Çikago: Turneu në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të Fadil Vokrrit - Bota Sot
Çikago: Turneu në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të Fadil Vokrrit

Amerika

E hënë, 22 tetor 2018

Çikago: Turneu në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të Fadil Vokrrit

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:25
Foto nga turneu

Në fushën e sportit të qendrës kulturore shqiptare në Çikago u zhvillua turneu në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

Organizator i këtij manifestimi sportiv të lojës së futbollit i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare në Amerikë, ishte KF,,Albanian Stars,,në Çikago,që përmes lojës së bukur të futbollit disaherë është shpallur një nga klubet më të mira në Ligën Nacionale të Futbollit në shtetin e Ilinoisit.

Në fillim të këtij turniri në futboll me një minutë heshtjeje u nderua jeta dhe loja e futbollit të legjendës Fadil Vokrri,i cili ishte përkrahës për futbollistët kuq e zi,,Albanian Stars,,në Çikago,u tha në këtë manifestim sportiv që tash be tutje do të bëhet traditë për sportistët e shumtë shqiptaro-amerikanë në Çikago dnhe më gjerë.

Turniri i lojës së futbollit në Çikago ishte i ndarë në dy grupe A-B ,ndërsa në finale u takuan KF,,Tirana,,(Çikago)dhe KF,,Dellogozhda(Milwauke) lojën e bukur të turnirit ,,Diaspora Shqiptare 2018,, e futoi me meritë KF ,,Tirana,,nga Çikago.Ndërsa golshenuesi më i mirë u shpall futbollsti i KF,,Albanian Stars,,Lati Ziba.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test