U qëllua me armë zjarri në rrugët e New Yorkut, vritet i riu shqiptar

Amerika

U qëllua me armë zjarri në rrugët e New Yorkut, vritet i riu shqiptar

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:02
Pamje nga rruga ku u vra i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 7 shtatorit në New York, por lajmi është bërë publik sot nga mediet vendase.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, mësohet se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga persona, ende të paidentifikuar, në një rrugë në Bay Ridge në Brooklyn, shkruan nydailynews.com.

Ndërsa policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me tre makina, pasi kanë kryer krimin. Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet që kanë çuar në kryerjen e vrasjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat