Detajet e vrasjes së shqiptarit në SHBA, një agjent sekret tentoi ta shpëtojë 23 vjeçarin

Amerika

Detajet e vrasjes së shqiptarit në SHBA, një agjent sekret tentoi ta shpëtojë 23 vjeçarin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:34
Grei Frashëri

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen e mistershme të të riut shqiptar në New York, i cili u ekzekutua me armë në mënyrë të mistershme nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat lokale raportojnë se i pari që e ka gjetur të Grei Frashërin në tokë ka qenë një agjent i shërbimit sekret amerikan. Agjenti, në atë moment jashtë detyrës ka marrë ambulancën dhe policinë për të ndihmuar 23 vjeçarin shqiptar. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, i riu s’mundi t’i bëjë dot ballë plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Një oficer policie e ka treguar ngjarjen, duke thënë se fillimisht agjenti sekret ka dëgjuar të shtënat dhe më pas ka shkuar në vendngjarje.

 “Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës që u qëllua. Veprimi i tij duhet përgëzuar”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Grei Frashëri u qëllua për vdekje të premten e 7 Shtatorit në Nju Jork. Lajmi u bë publik këtë të martë me të gjitha detajet në lidhje me identitetin e viktimës. Ende mbetet mistër se përse është vrarë i riu shqiptar dhe kush është ekzekutori. Njëra nga mediat lokale fliste për disa autorë por edhe ky detaj mbetet ende i pazbardhur. Trupi i shqiptarit do të varroset ditën e nesërme.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat