Komuniteti shqiptar në Keniketiket, mbështeti kandidatin demokrat Tom Malinowski, për Kongresin Amerikan - Bota Sot
Komuniteti shqiptar në Keniketiket, mbështeti kandidatin demokrat Tom Malinowski, për Kongresin Amerikan

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Komuniteti shqiptar në Keniketiket, mbështeti kandidatin demokrat Tom Malinowski, për Kongresin Amerikan

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 17 shtator 2018 Në ora: 20:20
Komuniteti shqiptar në Keniketiket

STAMFORD CT : Fushata për zgjedhjet e ashtuquajtura afat-mesme, siç thirren ato këtu në SHBA, po i afrohet fundit të saj me afrimin  e 6 Nëntorit. Pikërisht, ditës kur do të mbahen edhe zgjedhjet afat-mesme të cilat në të dyja dhomat e përfaqësuseve Kongresin dhe Senatin janë jashtëzakonisht të rëndësishme, se kush do të ketë maxhorancën mbas këtyre votimeve, Republikanët që e kanë aktualisht, apo Demokratët që kërkojnë të marrin maxhorancën.
Në shtetin e Kenektiket – Connecticut, ku jetonë një komunitet mjaft i madh shqiptarësh – mes kandidatëve është edhe Tom Malinowski, i cili ka marrë edhe mbështetjen edhe të një grupi të veprimtarve shqiptar pjestar të të këtij komuniteti, të cilët me filantropin dhe veprimtarin e dalluar Richard Lukaj, organizuan dje një fushat për ngritjen e fondeve të kandidatit democrat Malinowski - për Kongresin amerikan. 
 
Duke folur për veprimtarinë e organizuar në Stamford, në emër të Fondacionit Lukaj, në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror Facebook, Richard Lukaj, ka faleminderuar për mbështetjen e tyre bujare si dhe për punën e tyre të palodhur për organizimin e tubimve të tilla pjesëmarrësit në këtë tubim, të cilët morën pjesë për ngritjen e fondeve të kandidatit democrat Tom Malinowski.
 
Richard Lukaj, i cili është një emër i suksesshëm në industrinë bankare, ka qenë dhe presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe është filantrop i njohur në shumë kauza humanitare, dhe këtë lloj organizimi nuk e ka për herë të parë, mbasi ai angazhohet në veprimtari me rëndësi për çështjen shqiptare, vazhdimisht duke mbështetur financiarisht , kandidatë për President, Senator dhe Kongresman në SHBA.
 
Ai vetë edhe kësaj here foli për rëndësinë e aktivitetit duke vënë në pah atë të zhvillimeve më të fundit në Kosovë, Shqipëri e më gjerë në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e tjer.

Faleminderit të gjithë atyre që erdhën dje në këtë tubim për të mbështetur kandidatin democrat nga Kenektiket  Tom Malinowski për Kongresin amerikan, do të shkruante ai mbas këtij takimi. 

Falënderime të veçanta drejtojë Lukaj, edhe për senatorin Blumenthal të cilin ai e vlersojë për atë që gjithmonë  ai do të gjejë kohë të marrë pjesë në fushtata të tilla për të tjerët. 

Nga ky takim ai veçojë po ashtu edhe fjalën e kandidatit Malinowski, kur tha se :"Ishte me të vërtet frymëzuese të dëgjosh Tomin, të tregojë historinë e tij, dhe unë besojë se ai do të jetë një kongresist i madh amerikan!" tha Lukaj  duke, iu drejtuar grupit të pjesëmarrsve në cilësinë e mikëpritësit.
 
Po ashtu : “Dua edhe në emrin tuaj të falënderojmë së bashku mikun tonë, Rexh Xhaklli, tha ai për atë që ka bërë në këtë  përpjekje për t'u bashkuar me ne, për të mbështetur një kauzë të mirë, ashtu siç jemi duke e bërë këtë që po bëjmë ne sot, dhe Xhaklli e ka berë që kur unë isha në moshën më të vogël - njësoj me atë të vajzës sime. I cili (Rexh Xhaklli), për arsye shëndetësore, nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në shumë  ngjarje publike për njëfarë kohe”, tha Lukaj, duke adresuar edhe një falenderim të veçantë që me Xhakllin ishte dhe bashkëshortja e tij veprimtarja e njohur Dr. Shpresa Xhaklli.
 
Më pasë mikëpritësi i këtij tubimi, zoti Lukaj, drejtojë Faleminderime për shqiptarët emë të vjetër në emigracion George Nashe dhe Zheni F Nashe, për të sjellë kontributin e tyre, dhe për të vazhduar traditat e tyre familjare, në tubimet për të mbështetur ata që japin për çështjen shqiptare në Capitol Hill dhe Shtepin e Bardh.
 
“Faleminderit!  kandidatit për në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, Vedat Gashi, që ka gjetur kohë nga ajo e fushatës së tij,  për të qenë me ne. Faleminderit! të gjithëve - secilit prej jush! Faleminderit! edhe atyre që e mbështetën këtë tubim për ngritjen e fondevev të kandidatit Malinowski, por nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë personalisht. Faleminderit! të gjithëve për dhënien e donacionve tuaja bujare”.
 
Filantropi i njohur Richard Lukaj, tha se e fundit, por jo më pak e rëndësishme, një Faleminderim i dashur, natyrisht vjen me këtë rast edhe për familjen e tij– për t’ju drejtuar atyre një Faleminderim! për qëndrueshmërinë e angazhimeve tona të pafundme familjare të përbashkëta.

“Shpresoj, që në fund, do të duket e vlefshme për ju, pasi ka qenë një listë e gjatë e sakrificave për një kohë shumë të gjatë. Si dhe Senatori Blumenthal, mik i deshmuar i shqiptarve, i cili tha, : “Duke e bërë botën më të mirë nuk është një sport spektator. Ne duhet të angazhohemi dhe të bëjmë sakrificat për të parë përmirësimin e botës që na rrethonë dhe jetojmë sot. Ne gjithashtu duhet të kthejmë SHBA përsëri në shembullin e saj të shkëlqyeshëm kundër diktatorëve dhe korrupsionit në mbarë botën, duke favorizuar sundimin e ligjit si më të pranueshem për të gjithë ne”.
 
Perëndia e bekoftë këtë komb të madh - SHBA, që na ka dhënë kaq shumë të mira të gjithëve, tha Filantropi shqiptar në SHBA, Richard Lukaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test