëmrën e bujarisë shqiptare, popullit hebraik, atyre që kërkuan mbrojtjen dhe ndihmën, e shpitarëve nga shfarrosja, që u ndodhi me Holokaustin, tha ajo. 

“Filmi “Pagëzim” u shpreh Sahatqija, është një dëshmi tjetër, pas atyre të zbuluara më parë,( Pej, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren ), për të treguar botës, me fakte dëshmit e rrëfimeve të jashtëzakonëshme të të mbijetuarve - Duke treguar se ka ardh koha që komuniteti hebraik, të mësojë se populli i Kosovës, duhet të radhitet në mesin e atyre popujve, që u bën shpëtimtari i hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi mendojë unë tha ambasadorja, është njëra prej serive të filmave që Radio Televizioni i Kososvës, që ka përgaditur dhe vazhdon të përgadisë me mbijetuesit e asaj tragjedie të paparë ndonjëher -  ku rreth 6 milion hebrejë humbën jetën.”

Konsullata e Përgjithshëme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, theksojë Sahatqija, kishte nderin dhe përvilegjin me shfaqjen e këtij filmi dokumentar , për të treguar edhe një herë se Kosova, dhe populli i saj, janë ata që kan shpëtuar hebrenjët të cilët kërkuan ndihmë - mbrojtjen dhe e gjetën atë te shqiptarët kodi Besa.

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i cili kishte udhëtuar posaqërisht për shfaqjen në Nju Jork, me ekipin realizues të këtij dokumentari,  i tha gazetës Bota sot, se RTK-ja, ka nisur me nxjerrjen në pah një serë dokumentesh, të cilat kan të bëjnë me histori të tilla nga Lufta e Dytë Botërore, dhe më konkretisht me atë që quhet Holokaust, në mbrojtjen që u beri atyre populli i Kosovës.

“Shumë hebrenjë në Ballkanin perendimorë,  gjetën strehë në Kosovë, duke shpëtuar kështu falë asaj mikëpritjes shqiptare,  kodit biblik - Besa,  mikëpritjen dhe bujarinë shqiptare. Duke i shpëtuar atyre ngjarjeve të tmerrshme, që ndodhën në atë kohë, nga më të tmerrshmet e Shekullit të XX-të, siç ishte Holokausti”, tha ai.

Zoti Shala, duke folur për filmin tregojë se :”Konkretisht, ky film ka të bëjë me një rast, ku një person i cili sot është gjallë dhe është hebre, dhe që jeton në Jerusalem, rrëfen të gjithë historinë prej momentin kur atij ja vranë prindërit e tij, si ka shpëtuar dhe si ka gjetur shpëtimin, në fshatin shqiptar Lenticë, dhe pikërishtë në Kishën katolike të shqiptarve, në të cilën edhe Nëna Tereze, fillojë në atë kohë misionin e saj të bamirësisë. Duke treguar edhe një herë  për mikëpritjen e madhe, që kan gjetur te shqiptarët e Kosovës, të gjithë ata hebrenjë, që kërkuan ndihmën te populli shqiptar i Kosovës”.

Për shfaqjen e këtij filmi foli edhe ambasadori i Japonisë, në Nju Jork, Yahuisa Kaëamura, i cili përmendi vlera të përbashkëta mes shqiptarve dhe popullit japones. Ai e lidhi  aktin e shqiptarve në mbrojtjen e hebrenjëve gjatë luftës - me dhënjën e vizave të 7 mijë hebrenjëve nga Japonia, të cilët u larguan nga Letonia dhe gjetën mbrojtje te populli japonez për të shpëtuar.

Yamin Amiel - Manaxher izraelito amerikan i investimeve - mbasi tregojë mbi një vizitë të tij në Kosovë, tha se ka mësuar shumë nga miqt e tij shqiptar, sidomos nga miku i tij, ketu në Nju Jork, Uk Lushi, mbi atë se çfarë kan bërë populli shqiptar në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjëve në atë kohë, dhe, u shpreh se ishte shumë i kenaqur që po shikonte filimin “Pagëzim” në Nju Jork.

Për filimin “Pagëzim” të RTK-ës, dhe aktin e shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjëve foli edhe veprimtari i njohur Harry Bajraktari, i cili tha : “është nje punë e madhe shfaqja e këtij filmi në këtë qender prestigjoze, duke na bërë një nder të madh të gjithë ne shqiptarve si komb. Kjo është një mënyrë për të treguar, atë  aktin e papërsëritshëm që e bënë shqiptarët, musliman, ortodoks dhe të krishter, edhe para komunitetit më të madh hebraik, këtu në SHBA “,  tha ai.

 Shkrimtari, publicisti dhe analisti i çështjve politike, ish - Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, studiues i njohur, i cili promovoi tre vjet më parë në Nju Jork , librin me titull: “Herman S. Bershtain , jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” e këtij personaliteti të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933, tha se ishte i lumtur që përsëri ndodhej mes këtyre miqve nga Qendra për Studime Historike Hebraike në Nju Jork.

Ai tha se libri i tij i botuar për herë të parë që flet hollësisht për hebrenjët është : "Shpëtim në Shqipëri", shkruar nga Harvey Sarner, duke përshkruar historinë e kodit të shqiptarëve “Besa”, dhe duke treguar historinë e gjallë të hebrenjëve të shpëtuar në Shqipëri, ku 100 për qind e tyre u shpëtuan nga shqiptarët e tre besimeve fetare - pa dallim.

Mal Berisha, tha se pikërisht disa dokumenta nga ky libër, ai i ka qëmtuar nga biblioteka dhe  arkiva e këtij instituti për studimet hebraike, për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm i shqiptarëve. Ndërkohë, që ai përgëzojë autorët e këtij filmi dokumentar “Pagëzim “ për shfaqjen e tij, në këtë qender prestigjoze hebraike në Nju Jork, dhe nxjrrjen e këtyre fakteve të jashtëzanonëshme për mbrojtjen e hebrenjëve nga shqiptarët kudo ku ata kërkuan ndihmë.

Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, e cila ishte mysafire e rastësishëme e kësaj mbrëmje, e quajti shfaqjen e këtij dokumentari : “ Një mbrëmje që tha shumë - bile edhe më shumë se sa kemi mësuar deri tani për mbrojtjen e hebrejve në Kosovë”.

 Ajo tha gazetës Bota sot, se ne shqiptarët jemi në kohën, kur duhet të sa më shumë prezantojmë vlerat tona, sidomos, në këtë kohë kur e gjithë bota është në atë që po thirret “ Krizë botërore e vlerave njerëzore”. 

“Unë mendojë ndoshta jemi një popull I vogël - por jemi një popull i vlerave të madha, u shpreh Gaxherri, duke shtuar se këto vlera tona kombëtare i kemi dokumentuar kohë pas kohe nëpër shekuj. Dhe, tani nëpërmjet këtyre dokumentave siç është edhe ky rast me filmin që sapo u shfaqë “Pagëzim“, janë për të treguar mbrojtjen që i kemi bërë popullit hebraik, kur ai kishte nevojë për ne shqiptarët. Por që sot dhe ne shqiptarët kemi shumë nevojë për Izraelin dhe vendet e tjera. Andaj ne duhet që nëpërmjet këtyre rrëfimeve të mbijetuarve dhe dokumentave të tilla të japim sa më shumë shembuj të këtillë, sepse kemi se çfarë të tregojmë me shumë krenari për atë që kemi bërë”, tha Besa Gaxherri, deputete e LDK-sa, në parlamentin e Kosovës.

Uk Lushi një biznesman dhe veprimtar i komunitetit, i cili kishte ardhur së bashku me mikun e tij nga Izraeli Yaniv Amiel, për të parë premirën e filimit “Pagëzim” shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,  se këto dokumenta janë të çmuara për ne shqiptarët.

“Pas më shumë se gjysmë shekulli të mbyllur në kutitë e së kaluarës, shkruan zoti Lushi - historia e mrekullueshme se si shqiptarët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Holokaustit, po dalin më në fund në dritën e fakteve historike, për të i njohur bota. Kështu në Qendrën për Historinë Hebraike, Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Federata Amerikane Sephardi bënë një shfaqje të veçantë të dokumentarit "Pagëzim", prodhuar nga RTK (Radio Televizioni i Kosovës). Një Film i bukur ky që tregon historinë prekëse dhe të mahnitshme të mbijetesës së Shaul Gatenyos, një hebre i shpëtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shauli dy vjeç e gjysmë u pagëzua në Kishën e Letnicës, për të fshehur identitetin e tij, pasi anëtarët e familjes së tij u kapën nga nazistët në Maqedoni dhe u morën e u dërgun së bashku me pothuajse një milion hebrenj të tjerë në kampin e shfarosjes së Treblinës në Poloni. "Pagëzim" nuk është vetëm një film për shpëtimin e Shaul Gatenyo, por është gjithashtu një rreze shprese se mirësia njerëzore do të mbizotërojë edhe në momentet më të errëta të njerëzimit, - ashtu siç do të thoshte Martin Luther King - do të duhet të pranojmë pakënaqësit e të fundme, por kurrë të mos humbim shpresën e pafundme”, shkruan kështu në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Uk Lushi, veprimtar dhe bisnesman i komunitetit shqiptar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test