Kontriboni edhe ju që romani "Shtatori i gjëmës së madhe", të "flasë" edhe anglisht

Amerika

Kontriboni edhe ju që romani "Shtatori i gjëmës së madhe", të "flasë" edhe anglisht

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 30 korrik 2018 Në ora: 14:14
Romani "Shtatori i gjëmës së madhe"

STAMFORD CT : Skifter Këlliçi është shkrimtar, studiues  dhe publicist i njohur në Shqipëri  dhe diasporë. (për më shumë, mund të klikoni në Wikipedia "Skifter Kellici", shqip dhe anglisht). Midis veprave më të rëndësishme të tij është edhe romani me temë amerikano-shqiptare  "Shtatori i gjëmës së madhe",  kushtuar tragjedisë se 11 Shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, botuar në vitin 2011 në Tiranë.

Një pjesë të mirë të këtyre ngjarjeve autori i ka përjetuar vetë, sepse në atë periudhe ka punuar në Aeroportin "Logan " të Bostonit, nga ku u nisën terroristët. 

Ndër personazhet kryesore të këtij romani, viktima të kesaj tragjedie,  janë edhe tre shqiptarë, Rrok  Camaj, Mon Gjonbalaj  dhe Simon Dedvukaj.

Romani është vleresuar shumë nga kritika shqiptare,  dhe për përmbajtjen dhe nivelin e lartë artistik, vlen të botohet dhe në SHBA. Por duhet përkthyer në anglisht. Shpërblimi për përkthyesin mund të jetë  nga 6-7000 dollar.

Besojmë  se biznesmenë amerikano-shqiptare dhe  dashamirës të tjere të  artit dhe letërsisë do të ndihmojnë që të realizohet përkthimi dhe pastaj nga një shtëpi botuese amerikane, me botimet e saj,  edhe botimi i kësaj vepre, botim  i cili  do të shënonte një ngjarje të rëndësishme, mendojmë edhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në fushën kulturore.

Kontributin e secili ne $ (dollar) çdo njeri mund t'a dërgojë në adresën e mëposhtme të fondit:  

https://www.gofundme.com/fond-per-perkthim-libri-ne-anglisht 

Bashkangjitur po dërgojme dhe një përmbajtje të shkurtër të romanit "Shtatori i zi" të shkrimtarit të njohur Skifter Kellici dhe foton e ballinës së tij.

Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane - Stamford Connecticut - 30 Korrik 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat