Telegram ngushëllimi për vdekjen e Adem Demaçit nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA - Bota Sot
Telegram ngushëllimi për vdekjen e Adem Demaçit nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA

Amerika

E hënë, 15 tetor 2018

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Adem Demaçit nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 27 korrik 2018 Në ora: 19:36
Adem Demaçi

NEW YORK : Shoqata Atdhetare “Shpresa”, nga SHBA, me anë të një telegram ngushëllimi i është drejtuar : Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi, Kryeministrit Ramush Hardinaj, dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, anëtarve të familjes Demaçi – miqve, dashamirve, shokve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit.

Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit, thuhet në telegramin e Shoqatës Atdhetare “Shpresa” me seli në Nju Jork.

“Kontributi dhe veprimtaria e tij për kombin dhe Rëpublikën e Kosovës do të jetojë deri sa të jetoj emri shqiptar. Adem Demaci, ishte simboli i rrezistencës kombëtare, ai do jet gjithmonë udhërrëfyes për breznit. Ngaqë me punën, angazhimin, përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, skarificën e tij, gjatë dekadave të kaluara, Demaçi si pjesë e historis së Kosovës, së lirë e të pavarur, ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, veçanërisht në lirin e çlirimin e saj, avancimin e gjithanshëm të lirive e të drejtave të shqiptarvë kudo në trojet e tyre”, thuhet në telegramin e Shoqatës Atdhetare “Shpresa”, nga SHBA, me Kryetar Besim Malotën.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Shoqatës Atdhetare “Shpresa”, nga SHBA, për këtë humbje të madhe, Kryetarii saj Besim Malota, po ashtu thekson se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur njërën nga figurat më emblematike, të rezistincës, paqes, humanizmit dhe të letërsisë shqiptare”.

U prehsh në paqe Adem Demaçi!

Besim Malota – Kryetar Shoqata Atdhetare “Shpresa” me seli në New York -26 Korrik 2018

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test