SHBA: Wake Forest University NC: Diplomohen 1900 studentë të “Klasa e vitit 2018”

Amerika

SHBA: Wake Forest University NC: Diplomohen 1900 studentë të “Klasa e vitit 2018”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 qershor 2018 Në ora: 20:07
Te diplomuarit

Më 21 Maj 2018, në Wake Forest University - North Carolina, magjistruan katër gjykatës nga Kosova : Lindita Jakupi, Arjeta Sadiku, Hunnaida Pasuli dhe Ramush Bardiqi.

NORTH CAROLINA : Një turmë e madhe studentësh prej pothuajse 13,000, studentë të “Klasa e vitit 2018”, u mblodhën në Hearn Plaza për të festuar arritjet dhe sukseset e tyre, katër vjeçare të Universitetit Wake Forest, të hënën më 21 maj. 

Rreth 1900 studentë prej tyre ishin nga ata të diplomuar që morën diplomat, dhe filluan kapitullin e ardhshëm të jetës së tyre, si të diplomuar në njerin nga universitet më prestigjoze të drejtësisë në SHBA,Wake Forest University North Carolina .

Në mesin e tyre pas nji viti akademik me përkushtim maksimal në Wake Forest University n? Wiston Salem të Karolinës Veriut, më 21 Maj 2018, magjistruan edhe katër gjykatës nga Kosova : Lindita Jakupi, Arjeta Sadiku, Hunnaida Pasuli dhe Ramush Bardiqi.

Carla Harris, zëvendëskryetare, drejtor menaxhuese dhe këshilltare e lartë i klientit në Morgan Stanley, mbajti fjalimin e nderit të ceremonisë së diplomiit. Ndërsa, zyrtarët e lart të këtij universiteti, profesor, rektor, studentë të dalluar, udhëheqës të suksesshëm të fushave të ndryshme, folën - duke drejtuar një mesazh frymëzues për studentët e diplomuar dhe duke u fokusuar në katër gjëra: “Zgjedhja, shansi, ndryshimi dhe guximi”.

"Kur të ballafaqoheni me një zgjedhje, zgjidhni opsionet që ju bëjnë të jeni udhëheqës. Zgjidhni opsionet që krijojnë një efekt shumëfishues, dhe bëni zgjedhjen që do t'ju shtyjë në mënyrë të pashmangshme dhe do t'ju shtyjë për më shumë,sukses dhe arritje në jet! “tha Carla Harris.

"Zgjidhni të udhëheqni” ishte sllogani i kësaj ceromonie madhështore në Wake Forest University North Carolina 

Ku, e veçant, e kësaj ceremonie tipike e ceremonive të diplomimit që zhvillohen këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë muaj, ishte dhe diplomimi i katër gjykatësve nga Kosova, që kan ndjekur studimet për master në Vinston Salem të Karolinës së Veriut, dhe tani do të kthehen në Kosovë.

Diplomimi i tyre erdhi pas nji viti akademik me përkushtim maksimal në Wake Forest University në Wiston Salem të Karolinës Veriut-SHBA më 21 Maj 2018, ku magjistruan katër gjykatës nga Kosova : Lindita Jakupi, Arjeta Sadiku, Hunnaida Pasuli dhe Ramush Bardiqi, kështu të paktën njoftojn anëtar të komuniteti shqiptar i Karolinës së Veriut me qendër në Greensboro NC, që morën pjesë në këtë ceremoni madhështore.

Duke shtuar se edhe ky grup punonjësish në Gjygjësorin e Republikës së Kosovës si grupet e mëparshme, kthehen tani më të pregaditur në vendëlindje, për të krye detyrat në fushën e drejtësisë ku janë - dhe që do të angazhohen në të ardhmën.

Në statusin e e saj shoqata e Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Greensbore të Karolinës së Veriut, shkruan se “Bashkatdhetarët me vendëqëndrim në këto qytete të Karolinës Veriut , ashtu siç kan vizituar dhe jan përkujdesur për studentët e mëparshëm po edhe këte grup e kan vizituar herpas here, dhe për këto angazhime Prokuroria - Kryetari i Gjykatës si dhe Kryeprokurori i Republikës së Kosovës, ka ndarë çertifikat “Mirënjohëje”, për Bahri Ramadanin i lindur në Bujanoc - Lugina e Preshevës - Kosova Lindore dhe mirënjohje për Altavin Zhivën i lindur në Pogradec, të shtetit amë Shqipëri”.

Vperimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, i tha gazetës tonë se :”Faleminderimi i takon miqëve Amerikan, të cilët kanë programet të veçanta për aftësimin e punonjësve në fusha të ndryshme me qëllim që edhe institucionet e rëndësishme të Shtetit të Kosovës t? kryejn detyrimet në bazë të ligjit për të krijua kushte që të funkcionoj shteti i së drejtës p?r gjith qytetarët e Republikës së Kosovës.

Arjeta Sadiku që ka magjistruar këtë vit në në “WFULaw” dhe ishte pjesë e kësaj ceremonie ka shkruar në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror Facebook , se :”Programi LL.M. në shkollën e drejtësisë në Wake Forest University, ka qenë një mundësi e mrekullueshme për të ndjekur pasionin tim akademik në një sistem arsimor shumë të ndryshëm dhe profesional. Me stafin shumë miqësor, profesorët e shkëlqyer, mjediset e bukura dhe parqet përreth, më ka bërë të ndihem si pjesë e një komuniteti të madh me gjëra interesante për të bërë. Gatishmëria e profesorëve për të ndihmuar në kuptimin e procesit ligjor është shumë e vlefshme. Të kesh një mundësi për të takuar kaq shumë njerëz nga e gjithë bota e bën Wake Forest School of Law një eksperiencë dhe kohë të paharrueshme në jetën time që unë e di që do të kthehem për fat të mirë. "

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat