Shoqata “Malësia e Madhe”: Adem Demaçi, personalitet i rrallë në historinë tonë kombëtare

Amerika

Shoqata “Malësia e Madhe”: Adem Demaçi, personalitet i rrallë në historinë tonë kombëtare

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në shenjë respekti dhe dhembje për vdekejn e Adem Demaçi, simbolit të qëndresës, lirisë dhe patriotizmit shqiptar, Shoqata “Malësia e Madhe nga New Yrok (SHBA) shprehë ngushllime familjes dhe mbarë popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjërë.

Adem Demaçi do të kujtohet gjithnje si autor i spikatur, letrar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist dhe njëri i pakompromis në luftën e tij për lirinë e një pjesë të robëruar të popullit të tij dhe bashkimit kombëtar.

Ideali i Adem Demaçit, do të vazhdoj të jetë motiv ndër breza për realizimin përfundimtar jo vetëm dëshirës së tij, por edhe nevojës imediate të kohës për bashkimit kombëtar.

Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit të pashoq, ndër të rrallët në historinë tonë kombëtare, Adema Demaçit, thuhet ndër të tjera në telegramin ngushllues të Shoqatës “Malësia e Madhe “ nga New York-u me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat