Keqardhje e thellë nga shqiptarët e Amerikës, mbi vdekjen e Adem Demaçit - Bota Sot
Keqardhje e thellë nga shqiptarët e Amerikës, mbi vdekjen e Adem Demaçit

Amerika

E martë, 23 tetor 2018

Keqardhje e thellë nga shqiptarët e Amerikës, mbi vdekjen e Adem Demaçit

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 22:43
Adem Demaçi

Shprehje ngushëllimi dhe keqardhje të thellë janë reagimet e para të shqiptarëve të Amerikës, në rrjetet sociale pas marrjes së lajmit për vdekjen e Adem Demaçit.

Marrësi i Çmimit të Paqes të Saharov dhe aktivist politik i përjetshëm Adem Demaci ka vdekur sot, në Prishtinë, në moshën 82 vjeç. Demaçi, i cili ka kaluar 28 vjet burg për shkak të disidencës së tij në Jugosllavinë komuniste, shpesh i referuar si Nelson Mandela i Kosovës, ka qenë një ish-i burgosur politik, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe shkrimtar, i njohur.

Lajmi i vdekjes së tij u njoftua sot nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë një seance të këtij kuvendi.

"Jeta dhe puna e tij do të mbahen për aq kohë sa populli shqiptar dhe shqiptarët janë gjallë. Lavdi jetës dhe punës së Adem Demaçit, 'tha Haliti në Kuvend.

Kurse, Deputetët e Kosovës mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti.

Adem Demaçi, ishte një mik i madh i disa, liderve, e veprimtarve, të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara e Kanada, individeve të veçantë të njohur për lidhjet e tyre të ngushta, sa herë ai vizitojë shqiptarët e Amerikës, në fund – vitet 1990, të cilët shprehin ngushëllime dhe keqardhje të thellë, në rrjetet sociale pas marrjes së lajmit për vdekjen e tij.

“Baca na la! Do të mbajmë në zemer e mendje përherë, si njeriun që na mësoi se si duhet atëdheu pa kushte” shkruajti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Kurse, Uk Lushi, shprehu ngushëllimin e tij duke shkruar : “Lamtumirë heroi i shqiptarizmës. I lumi ti për jetën vertikale. Jeta jote e pasvdekjes do të jetë e gjatë sa ekzistenca e lirisë njerëzore dhe kombit shqiptar.Me dhimbje të madhe, por edhe me krenari: Të faleminderit për jetudhën tënde, Adem Demaçi , shkruan ai.

Kyetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, në llogarinë e tij në Facebook, thotë: Ndërroj jet Pishtari i rezistencës Adem Demaci , i cili vuajti në burgjet e sllavo komuniste të ish Jugosllavisë, për afro tre dekada, vetëm e vetëm për liri, drejtësi për popullin shqiptar, Ai ishte një aktivist, shkrimtar dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, një disident nacionalist shqiptar - Ngushëllime familjes, Zoti e shpërbleft me Parajs!”

Ish diplomati i pare shqiptar në Kombet e Bashkuara në New York, pas rënjes së komunizmit, në Shqipërinë pluraliste, Sokol Neçaj, shoqëruar me një fotografi të asaj kohe me Demaçin në Nju Jork, ka lën ngushëllimin me një përshkrim “ Pushofsh në paqe Baca Adem! Vepra dhe jeta juaj nuk do të shkojnë kot!!”

Shoqata Shpresa me seli në New York, në llogarinë e saj në Facebook, shkruan se me dhimbje të thell e kemi pranuar lajmin për vdekjen e simbolit të çështjes kombëtare, Adem Demacçi: “Kontributi dhe veprimtaria e tij për kombin dhe Rëpublikën e Kosovës do të jetojë deri sa të jetoj emri shqiptar. Adem Demaci, ishte simboli i rrezistencës kombëtare, ai do jet gjithmonë udhërrëfyes për breznit.”

Me këtë rast Shoqata Shpresa, i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, institucioneve shteterore dhe mbare popullit shqiptar. I leht i qoftë dheu i Kosovës të cilës ia fali jetën.

Lavdi veprës së pavdekshme të Adem Demacit! – Shoqata Shpres në New York.

Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, për SHBA, dhe Kanada, shkruan se :”Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.Ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkë-punëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe - mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën”.

Poashtu ngushëllime kan shprehur, edhe miku i tij më i afërt për dekada, në Amerikë, veprimtari i njohur Shaqir Gashi, si dhe artistët Merita Halili dhe Raif Hyseni, Komandati i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, dhe Arbër Krasniqi, Agron Sela, Shaban Demiraj, Jack Kukaj, Besim Malota, Beka Bruçaj, Esad Gjonabalaj, Ejllo Berishaj, Shoqata” Bijte e Shqipes”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Qendra Kulturore Nju Xhersi, Fondacioni Plave Guci, Shoqata Rugova, Shoqata Atdhetare Kraja,Shoqata Kosova Lindore, Shoqata "Bijtë e Ilirisë", Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave, Shoqata Atdhetare Dibra, Shkolla Shqipe Bronx, Tonny Dedivani, Egzon Hasangjekaj, Adrian Grajqevci, Besim Muriqi, Shuqo Braça,Esad Rizai, e tjer.

Emri i Adem Demaçit si Nelson Mandela i Kosovës, i është referuar atij ngase ai ishte një aktivist, shkrimtar dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. I burgosur për herë të parë në vitin 1958, Demaçi kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të rinisë në dhe jashtë burgjeve të ish Jugosllavisë si një disident nacionalist shqiptar.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 1995 Demaci kryesoi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, KMDLNJ, një organizatë që u bë e rëndësishme në monitorimin dhe raportimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë regjimit të Millosheviçit.

Në vitet 1998-99, Demaci kryesoi degën politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe u bë zëdhënës i saj gjatë luftës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test