Pacolli: Haley përballët me të gjithë ata që e sulmojnë Kosovën

Amerika

Pacolli: Haley përballët me të gjithë ata që e sulmojnë Kosovën

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 27 korrik 2018 Në ora: 18:43
Behgjet Pacolli dhe Nikki Haley

WASHINGTON D.C: Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot Nikki Haley, ambasadore e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Pacolli ka shkruar se Haley mbron Kosovën nga sulmet dhe se fjalimet e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB’së pro Kosovës dëshmojnë miqësinë me SHBA’në.
“Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjitha ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë. Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me SHBA-në”, ka shkruar Pacolli në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat