19 vjeçari shqiptar që takoi presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

19 vjeçari shqiptar që takoi presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Nga: P.R Më: 5 qershor 2018 Në ora: 23:39
Rrezart Cungu me presidentin amerikan, Donald Trump

Rrezart Cungu, 19 vjeçari shqiptar që jeton në SHBA, bashkë me ekipin e tij të tenisit sot është pritur në shtëpinë e bardhë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Pas fitores se kampionatit të tenisit, Rrezarti bashkë me ekipin e tij pati nderin që të takohej me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Jam i gëzuar që puna e palodhur e djalit tim po shpërblehet dhe që suksesi respektohet”, ka shkruar në faqen e tij, Nazif Cungu, babai i Rrezartit.

Kujtojmë se Rrezarti ishte pjesë e fitores së kampionatit e tenisit të National Collegiate Athletic Association(NCAA). Kjo është kupa më e rëndësishme e garimit mes universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat