Reperi i zi amerikan, nga Detroiti, këndon shqip për Kosovën - Bota Sot
Reperi i zi amerikan, nga Detroiti, këndon shqip për Kosovën

Amerika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Reperi i zi amerikan, nga Detroiti, këndon shqip për Kosovën

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 1 shtator 2018 Në ora: 18:29
Clayvion Winn

Quhet Clayvion Winn, ndërsa shqiptarët e thërrasin "zezaku", por atij nuk i mbetet "hatri" ngase shoqërohet, i do dhe e respekton shqiptarët .

Megjithse, këndon e flet shqip rrjedhshëm me dialekt të Kosovës, kur e pyet a je shqiptar ? ai përgjigjet se as vet se "dijë" ........!!!

Në rrjetet sociale Tweeter, Instagram dhe Facebook, reperi i njohur në komunitetin shqiptar në Detroit, vjen me një video clip të ri kolazh me titull : "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lamë borë dhe e gjetëm dimën".

Reperi Clayvion Winn, i cili sapo ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,  shfaqet duke kënduar shqip,  këngën e njohur të rapsodit kosovar në Shqipëri, Dervish Shaqja, "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lamë borë dhe e gjetëm dimën".

E cila është, një këngë, që tregonte se si shqiptarët nga Kosova, të cilët erdhën në Shqipëri 75 vjet më parë, duke u larguar nga rregjimi i egër sllavo - komunist , dhe si gjetën Nënën Shqipëri ,"një Dimër", thotë këngëtari i ndjer Dervish Shaqja. 

 Reperi Clayvion Winn në këtë video clip të ri mbanë në kokë edhe një Plis të bardh me shqiponjën e zezë, ndërkohë, ai disa është "mbështjell", simbas ritmit të muzikës me flamurin tonë kombëtar kuq e zi, dhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test