SHBA: Nisi turneu miqësor i futbollit “Kampionati Ndërkombëtar i Kupës 2018” - Bota Sot
SHBA: Nisi turneu miqësor i futbollit “Kampionati Ndërkombëtar i Kupës 2018”

Amerika

E hënë, 15 tetor 2018

SHBA: Nisi turneu miqësor i futbollit “Kampionati Ndërkombëtar i Kupës 2018”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 28 korrik 2018 Në ora: 13:55
Xherdan Shaqiri

Kampionati Ndërkombëtar i Kupës “ICC” zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, (në 22 qytete pritëse), qytetet më të mëdha dhe kryesore, si Nju Jork- Nju Xhersi, Çikago, Detroit, Uashington, Miami, Filadefia, Los Anegelos, Dallas e tjer, nga datat 20 korrik deri më 11 gusht.

18 Ekipet nga vende të ndryshme të botës, kryesishtë nga Europa, (nga 1 konfederatë), marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar i Kampioneve 2018 (ose ICC) i cili është edicioni i gjashtë me një sërë takimesh të cilat kan filluar me takimet miqësore të programuara nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA.

“Kampionati Ndërkombëtar i Kupës 2018”, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, (në 22 qytete pritëse), filloi më 20 korrik dhe do të përfundojë më 11 gusht 2018, me pjesëmarrjen e këtyre ekipeve (më 18 qershor, Lyon zëvendësoi Sevilla në turnuen 2018).

Ekipet :
Arsenal
Chelsea
Liverpool
Manchester City
Manchester United
Tottenham Hotspur
Lyon
Paris Saint-Germain
Bayern Munich,
Borussia Dortmund
Inter Milan
Juventus
Milano
Roma
Benfica
Atlético Madrid
Barcelona
Real Madrid

Xherdan Shaqiri i është bashkuar sesionit të trajnimit te Liverpuli, pasi të “Kuqët” po vazhdojn përgatitjen e tyre para sezonit në New Jersey.

Liverpool siguroi Shaqirin për vetëm 13 milionë funte nga Stoke pasi aktivizoi klauzolën e lirimit të 26-vjeçarit mbasi ai fitoi kontratën ndaj Potters.
Të “Kuqve”këto ditë iu bashkua në sesionin pregaditor në Nju Xhersi, edhe futbollisiti Georginio Wijnaldum, i cili ende shfaqet me demtime të marra në sezonin e kaluar, pas një dëmtimi të muskujve të kofshës së djathtë.

Ndërsa Wijnaldum tani është miratuar, nënshkrimi tjeter i përfolur shumë i Naby Keita, u tha se do të mungonte, sonte pasi ai kishte një problem në qafë - edhe pse Jurgen Klopp ende nuk e ka përjashtuar atë nga përballja me Manchester United.

Liverpool siguroi dje një fitore 2-1 në Michigan, ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e Kampinatin Ndërkombëtare të Kupës, që po zhvillohet në SHBA, dhe tani përballet me djemt e Jose Mourinhos.

Futbollisiti nga Kosova, me pashaportë të Zvicres, Xherdan Shaqiri i cili është bashkuar me skuadrën e Liverpoolit në Amerikë, pas Kupës së Botës, Rusia 2018, për të zhvilluar ndeshjet parasezonale në kuadër të truneut ndërkombëtar Kampionati Ndërkombëtar i Kupës 2018”, është vendosur në qendër të vemendjes së shtypit londinez, por edhe të futboll-dashësve shqiptar në Amerikë.

Ylli i përfaqësueses zvicerane, lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri sot do të debutojë, në këtë turne me ekipin e tij të ri në ndeshjen ndaj Manchester United.
Liverpool dhe Manchester United – janë dy rivalët e Premierligës, që sonte do të takohen në kuadër të ndeshjeve të International Champions Cup, ndeshje e cila luhet në stadiumin gjigand të dy shteteve New York – New Jersey “Giants Stadium” në orën 7 pm , (të pasdites) me kohën lokale në këtë zonë.

Shaqiri është bashkuar me skuadrën e Liverpool javën e kaluar, duke u stërvitur në drejtimin e trajnerit Klopp, i cili thuhet se e ka parë se kosovari me pasaportë zvicriane, është i gatshëm për lojë, sonte në “Giants Stadium” në formacionin bazë.

Në rrjetin social Facebook, Xherdan Shaqiri u pa në stërvijet e djeshme të klubit në Nju Xhersi, duke u takuar me disa futbolldashës shqiptarë – ku është afruar për të bërë fotografi dhe u dhuroi atyre autografe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test