SHBA: "Go Topless Day! Dita për të dalë lakuriq!"

Amerika

SHBA: "Go Topless Day! Dita për të dalë lakuriq!"

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 28 gusht 2018 Në ora: 17:23
"Go Topless Day!

 Të dielën, më 26 gusht 2018, në disa qytet kryesore në SHBA, në New York, Los Anxhelos, Phoenix, Denver dhe Mineapolis, u mbajtën parada që këtu thirren “Go Topless Day” – “Dita për të dalë lakuriq!”.

Disa protuestues në Venice të Kalifornisë mbanin pankarta kur shkruhej: “Është gjoks, jo bombë”, “Lufta është e pahijshme, jo gjoksi im”.

Qëllimi i këtyre marshimeve nëpër rrugët e këtyre qyteteve gjysmë lakuriq është të hiqen ligjet që ndalojnë femrat të dalin topless në public, ndërsa për burrat është e ligjshme 100 përqind të dalin pa bluze, pra gjysmë lakuriq ose siç quhet këtu Toples.

Këto Parada janë të organizuara nga organizatat që thonë se luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe filluan në mesditën e së dielës, më 26 gusht 2018.

Qindra gra të moshave të ndryshme në qytetin metropol të botës, Nju Jork, madje disa gra të shoqërura edhe nga anëtarët e familjeve të tyre parakaluan gjysmë të zhveshura – nga mesi e lart në Rrugën e 58- Street midis rrugëve Avenue 8të dhe 9të në qendër të qytetit.

Gratë që parakaluan në paradën e zhvilluar në Nju Jork, të dielën, nuk ishin të vetmet që dolën të “tregojnë” gjoksin e tyre, gjatë marrshimit nëpër qytet në ditën “Go Topless Day 2018”, sepse edhe në qytet e tjera të Amerikës, u shënua kjo ditë me të njëjtat marshime dhe demostrime nëpër parqe e plazhet e këtyre qyteteve.

Organizatorët, i thanë gazetarve se në fakt, të gjithë duhet që ta mbështesim barazinë gjinore për të liruar edhe gruan të dal ashtu si dhe burrat në vendet publike gjysmë lakuriq.

Një grua nga Brooklyni, që po marrshonte së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj – të gjithë gjysmë lakuriq, i tha televizionit të qytetit të Nju Jorkut, NY1 : “Nëse nuk e dini, është 100% e ligjshme që burrat të bredhin përreth New York-ut topless, madje edhe në ambjetet publike të hapura në parqet më të mira të NYC-së dhe plazhet, athere, përse ne gratë kështu të mos heqin sytjenat tona, në këtë sesion kaq të nxehtë”.

Çfarë është Go Topless Day?

“Go Topless Day” është një parade që ka nisur pesë vjet më pare në Nju Jork, dhe mendohet se inkurajon gratë (dhe djemtë!) që me krenari të zhvishen nga gjysma e lart e trupit të tyre në vendet publike. Kjo ditë më 26 Gusht shënon një të marshim Topless nëpër rrugët e parqet e Manhattanit, duke treguar përkrahjen e tyre për barazinë gjinore.

NYC ligjërisht nuk i lejon gratë të jenë gjysmë lakuriq në vendet publike.
Parada “Go Topless Day” është zgjedhur si një ditë e përshtatshme në Ditën e Barazisë së Gruas e cila është e diel, më 26 gusht - Dita, kur femrave iu dha së pari e drejta për të votuar në vitin 1920.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat