Nju Jork : U zhvillua Edicioni i 7-të : Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut - IFFNY

Amerika

Nju Jork : U zhvillua Edicioni i 7-të : Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut - IFFNY

Nga: Beqir Sina Më: 31 maj 2018 Në ora: 21:50
Foto nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut - IFFNY

Çmimi i Madh të Festivalit - Arritja e jashtëzakonshme në aktrimin, i takojë aktorit nga Brazili - Larazo Ramos, me filmin “Kiss”, çmimin që në emër të regjisorit Murillo Benici e pranojë  aktorja Debora Falabella

NEW YORK CITY : Këtë vit, festivali i filmit shqiptar ndryshoi emrin, duke u trasmormuar në : “Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut 2018”, por me të njëjtin qëllim, dhe tematikë, të njëjtën themeluese dhe Drejtore Ekzekutive, artisten e njohur kosovare në SHBA, Mrika Krasniqin. 
 

Nëse, tema e festivalit në vitin 2017 do të ishte "Dream With Confidence”, tema e tij këtij viti (25 - 29 Maj 2018 ), ishte zgjedhur motoja që ka të bëjë me artin dhe kulturën “Leaving a Legacy”.
 I quajtur tani IFFNY, festivali vazhdojë udhëtimin e tij, me Edicionin e 7-të, nga data 25 - 29 Maj 2018 në hapjen “Qilimin e Kuq” qendren legjendare të artit dhe kulturës në Queens - Nju Jork, “ Kaufman Astoria Studios”, ose shtëpia ku lindi gjigandi i kinematografisë botërore “Paramount Pictures” , dhe shfaqjen e disa filmave në qendrën e kinemasë në Manhattan - Nju Jork, “Producers Club Theater” me pronar shqiptar Freddy Tollja, duke shfaqur për pesë ditë me rradhë mbi 40 filma nga 30 vende të ndryshme të botës,
Përfshirë, këtu edhe disa filma shqiptar, të producentve dhe regjisorve nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, duke rritur edhe nivelin kulturor të Nju Jorkut, në një qytet i pasuruar në art dhe kulturë gjatë gjithë vitit.

E veçanta e këtij festivali natyrishtë, që nuk ishte vetëm  ana konukuruese, por edhe promovuese, ku filmbërsit e huaj dhe shqiptar, u paraqtën para publikut amerikan dhe atij shqiptar  me projektet më të rejat filmike të regjizorëve, producentëve, dhe aktorëve, vende të ndryshme të botës, si : SHBA, Izraeli, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Belgjika, Spanja, Peruja, Brazili, Bosnja, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Argjentina  dhe Meksika.
Dhe, kështu ky festival ka ardhur duke u rritur dhe zgjeruar nga viti në vit, falë punës këmbëngulese, dhe të palodhur, të artistes shqiptare nga Kosova, Mrika Krasniqi, Drejtore Ekzekutive, dhe me një Drejtore e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmbërsve - IFFNY, zonjusha Ermira Babamusta, si dhe disa bashkpuntorve të saj, që bëjnë tash shatë vjet, që krijimtaria artistike shqiptare të tërheq sado pak edhe vëmendjen dhe të vlerësohet edhe në Amerikë, edhe nga artistët amerikan, shqiptar, e të huaj.

Mrika Krasniqi, i tha gazetës Bota sot, se ky Edicion i 7-të i festivalit Interantional Filmmaker Festival of New York, solli kësaj rradhe një përfshirje globale të film-bëresve nga e mbar bota. 

“Jam e lumtur që përmes IFFNY, festivalit tonë ne kemi arritur të ushtrojmë kaq impakt të madh, tek këto filmbërës të cilët me prezencën e tyre, dëshmuan rëndësinë dhe vlerën e festivalit. Filmat e tyre ishin të mrekullueshëm dhe me interes të lartë për publikun. Iu urojmë suksese të gjithë fituesve dhe i falenderojë të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin dhe suksesin e këtij Edicioni”, tha ajo.

Ky festival, që e ka “prejardhjen” e tij, nga Java e Filmit Shqipar në Nju Jork (Albanian Film Week), dhe tani quhet “Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut”. Edicioni i 7të, i Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut – u mbajt nga 25 deri më 29 Maj 2018,  dhe në përfundim në Kaufman Astroia Studio, në një Mbrëmje të Madhe Gala, ndau 8 (tetë) çmime për veprat më të mira pjesëmarrëse, si dhe nderojë me këtë rast me nga një çertifikat

Mirënjohje, gazetar, afaristë, biznesmen, artistë dhe kontribues shumë të çmuar.

Filmi më i mirë :

1. “Puthja” nga Murilo Benicio- Fitues
2. “Nuk dëshiron” nga Edon Rizvanolli
3. “Një dhomë gjumi” nga Darien Sills-Evans

Filmi më i mirë i shkurtër :

1.”Innocence” nga Miranda Jean & Michael Cicchetti - Fitues
2. “Save” nga Ivan Sainz -Pardo
3.  “Battle Fields" nga Anouar H. Smaine

Filmi më i mirë dokumentar i funksionimit:

1.“Operation Wedding” nga Anat Zalmanson Kuznetsov - Fitues
2. “Bill Viola the Road toSt.Paul’s” nga Gerald Fox
3.  “A Year in Antracticta” nga Julia Martins

Filmi më i mirë dokumentar i shkurtër : 

1. “Parivara" nga Alex Lora & Alex Kruz-Fitues
2.  “Shtëpia Nr 57” nga Festim Rexhepi
3. “Ceremonial Tatoo” nga Giuseppe Lo Fiogo

Çmimi Aktores më të mirë : 

1. “Pa dashje” -Adriana Matoshi- Fituese
2. “One Bedroom”  - Davin Nelson
3.  “ Calling Home” Natalia Kostrzewa

Çmimi Aktori më i mirë : 

1. “One Bedroom” -Darien Sills –Evans -Fitues
2.  “The Kiss”- Larazo Ramos
3.  “Rooftop Story” -Xhevdet Doda

Çmimi i prodhimit – regjisorit : 

1. “A Year in Antarctica” nga Julia Martins- Fitues
2. “Rooftop Story” nga Gazmend Nela 
3. “The Kis”  nga Murilo Benicio

Çmimi më i mirë i fotografisë

1. “Cookie Heart” nga Charles Xiuzhi Dong-Fitues
2. “A Year in Antarctica” nga Julia Martins
3. “Ellston Bay”  nga Nicholas Eriksson
- Çmimi i Madh i Festivalit

Çmimi i Madh të Festivalit - Arritja e jashtëzakonshme në aktrimin, i takojë aktorit nga Brazili - Larazo Ramos, me filmin “Kiss”, çmimin që në emër të regjisorit Murillo Benici e pranojë  aktorja Debora Falabella

Fituesit e Çmimit të Ekselencës IFFNY "The Rising Star" Ansambli Frank Sinatra i Shkollës së Arteve, i cili është absolutisht i mahnitshëm, thanë organizatorët e këtij festivali.

Çmime Gala për edicionin e 7 të IFFNY 2018, organizuar nga Mrika Krasniqi, mbajtur në Kaufman Astoria Studios,  i ndanë edhe Ermira Babamusta, Giorgio Kolaj, dhe anërtarët e Juria e Madhe dhe Çmimet e Festivalit të Madh.
Jelli Ejlli, kryetar i jurisë (regjisor, producent, shkrimtar), John Blenn (regjisor, producent, shkrimtar), Margherita Peluso (aktore, producente, shkrimtare), Iber Deari, shkrimtar, regjisor) dhe Kendrick Merdani (aktor, dhe mësues) morën nga një Mirënjohje të madhe, për një punë të shkëlqyer dhe kushtim një “sasi" të pabesueshme orësh për Festivalin e Filmit në qytetin e Nju Jorkut. 

Çmimi i Arkitekturës Historike të vitit 2018: Fotografit të njohur profesional Ilir Rizaj, ndërsa me Çmimin e Lidershipit: Ibër Deari, Jotti Ejlli, Kendrick Merdani, John Blenn, Margherita Peluso dhe Ermira Babamusta e Gorigio Kolaj.
Teatri Shqiptar në Amerikë dhe IFFNY nderojnë Gjovalin Niçkin me nderimin "Perkrenarja e Skenderbeut" dhe çmimin e jashtëzakonshëm të shërbimit, veprimtari e  biznesmenit Zikri Meta.

Po ashtu një çmim speciale Çmimi Rising Star iu dha , Ansamblit Frank Sinatra i Shkollës së Arteve në Nju Jork, i cili performojë në natën e ndarjes së çmimeve në Kafuman Astoria Studio - Queens - New York. 

Dhe mirënjohje e veçantë të gjithë atyre, sponsorve që pa sponsorizmin e tyre, dhe ky festival ndoshta edhe nuk do të ishte, deri në këtë edicion, pra Edicionin e 7-të të tij.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut (IFFNY) është një garë ndërkombëtare, shumë konkurruese, që nga viti 2012, organizuar nga Nil Production Corporate, me seli në NYC
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut, IFFNY, është një festival konkurrues me çmime të jurisë në kategoritë tipike, të shkurtra dhe dokumentare. Përveç kësaj, çmimet jepen nga festivali dhe publiku.

Ai është një ngjarje e madhe kulturore e artistike, vjetore, e krijuar nga artistja shqiptare Mrika Krasniqi, Drejtore Ekzekutive, dhe me një Drejtore e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmbërsve - IFFNY, zonjusha Ermira Babamusta.
 Mrika Krasniqi, i tha gazetës Bota sot,  tha në “Red Carpet” ceremoninë e hapjes së këtij festivali në qendrën e famshme kulturore, “Kaufman Studio Astoria -New York”, me një managjer shqiptar Govalin Nikçi, se : ”Ne, me Festivalin Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY, duam të inkurajojmë prodhuesit e filmave nga e gjithë bota, përfshirë edhe ata artistë nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, që vijnë për të marrë pjësë në këtë aktivitet, i cili në edicionet e kaluara, është quajtur, Festivali i Filmit Shqiptar, në qytetin e Nju Jorkut”.

Kurse, Drejtoria e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmit IFFNY, Ermira Babamusta, e cila, dhe moderojë festivalin, e shikon festivalin e filmit si një mjet diplomatik për zhvillimin e mirëkuptimit ndër-kulturor dhe bashkëpunimit midis kombeve dhe talenteve të mahnitshme.

“Është, një nder dhe pervilegje që edhe një herë të presim së bashku këtë festival frymëzues që feston shprehjen krijuese dhe njeh talentin e larmishëm të prodhuesve aktualë të filmave. Festivali Ndërkombëtar i Filmave të Nju Jorkut, tha  Babamusta,  po lë pas trashëgimni të pabesueshme, duke ndezur një shkëndijë në brezin e ardhshëm, duke hapur mundësi të reja për një të ardhme më të madhe për film dhe art”.

Duke folur për festivalin , zonjusha Babamusta, tha se ky festival prestigjioz i filmit - Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve të Nju Jorkut, krijon një platformë historike, për të gjithë krijuesit e filmave për t'i kthyer ëndrrat e tyre në realitet. 

“I tllë është, tha ajo edhe IFFNY, i cili filloi me vizionin krijues dhe dëshirën e një regjisore, një grua mahnitëse nga Kosova, me qëllim të krijimit të kinemasë shqiptare në Manhatan. Sot, ndërsa festivali është rritur gjatë gjashtë viteve të fundit, duke arritur një sukses vit pas pas viti, është bërë edhe një vend i bashkimit për kinemanë ndërkombëtare. Drejtoria Mrika Krasniqi, ishte ajo që mori mbi vete, misionin fisnik dhe të guximshëm, për t'i dhënë përsëri botës së filimit dhe për t'ia kushtuar jetën botës së arteve dhe kinematografisë. Andaj të gjithë mendojë se ne i jemi përgjithmonë mirënjohës Mrika Krasniqit, e cila është e jashtëzakonshme, e dhembshur dhe zemërgjerë”.

Misioni i Festivalit IFFNY është të promovojë dhe ndihmojë zhvillimin e producentve, skenaristeve, aktorve dhe artisteve,  të kinemasë dhe filmave ndërkombëtarë. Qëllimi i këtij festivali thonë këta organizator, është të veprojmë si një nga pikat kryesore të takimit, ku kinemaja ndërkombëtare konvergon në një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor përmes prezantimit të arritjeve më të mira dhe më të fundit në kinemanë botërore.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat