Festivali i 3-të Shqiptar: Detroiti këndoi e vallëzoi shqip! - Bota Sot
Festivali i 3-të Shqiptar: Detroiti këndoi e vallëzoi shqip!

Amerika

E hënë, 19 nëntor 2018

Festivali i 3-të Shqiptar: Detroiti këndoi e vallëzoi shqip!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:35
Festivali i 3-të Shqiptar

Festivali i tretë Shqiptaro - Amerikan në Hart Plaza – Detroit, me themelues dhe President Ben Pëllumbin nën organizmin e një bordi të ngritur posaçërisht për këtë festival, solli në skenën verore të këtij sheshi “magjik” edhe për këtë vit momentet më të bukura të tigujve të muzikës dhe valleve shqiptare.

Edhe, kësaj rradhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar, showman Ben Pëllumaj, me ndihmën që i dhanë atij edhe shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë( kompanitë dhe indivitët sponsorizues të këtij festivali ), pëfshirë Kishën Katolike Zoja e Shqiptarëve me meshtarin Don Nue Gjergji, dhe Televizioni ACTV, ishin ata që e ben këtë festival ngjarjen e madhe artistike në Detroit, për të tretin vit, i cili, me këtë rast duke faleminderuar në mynyrë të veçant, Dom Noun, tha se: “Kisha Katolike Zoja e Shqiptarëve, me famullitarin Don Nue Gjergji, është me një kontribut të vecantë për mbajtjen e këtij festivali, thotë vet organizatori i këtij festivali por se duhen faleminderuar edhe Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit, në partneritet të barabartë me disa organizatat shqiptare-amerikane, biznesmen e afaristë shqiptarë si dhe veprimtarë e lider të komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët ndihmuan, sado pak në realizimin e këtij festivali në Hart Plaza – Detroit, për të tretin vit me rradhë”.
Kështu që Sheshi i kryesorë në zemër të qytetit të Detroitit, Hart Plaza, për dy netë me rradhë(e shtunë dhe e diel 16-17 Qershor) u “pushtua” nga ritmet e valleve dhe muzikës popullore shqiptare nga Shqipëria, Kosova, nga trevat shqiptare, dhe diaspora të interpretuara nga disa yjet e këngëve dhe artistëve më të njohur shqiptar.

Festivali i III Shqiptar, u ndoqë nga qindra shikues, ndërsa, në skenën e festivalit për më shumë se 8 orë për dy netë, dolën dhe interpretuan dhjetra këngëtarë, vallëtarë dhe muzikantë, e artistë nga e gjithë diaspora në Amerikë, Shqipëria, Kosova e viset shqiptare.

Konferencierët e këtij festivali ishin Joli Paparisto dhe Arben Dervishi, kurse DJ : E - TERSHANA, ishte ajo që ka shoqëruar për dy netë të gjithë këngëtarët dhe grupet e vallëtarve të festivalit.

Image

Ndërkaq, prezantuesit disa her e elektrizuan atmosferën me presantimin e artistëve këngëve e valleve, dhe interpretuesve, duke then se Festivali i III-të, Shqiptar, për të tretin vit këndoi dhe vallëzoi vetëm Shqip në mes të Detroitit.

Këtë Festival e përshëndeti diplomati shqiptar , Visar Zhiti, në emër të Ambasadës shqiptare në Washington, duke i uruar jetgjatësi dhe suksese festivali shqiptar.

Himnet e dy vendeve (Shqipërisë dhe Amerikës) u interpretuan nga Ermelinda dhe Ledi Paparisto në shoqërimin muzikor të Gjergji Paparistos.

Ky festival u hap me vallen "Me një Flamur Të Pandarë" me pjesmarrjen e Grupeve të vallëtarve të fëmijve nga Grupi - “Gjergj Kastrioti” - Michigan, koreografe Joli Paparisto, Grupi “Rozafati”- New York, koreografe Agelina Nika, Grupi “Bashkimi-Boston” koreograf Bashkim Braho, dhe Grupi “Shqiponjat e Vogla”- Ramazan Këllezi dhe Lili Cingu nga Toronto, dhe u mbyll me Himnin “Një Flamur dhe Një Shqiponjë”, të interpretuar nga Rock stari Haxhi Dauti - kantautori shqiptar nga Nju Xhersi.

Në mesin e artistëve pjesëmarrës, në Festivalin e II-të Shqiptaro – Amerikan, ishin edhe disa emra mjaft të njohur të skenës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare dhe nga diaspora.

Image

Këngëtari i muzikës folklorike e popullore, nga Malësia, Nikoll Nikprelaj, i cili ishte mjaftë i popullarizuar në vitet 90-të,dhe më pas, ishte i pranishëm në skenën e këtij festivali, duke e kall atmosferen së bashku me “Mbretereshen” e këngës së Shqipërisë së Mesme - Merita Halilin dhe Maestron e fisarmonikës Raif Hysenin.

Po ashtu në skenën gjigande të ketij festivali ishin dhe, fitues të çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për muzikë, e art këngëtarët mjaft të njohur, dhe të vlerësuar në skenën artistike si Sopranoja e njohur Ermelinda Paparisto, dhe Soprano Ledi Paparisto, si dhe këngëtarja Dorina Tiko - këngëtarët Julian Mustafa, Besnik Yzeiri – (Violine Instrumentale), Perparim Mefaja, Gjon Lulgjuraj, Fran Lucaj dhe rikthimi në skenë mbas disa vitesh edhe i Rrok starit strugan në Amerikë, kantautori Haxhi Dauti.

Në këtë festival për her të parë mori pjesë edhe Çun Lajçi, i cili është një muzikant, autor, aktor i teatrit, aktor i filmit, mësues i dramës dhe aktivist shqiptar. Ai është i famshëm për recitimin e Malit të Lutës (Lahuta e Malsisë).(Lajci ka luajtur mbi 200 role dhe ka qenë në 30 filma. Ai është emëruar dy herë si aktori më i mirë në Serbi në organizatën e teatrit "Joakim Vujiq". Ai mori çmimin "Naim Frashëri" nga presidenca shqiptare. Ai ka lëshuar dy libra, "Zjarr në Pashuar" dhe "Nises të rreme në behet më vonë”).

Image

Po ashtu nga Shqiperia mori pjesë Agron Llakaj, i cili aktualisht është drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit "Al pazar" ne Vizion Plus. Nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".

Në këtë festival preformuan gjatë dy netëve edhe tre grupet e mrekullueshme të valltarve të djemve e vajzave të talentuara: Grupi djemeve e vajzave “Gjergjë Kastrioti Skenderbeu” të Kishës “Shën Pali” Detroitit, me Joli Paparisto, Grupi “Rozafati” nga Nju Jorku, me drejtuese dhe koreografe Angelina Nika, Ansambli “Bashkimi” nga Bostoni me koreograf Bashkim Braho dhe ai shumë i dashur për publikun “Shqiponjat e Vogla” nga Toronto, me udhëheqës artistik, Ramazan Kellezi dheLili Cingu, si dhe disa artistë të tjer nga Shqipëria, artistë lokalë dhe grupe tradicionale nga Michigan, New York dhe Çikago.
Për dy netë me rradhë, jashtë festivalit në sekenën në bregun e lumit Windsor rreth 200 metra larg nga bregut tjetër, ku ndodhet qyteti kanadez Windsor, vallëzuan dhe kënduan në shesh në shoqërinë e këngëtarve të festivalit, qindra djem dhe vajza shqiptare, të cilët u bën edhe bukuria e këtij festivalit madheshtor, që do të hyjë në historinë e kulturës së Shqiptarëve të Amerikës, si një festivali shqiptar në SHBA, që do të mbahet mend gjatë, me një bukuri të vërtetë shqiptare përtej Atlantikut.

I ashtuquajtur festival, në konceptin amerikan, ky aktivitet artistik e kulturor, është krijuar nga showman Ben Pëllumbaj, dhe mbahet në sheshin e festivaleve artistike, amfiteatrin verorë të Detroitit – “Hart Plaza”, ku për dy netë me radhë qindra shqiptarë, të Metorsë së Detroitit, por edhe ata të ardhur nga shtetet për rreth Miçiganit, por edhe grupe që kishin udhëtuar dhe nga larg – New Yorku, New Jersey, Kenektiket, e Bostoni, u argëtuan me këngë e valle shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, e trevat shqiptare.

Image

Në këtë shesh gjatë festivalit valviteshin flamujt kuqezi, dhe SHBA, si dhe në stenda për rreth sheshit ishin vendosur disa poster të mëdhenjë me portretin e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, në dedikim të Vitit të Skendërbeut.

Kështu për dy netë me radhë, edhe këtë vit në zemer të Detroitit, do të dëgjohej vetëm shqip, aty ishte zëri i disa yjeve të estradës shqiptare, këngëtar e artistë shqiptaro-amerikane, në SHBA, të të gjitha rrymave muzikore, duke përfshirë instrumentet dhe meloditë autoktone shqiptare, dhe prezecen e kulinarisë tradicionale shqiptare.

Ky është viti i tretë radhazi që shqiptarët shpalosin këngët dhe vallet e tyre në qendër të Detroitit në shtetin Miçigan në Festivali Shqiptaro-Amerikan që zgjat dy ditë, dhe mbledh artistë nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kanadaja.
“Nisma jonë për të mbledhur çdo vit këngëtarë dhe valltarë shqiptarë në sheshin Hart Plazza, në qender të Detroitit, hyri në vitin e tretë. Dhe, ne jemi të bindur te suksesi dhe rritja e këtij festivali, duke besuar te puna e madhe që bënë Bordi i Festivalit, i cili është kujdesur të sjellë muzikë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare,”, thotë biznesmeni i suksesshëm shkodran në Detroit, Ben Pëllumbi, duke shtuar se : “ Nuk ka sukses dhe krenari më të madhe se sa ajo që për dy ditë flamuri ynë kuq e zi, valvitet përkrah flamurit Amerikan, në këtë Shesh prestigjoz që përdoret zakonisht për grupe të mëdha amerikane të rokut apo teknos, po që pret tashmë çdo qershor edhe muzikën shqiptare me disa nga interpretuesit më të mirë që ofron ajo”.

Kurse organizatorët e këtij festivali thanë se qëllimi kryesor është për të mbajtur të afruar komunitetin dhe për t’i treguar botës se shqiptarët kanë mjaft për të ofruar përsa u përket vlerave të kulturës.

Image

Në fakt, sipas organizatorëve shqiptarët janë sot për sot të vetmit që mbajnë një festival etnik në qendër të Detroitit, i thanë ata Zërit të Amerikës, duke shtuar se Shoqatat dhe biznesmenët që mbështesin këtë festival, ngaqë shpresojnë ta bëjnë Festivalin një ngjarje të rregullt të përvitshme, duke u nisur nga interesimi i shtuar që pati këtë vit.

Festivali i III-të, Amerikan Shqiptar u mbyll në një atmosfer mjaft të këndshme festive dhe është manifestimi kulturor më i madh Komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, e shtetet për rreth tij, duke bër bashkë në nji koncert të përbashkët disa nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, kudo që ata ndodhen, që të ndihmojnë për të ndarë kulturën shqiptare me komunitetin shqiptarë në SHBA, si dhe me amerikanët e komunitetet e tjera.

Festivali shqiptar i Detroitit është një konceptim amerikan, por edhe një traditë e hershme e këtij komuniteti, në Miçigan, që këto 3 vite të fundit biznesmeni i suskseshem shkodran në SHBA, Ben Pëllumbi, e solli këtë festival të mbahet javën e pare të qershorit në qender të qytetit të Detroitit, sheshin e famshëm “Hart Plaza”.

Ky festival ka marrë për të tretën her edhe mbështetjen e gjerë të komunitetit shqiptarë, dhe ndihmohet edhe nga dy kishat shqiptare, Kisha,Katolike Shqiptare St. Paul, Televizionet locale shqiptare, si dhe nga disa organizata, shoqata dhe biznese shqiptaro-amerikane të Metrosë së Detroit.

Ky festival, bashkon të gjitha komunitetet shqiptare si pjesë e veçantë e kulturës sonë të njohur ndërkombëtarisht mbi harmoninë fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test