Mbreti i shqiptarëve dhe miqësia e fort me SHBA - Bota Sot
Mbreti i shqiptarëve dhe miqësia e fort me SHBA

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Mbreti i shqiptarëve dhe miqësia e fort me SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 shtator 2018 Në ora: 17:00
Mbreti Zog

Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.

Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”.

Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti.

Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve.

Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike.

Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernatorin e atëkohshëm të Kalifornisë dhe presidentin e mëvonshëm të SHBA-ve, Ronald Reganin.

Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencës së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë.

Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeministri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi.

Në vitin 1972 Mbreti Leka bëhet nismëtar i zhvillimit të Kuvendit të Madridit, i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave politike të emigracionit politik dhe jopolitik shqiptar, nën moton e famshme të Mbretit Zog i Parë “Atdheu mbi të gjitha”.

Gjatë shtjellimit të koncepsionit politik dhe misionit atdhetar si Sovran i gjithë shqiptarëve, në Kuvendin historik të Madridit Mbreti trajtoi me përparësi projektin politik dhe diplomatiko-ushtarak të zgjidhjes me të gjitha mjetet të Çështjes sonë kombëtare.

Në optikën politike të Mbretit, zgjidhjet parciale të hallkave të Çështjes kombëtare: të Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike, për të cilat Ai ishte përkushtuar totalisht, nuk mund të pranoheshin kurrsesi në këmbim apo si kombinacion i cenimit të sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar amë.

Kuvendi i Madridit jo vetëm adoptoi filozofinë e luftës dhe veprimit politik të Mbretit Leka, por e jetësoi atë në të gjitha vendimet. Akt-marrëveshja përfundimtare për njësimin dhe koordinimin e veprimtarisë politiko-diplomatike të mërgatës shqiptare, Rezoluta përfundimtare e Kuvendit si dhe krijimi e miratimi prej tij i Këshillit Drejtues të Përkohshëm, shënuan kurorëzimin me sukses të platformës dhe axhendës politike të Mbretit Leka në Kuvendin historik të Madridit.

Më 9 Nëntor 1967, erdhi dhe dhurata e miqësisë së hershme, mes familjes Mbretërore shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ronald Reagan ish Guvernatori i Kalifornisë, që më pas do të bëhej edhe Presidenti i SHBA, pranojë dhuratën e elefantit i cili është simboli i Partisë Republikane, nga Leka Zogu.

"Elefanti, u përcoll nga recepsionistja BOAC, Angela Caley, një elefant prej 16 muajsh i cili u vendos në pritjen e kafshëve të RSPCA në aeroportin Heathrow, para se të kalonte në Kaliforni, si një dhuratë nga Mbreti i mërguar i Shqipërisë, drejtuar guvernatorit Reagan" do të shkruante revista prestigjoze londineze Time, e cila kishte publikuar edhe fotografinë e Elefantit të dhuruar nga Mbreti i shqiptarve Leka Zogu.

Kurse, shtypi kalifornian me mbrritjen e dhuratës, nga Mbreti i shqiptarve, do të shkruante se : “Në vitet 1967, Mbretëria shqiptare duket se goditi një miqësi me Ronald Reagan. Me një dhuratë, që ai i dërgoi Presidentin të ardhshëm të SHBA-së, një elefant “fëmijë” me emrin Gertie -një moniker.

Djali i presidentit të 40 të SHBA Ronald Reagan, duket se është edhe surprizuar nga kjo dhurat nga shqiptarët. E bërë kjo enkas për familjen Reagan, nga Londra.

Dhurata e Reganit i është dërguar në vitin 1967 dhe ishte një dhuratë speciale”, do të shkruante në diciturën e saj axhensia e lajmeve amerikane Associated Press - AP, ndërsa bëhej bëhet fjalë për një elefant 15 muajsh të cilin do t’a dhuronte Mbreti shqiptar Leka Zogu për familjen Reagan.

Ishte pikërisht koha kur Ronald Reagan, në atë kohë shërbeu si Guvernator i qeverisës i Kalifornisë , porse 14 vjet më vonë Ronald Reagan, në vitet 1981 deri në 1989 u zgjodh si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtypi i kohës do të shkruante : “Leka Zogu, i kishte dhuruar një elefant Reganit në nëntor të vitit 1967. Mbreti i shqiptarëve, lartmadhëria e tij, Leka Zogu, derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan.

Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të atij viti, falënderoi mbretin shqiptar për dhuratën: “Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka. I dashur Leka, Elefanti ka mbërritur i sigurtë dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruaj sa mirënjohës jemi unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për ju. Sinqerisht, Ronald Regan, guvernator i Kalifornisë”, thuhej në letrën e Regan dërguar Leka Zogut.

Kjo është një letër e vitit 1967 dhe është shkruar për Mbretin Leka Zogu. Është e nënshkruar nga Ronald Reagan i cili 14 vjet më pas u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Letra e 27 nëntorit të 67’ës është një falënderim për elefantin, të cilin atëherë Guvernatori i Kalifornisë e kishte pranuar nga Leka Zogu, mbreti i shqiptarëve. Letra është publikuar në Facebook nga gazetari Bajram Mjeku, i cili sqarone se “Letrën e Presidentit amerikan e kam siguruar miku im, Arben Haxhijaha i cili tash disa vjet jeton në Londër”.

“Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.
I dashur Leka,
Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.
Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.
Sinqerisht,
Ronald Regan”, thuhet në letër.
Shkrimi i plotë i Mjekut në Facebook:
Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit amerikan
Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan. Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të këtij viti e falënderoi Mbretin Shqiptar për dhuratën në të cilën thuhet:
Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.
I dashur Leka,
Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.
Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.
Sinqerisht,
Ronald Regan.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test